Turqia, BE ngecin lidhur me Qipron dhe Sirinë

15/08/2012

Përballur me një kërcënim të përbashkët sigurie në Siri, Turqia dhe BE janë në dialog të ngushtë, por dallimet mbeten lidhur me mbështetjen ndaj opozitës siriane dhe presidencës greke qipriote

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times në Bruksel -- 15/08/12

photo

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kethrinë Eshton (mjatas) përshëndet ministrin e jashtëm të Turqisë Ahmet Davutoglu në një takim në Poloni, në 3 shtator 2011. [Reuters]

Kandidatja e BE-së, Turqia po kërkon përfshirje më të fortë ndërkombëtare për konfliktin në Sirinë fqinjë, por shumica e partnerëve të saj evropianë vazhdojnë të pasojnë një linjë të matur në konfliktin 17-muajsh.

" Ndërhyrja e jashtme ushtarake [në Siri] duhet të shmanget me çdo mënyrë, i tha SETimes ministri i jashtëm Erato Kozaku-Markullis e Qipros, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së.   "Kjo do të kishte pasoja të tmerrshme jo vetëm për vendin por për të gjithë rajonin,"

Turqia po strehon 60,000 refugjatë dhe është një nga kritikët më të ashpër të regjimit sirian, Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar presidentin e Sirisë Bashar al-Asad për furnizimin me armë të PKK dhe ngriti mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në qoftë se kërcënimi i PKK rritet.

Ndërkohë, rebelët sirianë po kërkojnë për zona ndalim-fluturimi dhe streha të sigurta të patrulluar nga forca të jashtme pranë kufijve me Turqinë dhe Jordaninë.

Me gjithë thirrjet e Turqisë për veprim të fortë ndërkombëtar , disa politikanë evropianë po shprehin shqetësim lidhur me rolin e Turqisë dhe të ardhmen e Sirisë, ku ata tremben se grupet radikale islamike mund të rrëmbejnë pushtetin dhe të ndjekin politika anti-demokratike ndaj pakicave.

Disa kritikojnë atë që ata e përshkruajnë si prirje pro-suni të Turqisë dhe mbështetje të qeverisë për grupet opozitare suni. Dy deputetë kryesorë konservatorë nga Parlamenti Evropian, Elmar Brok dhe Ioanis Kasulides, kohët e fundit i kërkuan Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite të marrin parasysh grupet e tjera të pakicave në mbështetjen e opozitës.

"Ata nuk duhet të mbështesin me përzgjedhje vetëm një lëvizje opozitare por përkundrazi, të ushtrojnë ndikimin e tyre për një opozitë gjithëpërfshirëse që do të sigurojë të ardhmen e pakicave të cenueshme në Siri," thoshin Bruk dhe Kasulides në deklaratën e përbashkët.

"Mbështetja kryesore që presidenti i Sirisë Bashar al-Asad ka nga alavitët, kurdët, të krishterët dhe pakicat druze. Në qoftë se këto pakica ndjehen të sigurta mjaft që e ardhmja e Sirisë nuk do të jetë në duart vetëm të forcave islamiste suni, që ata kanë frikë se do t'i viktimizonte ata, atëherë ata do ta braktisnin mbështetjen e tyre pasive," tha Brok, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian

Megjithatë të tjerë kritikojnë vendet evropiane për mos shtrirjen e mbështetjes së tyre ndaj Ankarasë përballë sfidave në rritje ngritur nga konflikti i Sirisë.

"Për fat të keq, ne po dëshmojmë se gjithë Bashkimi Evropian është ende i preokupuar me krizën financiare," i tha SETimes Ismail Ertug, një parlamentar i BE-së.

"Burokratët e BE-së diplomatët raportojnë pozitivisht mbi rolin e Turqisë në politikën e jashtme, Sirinë por këto raporte nuk ndihmojnë të hapet rruga për Turqinë në procesin e anëtarësimit në BE," tha Ertug.

Kryediplomatja e Bashkimit, Kethrinë Eshton dhe ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu po mbajnë kontakte gjatë krizës siriane. Diplomatët turq dhe të BE-së, të dy palët shprehin gatishmërinë për të zhvilluar më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin midis Brukselit dhe Ankarasë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Për shkak të mungesës së një zgjidhje mbi ishullin, Qiproja ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE. Që kur grekët qipriotë që drejtojnë Republikën e Qipros morën përsipër kreun e presidencës së radhës të BE në 1 korrik, Turqia ka bojkotuar takimet e organizuara nga presidenca e BE-së.

Sipas diplomatëve evropianë, Eshton, jo presidenca e radhës qipriote, është përgjegjëse për drejtimin e politikës së jashtme të BE-së. Por megjithatë, problemi i Qipros po kufizon bashkëpunimin midis BE dhe Turqisë, me planet e evakuimit të BE-së që nuk kanë marrë mbështetjen e Turqisë.

Në vijim të nismës së presidencës së Qipros, BE po përgatit evakuimin e deri në 20,000 shtetasve nga Siria nëpërmjet Qipros, në qoftë se situata në Siri përkeqësohet më tej, sipas Eleni Navru, ministre e brendshme e Qipros.

" Është për të ardhur keq që Turqia zgjedh të mos angazhohet me presidencën e Qipros të këshillit të BE," i tha Kozaku-Markullis SETimes . "Përkundër faktit se Qiproja ka zgjedhur të veprojë në një mënyrë të drejtë dhe të marrë nismën për t'i bërë thirrje Turqisë të bashkëpunojë me presidencën e Qipros, thirrja jonë nuk është dëgjuar."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE, rajoni do të punojnë së bashku drejt pranimitBE, rajoni do të punojnë së bashku drejt pranimit

Konferenca e kohëve të fundit e BE në Berlin tregoi se Bashkimi do të punojë për ta pasur Ballkanin si pjesë të Europës, thanë zyrtarët.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A demonstrojnë dënimet e rumunëve me akuza për korrupsion përparim në përpjekjet për të ndalur marrëdhëniet e paligjshme?

Po
Jo
Nuk e di