Kundërshtohet numri i serbëve në Kosovën e veriut

20/08/2012

Agjencitë e Kosovës e Beogradi kundërshtojnë numrin e serbëve që jetojnë në Kosovën e veriut.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 20/08/12

photo

Numri i serbëve në Kosovën e veriut është i paqartë. [Reuters]

Me publikimin muajin e ardhshëm të rezultateve të rregjistrimit të popullsisë të vitit të kaluar, është intensifikuar hutimi sesa serbë jetojnë në Kosovën e veriut. Çështja ndërlikohet nga fakti se serbët e veriut nuk pranuan të merrnin pjesë në numërimin e popullsisë së vitit të kaluar.

Rezultatet do të përfshijnë shifrat nga 34 bashki të Kosovës, por do të anashkalojnë tre bashkitë në veri. Ai numër do të mbështetet në një provë paraprake të eregjistrimit të popullsisë që u zhvillua në veri në vitet 2008-2009.

Ai numërim i popullsisë, që arriti në rreth 40 000, do t'i bashkëngjitet shifrave përfundimtare të rregjistrimit, tha Sabri Zabergja, drejtor i Zyrës së Rregjistrimit, për të përditshmen e Kosovës, Zëri.

Zabergja tha se rezultatet priten të pranohen nga Zyra e OKB-së për Shërbimet e Projekteve, e cila zbaton veprime për ndërtimin e paqes, qëllime humanitare e zhvillim.

Megjithatë, jo të gjithë janë dakort.

"Nuk konfirmoj dot asgjë për atë. Nuk është marë ende një vendim. Do të marrim rezultatet përfundimtare për 34 bashkitë, por nuk pati asnjë rregjistrim në tre bashkitë në veri," tha për SETimes Isa Krasniqi, kreu i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Krasniqi tha se agjencia e tij ka të dhëna të tjera popullsie për veriun, të cilat duhet gjithashtu të verifikohen. "Kosova do të ketë statistika për numrin e përgjithshëm të popullsisë. Do të japim të dhëna të përgjithshme për të gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe veriun. Të dhënat do të kanalizohen, por është e rëndësishme që të njihen nga Eurostati," shtoi Krasniqi.

Kosova zhvilloi prova për rregjistrimin e popullsisë më 2005-së, 2006-të e 2008-të. Më shumë se 71 përqind e serbëve të Kosovës së veriut morën pjesë në provën e 2008-tës, por nuk pranuan të marrin pjesë në vetë rregjistrimin më 2011.

Kompania StatGIS shpk u kontraktua nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për të azhornuar të dhënat mbi Zonat e Numërimit (EA) në vend.

"Azhornimi i të dhënave të EA-së shte pjesë e veprimtarive të përgatitjes për rregjistrimin. Instrumentet e metodologjia e përdorur në këtë proces u miratuan nga të interesuarit vendas e ndërkombëtarë të përfshirë në veprimtaritë e përgatitjes së rregjistrimit", tha për SETimes Nehat Dervishi, drejtori i ndërmarrjes.

Ramadan Ilazi, bashkë-themelues i lëvizjes Fol, thotë se popullsia në veri nuk mund të dihet me siguri.

"Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se çështja e serbëve që jetojnë në Kosovë është një problem shekullor mes shqiptarëve e serbëve. Sa herë që qeveritë e shteteve përkatëse flasin për këtë çështje, ajo humbet dimensionin praktik e njerëzor", tha Ilazi për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, Beogradi thotë se kishte rreth 52 000 deri në 55 000 qytetarë në veriun e Kosovës, sipas të dhënave të 2009-tës. Nga ajo, 95 përqind janë serbë e 5 përqind shqiptarë, boshnjakë, goranë e romë. Bashkia më e madhe është Mitrovica e Veriut, e cila ka më shumë se 20 000 qytetarë. Më e vogla është Zubin Potoku, me rreth 4000 banorë.

Sllavica Markoviç, një tregtare 52 vjeçare nga Mitrovica e Veriut, thotë se nuk ka statistika të sakta sesa serbë ose shqiptarë jetojnë në veri. "Njerëzit thonë se ka 40 000 deri në 50 000 serbë. Nuk e di sesa shqiptarë jetojnë në veri. Vetë do të regjistrohem kur institucionet serbe të organizojnë rregjistrimin e popullsisë", tha Markoviç për SETimes.

Rregjistrimi i Kosovës i 2011-tës ishte i pari që më 1981.

Korrespondentja e SETimes në Beograd Ivana Jovanoviç kontribuoi për këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di