Debati mbi kreun e ri të fshehtë shqiptar

16/08/2012

Heqja e shefit të shërbimit të fshehtë shkaktoi një trazirë mes krerëve politikë të vendit.

Nga Erl Murati për Southeast European Times në Tiranë -- 16/08/12

photo

Qeveria shqiptare konfirmoi emërimin e Ajaz Likës si shef i shërbimit të fshehtë shqiptar. [Reuters]

Vendimi i Presidentit shqiptar Bujar Nishani për të shkarkuar kreun e shërbimeve informativë e për të emëruar zëvendës/ministrin e novacionit, Visho Ajazi Lika në funksion, po kritikohet si një zaptim i institucionit të shërbimit të fshehtë.

Sipas mediave shqiptare, Bahri Shaqiri mësoi për shkarkimin e tij të 9 gushtit si kreu i Shërbimit të Informacionit Shtetëror (SHISH) shqiptar nga lajmet e radios ndërsa ishte me pushime.

Kryeministri Sali Berisha e propozoi Likën për funksionin e Nishani e miratoi pa një debat publik.

Në të kaluarën, Berisha kishte akuzuar Shaqirin për bashkëpunim me socialistët, duke e identifikuar atë si një nga organizatorët e përpjekjes për rrëzimin e qeverisë vitin e kaluar. Në fillim të 2011-tës, katër protestues u vranë nga garda e republikës në një demonstrim të dhunshëm përpara zyrës së kryeministrit.

Lika mbajti funksionin e drejtorit të shërbimit informativ të jashtëm mes 1994-trës e 1997-tës, kur Partia Socialiste akuzoi Berishën për dhunë, spiunim e mashtrim zgjedhor.

Ilir Gjoni, zëvendës/kryetar i komitetit parlamentar të sigurisë kombëtare e anëtar socialist i parlamentit, tha se ishte i shqetësuar se Berisha mund të keqpërdorte përsëri SHISH-in për manipulim votash.

"Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013, Berisha ka nevojë për një dordolec si ai [Lika]. Gjithçka që po ndodh sot ka ndodhur tashmë mes 1992-shit e 1997-tës. Me këtë shkarkim të turpshme të kreut të SHISH-it, Berisha e Nishani po dërgojnë një mesazh ogurzi për vendin," tha Gjoni për SETimes .

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi ndan të njëjtat shqetësime. "Berisha u përpoq të kontrollojë SHISH-in shtatë vjet më parë, por e arriti këtë vetëm tani ... Berisha dëshiron që të ketë njeriun e tij në SHISH e së bashku, mendoj, do të bëjnë gjëra të tmerrshme. Duhet të jemi të shqetësuar

Qeveria shqiptare megjithatë, e afirmoi kreun e ri të SHISH-it. "Ky emërim u bë në përputhje të plotë me kushtetutën e ligjet e vendit," tha Majlinda Bregu, zëdhënëse e qeverisë e ministre e integrimit.

Lika, që më parë punoi si një diplomat, mori lavdërime nga Tritan Shehu, ish-ministër i punëve të jashtme.

"E njoh si një zyrtar që punon me saktësi e kryen detyrën e tij me dinjitet e profesionalizëm. Si një zyrtar ai respekton procedurat ligjore," tha Shehu për SETimes .

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment