BiH kërkon të rimarë pronën jashtë vendit

17/08/2012

Bosnjë dhe Hercegovina ka kthyer pronën në përputhje me marrëveshjen e 2002-shit të pasimit të Jugosllavisë, por vetëm tani po nis të pretendojë të sajën.

Nga Ana Lovakoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 17/08/12

photo

Ndërmarrjet e BiH-së zotërojnë prona në vende tërheqëse të si Shipadi, në portin kroat të Shibenikut. [Shoqata Turistike e Shibenikut]

Bosnjë dhe Hercegovina (BiH) po intensifikon përpjekjet për të rifituar zotërimin e pronës së saj në republikat ish-jugosllave që llogaritet në mbi një miliardë euro, por kritikët thonë se veprimi mund të jetë shumë pak e shumë vonë.

Në përputhje me marrëveshjen e pasimit të 2002-shit të ish-Jugosllavisë, të nënshkruar nën kujdesin e OKB-së, BiH nuk ka rifituar ndonjë pronë në Kroaci, Serbi, Slloveni, Kosovë e Malin e Zi.

Marrëveshja lejon ish-republikat të futen në procedurat e rimarrjes për të vënë në përdorim pasuritë.

"Çështja është tani nëse marrëveshja skadoi ose është koha për të nisur procedura të tilla," tha për SETimes Duljko Hasiç, analist ekonomik në Dhomën e Tregtisë së Jashtme të BiH-së.

Hasiçi tha se pavarësisht nga pasiviteti i qeverive të BiH-së, si dhe të asaj që e quajti pengesë politike në vendet fqinje, BiH duhet të ketë trajtim të barabartë në kuadrin e marrëveshjes ndërkombëtare.

"Institucionet shtetërore të BiH-së dështuan krejtësisht, ashte si edhe politikanët, që në 10 vitet e fundit nuk bënë asgjë për të zgjidhur problemin. Dhoma ka paralajmëruar qeverinë se parimi i reciprocitetit duhet të respektohet," tha Hasiçi.

Serbia e Kroacia zotërojnë shumë nga pronat e BiH-së, por Serbia ka në plan të shtetëzojë të gjithë pronën e pa-privatizuar e Kroacia do të hyjë në BE korrikun e ardhshëm, duke paraqitur vështirësi shtesë që BiH të rikërkojë pronën e saj.

Firma të BiH-së, si Energoinvest, Shipad, Çajavec, Agrokomerc kanë pësuar humbje të mëdha sepse prona e tyre rri e papërdorur ose përdoret nga të tjerë.

"Vetëm në Serbi ka mbi 1,000 struktura, salla ekspozimi, magazina, hapësira shitje, 1.7 milionë metra katrorë me vlerë 4 miliardë [marka të konvertueshme]. Në të njëjtën kohë, po kërkojmë fonde të FMN-së e hymë në skllavërinë e kredisë," tha Hasiçi.

Shipad Export-Import, Shipad Komerc e minierat e hekurudha e BiH-së zotërojnë prona me vlerën më të lartë monetare, si vendpushime në bregdetin dalmat.

BiH ka nisur më shumë se 30 padi ligjore në qytete të ndryshme në ish-Jugosllavi, duke përfshirë në Beograd e Zagreb.

Serbia nuk ka mbyllur as një rast të vetëm.

BiH nuk ka shteruar masat ligjore të saj për të patur mundësinë e përdorimit të arbitrazhit ndërkombëtar tregtar në Paris, sipas Sead Rahimiç, drejtor i përkohshëm i Agjencisë për Bilancin Pasiv të Ndërmarrjeve e Bankave.

"Të gjitha rastet që kemi përpara gjykatës kushtetuese të Serbisë do të shkojnë përpara gjykatës ndërkombëtare në rast se hidhen poshtë," tha Rahimiçi për SETimes .

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Edhe njësitë e BiH-së po ndërmarrin veprim. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Republikës Sërbska pajtoi një përfaqësues ligjor, avokatin kroat Ante Nobilo, për të rikërkuar pronën në Slloveni dhe Kroaci, që llogaritet të jetë rreth 1 miliardë euro.

Zyrtarët nuk mund të thoshin se kur do të përfundojë procesi i rikërkimit të pronës, por BiH është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe me Serbinë që rregullon aspektet ligjore të marrëdhënieve në lidhje me pronën.

Zenit Keliç, ndihmës ministër i financave të BiH-së tha se do të takohet së shpejti me përfaqësues nga ish-Jugosllavia për të diskutuar procedurat e rimarrjes.

"Metoda e BiH-së është [se rimarrja] nuk duhet të bëhet me kusht për ndonjë marrëveshje e duhet të zbatohet plotësisht. Do të kërkojmë zbatimin e pakushtëzuar të saj," tha Keliçi për SETimes .

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Grupi kërkon t'i japë fund gjuhës së urrejtjes në internetGrupi kërkon t'i japë fund gjuhës së urrejtjes në internet

Një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me gjuhën e urrejtjes shkon në 15 qytete në BiH.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimiin në Europë (OSBE) po vështron për rrugët për t'iu kundërvënë ekstremizmit në Ballkan. A duhet që qeveritë në rajon të bëjnë më shumë për të ndalur radikalizmin dhe ekstremizmin?

Po
Jo
Nuk e di