Lidhjet serbo-japoneze forcohen me kalimin e kohës

06/09/2012

Me thellimin e lidhjeve ekonomike e kulturore, reciprociteti mes Japonisë e Ballkanit vazhdon të rritet.

Nga Lili Linç për Southeast European Times në Beograd -- 06/09/12

photo

Serbët mblidhen për të mbështetur viktimat e të mbijetuarit e tërmetit e tsunamit në Japoni, në Sheshin e Republikës në Beograd më 10 prill 2011. [Reuters]

Ky muaj shënon 130 vjetorin e fillimit të marrëdhënieve diplomatike serbo-japoneze. Ndërsa vendet kanë gëzuar marrëdhënie miqësore për shumicën e asaj kohe, gjatë viteve të fundit ato kanë vazhduar të rriten më tej, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë kulturor. Ndikimi i Japonisë kalon përtej Serbisë e shtrihet anembanë rajonit të Ballkanit.

Sipas shifrave më të fundit, Japonia është një nga vendet më të mëdha dhuruese të Serbisë, e cila ka dhënë 200 milionë euro në dhurime që në vitin 2000. Në dekadën e fundit, dhurimet japoneze për Serbinë kanë përfshirë 93 autobusë të verdhë, të cilët mund të shihen në rrugët e Beogradit duke mbajtur me fjalët "nga populli japonez," një flotë ambulancash moderne, pajisje për ekzaminimin e kancerit të gjirit e kontribute financiare për Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Beogradit, për departamentin e Gjuhës e Literaturës Japoneze.

Qeveria japoneze ka inkurajuar gjithashtu studentë e studiues nga Ballkani që të studiojnë në Japoni përmes programit të bursave të ministrisë së saj të arsimit, kulturës, sporteve, shkencës e teknologjisë.

"Kemi pasur një numër studentësh nga Serbia e Mali i Zi që studiojnë në Japoni çdo vit këtë këtë dekadë," tha për SETimes Juiçiro Omori, atashe kulturor i Ambasadës Japoneze në Beograd.

Ndërsa mbështetja bujare e Japonisë për Serbinë ka qënë shumë e dukshme, Serbia ka qenë në gjendje të tregojë mbështetjen e saj për popullin e Japonisë përmes veprimeve të një numri qytetarësh pas tërmetit të vitit të kaluar në Tohoku, që vrau më shumë se 15,000 persona.

Të prekur për të nisur një fushatë të tyre për mbledhjen e fondeve për Japoninë pas fatkeqësisë, profesionisti i marketingut në internet nga Beogradi, Nebojsha Radoviç, rekrutoi një numër dizajnuesish të mirënjohur për të krijuar një seri bluzash me printime me thënie të ndryshme solidariteti me Japoninë. Ai e quajti nismën "Arigato."

Një përqindje e fitimeve nga secila shitje iu dhurua Kryqit të Kuq Japonez, duke ndihmuar që Serbia të bëhej dhuruesi i gjashtë më i madh pas tërmetit e tsunamit.

"Doja t'a ndihmoja Japoninë në çdo mënyrë të mundshme, sepse ka qenë një nga vendet e mia të preferuara që nga fëmijëria e kam shumë admirim për kulturën e tyre," tha Radoviçi për SETimes. "Doli se nuk isha i vetëm në atë mendim e ka shumë njerëz që do të dëshironin të tregonin mirënjohjen e tyre për të gjithë ndihmën që Japonia i ka dhënë Serbisë.

"Kishim nevojë për një lloj nisme që të na bashkonte të gjithëve, që ishte saktësisht sesi erdhi në jetë Arigato," tha ai.

Ndërkohë, Japonia ka vazhduar të zgjerojë veprimtaritë e saj në rajon.

Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Japonisë, e cila zbaton ndihmën zyrtare të zhvillimit për qeverinë japoneze, e ka transferuar zyrën rajonale të saj nga Vjena në Beograd më 2006-të. Që atëherë, ka zbatuar gjithashtu programe në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), Maqedoni e Malin e Zi.

Sipas punonjësit të programit Jamasaki Vukeliç Hisashi, tre përparësitë e agjencisë janë mbrojtja e mjedisit, forcimi i sektorit privat e ndërtimi i paqes.

"Ministria e Jashtme japoneze u jep përparësi çështjeve mjedisore si një temë kryesore, duke qenë se kjo ka lidhje me të gjitha vendet në rajon, pavarësisht kufijve," tha Vukeliç Hisashi për SETimes. "Në Serbi, punojmë me refugjatë përmes seminareve psiko-shoqërore në kampet e refugjatëve. Ofrojmë seminare për rritjen e vetëbesimit për fëmijët që vazhdojnë të jetojnë në këto qendra kolektive."

Populli në Serbi e rajon ka treguar respektin e mirënjohjen e tyre ndaj Japonisë për këto përpjekje.

Më 2010-të, ish-ambasadorit japonez në Serbi, Tadashi Nagai, iu dha titulli më prestigjioz i Beogradit, kur u bë "qytetar nderi" i qytetit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërkohë, Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë në Japoni, Kijoshi Mizuno, iu dha Urdhri i Meritave maqedonas "për kontributin e tij të lartë e përpjekjet vetëmohuese për nxitjen e marrëdhënieve e miqësisë mes dy vendeve."

Pas marrjes së funksionit të ri të tij si ambasadori japonez në BiH, Hideo Jamazaki theksoi lidhjen mes dy vendeve kur tha: "Duke parë gjendjen e vështirë të BiH-së, ndjehemi sikur është vërtet çështja jonë." Ai vlerësoi gjithashtu vendin për bërjen e hapave të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit.

Sipas Omorit, magjepsja e Ballkanit pas Japonisë është reciproke edhe për japonezët.

"Japonezëve u pëlqen shumë Ballkani. Kulturat e fetë e shumta të tij janë shumë tërheqëse për ne," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisëBE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisë

Një raport i ri rekomandon reforma të sistemit të drejtësisë për t'ia dalë korrupsionit në marrëveshjet energjitike.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Serbia zëvendësoi pesë nga shtatë shefat e vet të policisë, sepse qeveria tha se ishte e pakënaqur me përpjekjet për të eliminuar korrupsionin. Sa i suksesshëm është vendi juaj aktualisht në luftën kundër korrupsionit?

Shumë i suksesshëm
Disi i suksesshëm
Mesatar
Disi i pasuksesshëm
Shumë i pasuksesshëm