Zgjerohet hetimi për skandalin e Agrobankës

20/08/2012

Disa analistë besojnë se skandali i Agrobankës mund të bëhet e barasvlefshmja e Serbisë për skandalin Sanader të Kroacisë.

Nga Georgi Mitev Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 20/08/12

photo

Agrobanka grumbulloi humbje pothuajse 300 milionë euro më 2011. [Nikola Barbutov/SETimes]

Një hetim i Agrobankës të Beogradit mund të arrijë nivelet e larta politike e financiare të vendit, por analistët thonë se ende nuk është përcaktuar masa e dëmit financiar, veçanërisht nëse investitorët e huaj të bankës fitojnë në arbitrimin ndërkombëtar.

Autoritetet mbyllën Agrobankën e arrestuan bordin drejtues të saj, pas një interviste televizive të drejtorit të bordit të bankës, Dushan Antoniç, ku ai pranoi se kishte marë një shpërblim prej 600 000 euro pavarësisht se e dinte se jepte hua që nuk mund të ripaguheshin.

Agrobanka grumbulloi humbje prej rreth 300 milionë euro më 2011, por analistët thonë se skandali është dyfish dëmtues për Serbinë.

"Politikisht, vlerësimet për ata që janë të përfshirë do të bien … por qeveria e re do të vazhdojë të persekutojë kundërshtarët politikë. Ekonomikisht, vërteton se Serbia ka probleme të mëdha e nuk u përmbahet parimeve thelbësore të ekonomisë së tregut e shtetit të së drejtës," tha Dezhan Vuk Stankoviç, profesor në Fakultetin Politik të Beogradit, për SETimes.

Megjithatë, arrestimet e para filluan në fund të majit, kur Banka Kombëtare e Serbisë tërhoqi liçensën e veprimtarisë të Agrobankës pas mbajtjes së saj prej pesë muajsh kur rezervat e saj nuk mbulonin mjaftueshëm portofolin e huasë së saj, pavarësisht se kishte likuiditet, njoftoi e përditshmja e Beogradit Politika.

Banka Kombëtare e Serbisë përdori depozita të korporatave, së bashku me depozitat e kursimit, për të krijuar një bankë tjetër me emrin Nova Agrobanka; ajo emetoi bono shtetërore për të rritur kapitalin e bankës së re në 90 milionë euro, sipas njoftimeve të mediave.

Banka e vjetër paguhej me borxhe të këqija e fonde të arkëtueshme që analistët thonë se nuk do të grumbullohen kurrë.

"Veprimi i qeverisë me bankën e re është një grabitje e paprecedentë shtetërore. Kjo është çështja më e madhe e përvetësimit bankar në historinë e kohëve të fundit të veprimtarive financiare e nuk mund të mbulohet me arrestime kaq spektakolare të individëve," tha Ales Skoberne, përfaqësues i investitorëve të BE-së.

Aksionerët e pakicës nga BE investuan 130 milionë euro në Agrobanka.

Skoberne tha se aksionerët e pakicës -- fonde investimesh nga Austria, Suedia e Sllovenia -- nisën dy kontrolle të pavarura përmes PriceWaterhouseCoopers, por përfaqësuesit e shtetit nuk u paraqitën kurrë.

Shteti zotëronte 20 përqind të kapitalit të Agrobankës në aksione të shkëmbyeshme nga një borxh i vjetër nga grupi Beogradska Banka.

Në bordin e Agrobankës janë dy përfaqësues shtetërorë, si edhe punonjës të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore Transnafta, Srbijasume e PKB Imesa, dy dekanë të fakulteteve shtetërore e një anëtar i Këshillit Kundër Korrupsion të Serbisë.

"Banka Kombëtare e qeveria do të kenë një problem të madh nëse aksionerët e pakicës fitojnë në arbitrazhin ndërkombëtar, një dëm që matet me qindra milionë euro," tha për SETimes Branko Pavloviç, ish-drejtor i agjencisë së privatizimit të Serbisë.

"Në mënyrë të ngjashme, gjashtë banka të tjera nën kontrollin shtetëror, grumbulluan humbje në shumën prej 500 milionë euro. Gjendja kërkon një kontroll të plotë, të pa-anshëm e shumë profesional ... ose i gjithë sistemi do të rrëzohet," tha Pavloviçi.

Analistët thanë se publiku është veçanërisht i zemëruar për shkallën e përfshirjes në Agrobanka të anëtarëve të qeverisë së mëparshme, partnerëve e bashkëpunëtorëve të tyre.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ish-Kryeministri Mirko Cvetkoviç ishte në bordin drejtues të bankës gjatë kohës kur tregtarë të shumtë të afërt me Partinë Demokratike morën hua në kulmin e krizës financiare botërore.

"Përgjigja e vetme [që u dha atëherë] ishte se pavarësisht rezultateve të biznesit, pa marë miratimin ose me urdhëra nga shteti e qarqet e partisë në pushtet, tregtarë të vegjël e tregtarë pa mbështetje politike nuk mund të shpresonin kurrë të merrnin miratim huaje," tha për SETimes, Mirosllav Prokovijeviç, përfaqësues i Institutit për Studime Evropiane.

Stankoviçi argumentoi se pasojat e çështjeve të bankave shtetërore nuk janë parë ende, por do të qartësojnë çështjen e ndikimit politik në ekonomi.

"Do të ketë gjithmonë ndikim politik, por bankat tani japin hua me më shumë kujdes," tha Stankoviçi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment