Tre të arrestuar në veprimin kroat kundër korrupsionit

27/08/2012

Lufta kundër korrupsionit është një histori pa fund të cilën Kroacia duhet t'a vazhdojë për të mirën e shtetasve të saj, thonë ekspertët e zyrtarët.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Zagreb -- 27/08/12

photo

Policia po heton blerjen e pronave të paluajtshme nga dega kroate e NKBM-së. [NKBM]

Një hetim i përbashkët nga autoritetet në Slloveni e Kroaci për të shkatërruar një rreth të dyshuar korrupsioni bankar është një tregues se Kroacia nuk do të tolerojë praktika korruptive, tha Nikola Kristiç, president i Transparency International Croatia.

Qëllimi i hetimit, që po synon njësinë kroate të bankës së dytë më të madhe të Sllovenisë NKBM, thuhet t'i ketë kushtuar bankës 60 milionë euro. Të paktën tre persona janë arrestuar, duke përfshirë Matjaz Kovaçiç, ish krye-ekzekutivi i NKBM-së.

Policia po heton blerjen e pronave të paluajtshme nga dega kroate e NKBM-së, KBM Projekt, e cila dyshohet për dhënie huaje për ndërmarrje fantazma në Kroaci. Policia beson se ndërmarrjet blenë tokë mes viteve 2006 e 2009 dhe më pas ia shitën atë KBM Projekt me çmime shumë më të larta, sipas Reuters.

Zyrtarë në bankën sllovene, KMC Projekt e policia kroate kundër korrupsionit, nuk pranuan të komentojnë për SETimes.

Kovaçiçi dha dorëheqjen nga funksioni i tij në bankë në janar mes pyetjeve rreth marrëveshjeve të bankës me një ndërmarrje ndërtimi tani të falimentuar, Konstrucktor e një kontroll nga banka qëndrore, sipas The Slovenia Times.

Kristiç tha për SETimes se beson se publiku do të vazhdojë të ketë besim te bankat.

"Mund të shohim se beteja kundër korrupsionit vazhdon të zhvillohet në vendet anëtare të BE-së, si në Rumani, Bullgari, Slloveni, prandaj në thelb është një histori pa fund," tha ai. "Por qytetarët vazhdojnë të presin rezultatet e akuzave për korrupsion. Kur të ndodhë ajo, do të jetë një tregues i seriozitetit në mënyrën e luftës kundër korrupsionit".

Dragutin Lesar, anëtar i Këshillit Kombëtar parlamentar për Mbikqyrjen e Zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit, tha se publiku është plotësisht i ndërgjegjshëm për përmasat e korrupsionit që ka patur Kroacia në 20 vitet e fundit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Prandaj, qeveria duhet të krijojë rregulla shumë transparente që të zbatohen për të gjithë," tha ai për SETimes. "Besoj se Kroacia do të marë vlerësim pozitiv nga BE-ja në luftën kundër korrupsionit, por zyrtarët duhet të kuptojnë se duhet t'a luftojmë atë për popullin e jo për shkak të disa rregulloreve të BE-së."

Zyrtarë nga ministria e brendshme thonë se vlerësimet e zyrtarëve dhe ekspertëve evropianë mbi çështjen e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin deri tani kanë qenë pozitive. Kroacia është ende nën vëzhgimin e Komisionit Evropian pas mbylljes së kapitullit 23 të bisedimeve për anëtarësim në BE, i cili mbulon sistemin gjyqësor.

"Nuk bëjmë ndonjë ndryshim mes korrupsionit të lartë e të ulët," tha Jelena Bikiç, zëdhënëse e ministrisë, për SETimes. "Kroacia e ka ulur nivelin e korrupsionit, por është një fenomen që është i vështirë të çrrënjoset krejtësisht. Qeveria ka hartuar një numër planesh veprimi e strategjish në lidhje me luftimin e korrupsionit, të cilat janë zbatuar me sukses.

"Më shumë duhet bërë mbi bashkërendimin e institucioneve shtetërore e kontrollin e tyre, trajnimin e personelit, që ka rezultuar në numrin në rritje të padive për korrupsion," tha ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di