Varfëria i shtyn gratë e Ballkanit në tregtinë e seksit

15/08/2012

Numri i grave të Ballkanit që janë përfshirë në rrjetet e prostitucionit si viktima të trafikut njerëzor është rritur dramatikisht në Maqedoni.

Nga Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Shkup -- 15/08/12

photo

Numri i grave nga rajoni i Ballkanit që janë pjesë e rrjeteve të trafikut njerëzor në Maqedoni, po rritet. [SETimes file]

Gratë e Ballkanit që janë viktima të trafikut njerëzor po përfundojnë gjithnjë e më shumë në Maqedoni, sipas policisë. Në shtatë muajt e fundit, 54 gra nga vendet e Ballkanit janë kapur si pjesë e rrjeteve të trafikut njerëzor.

"Krahasuar me vitet e mëparshme, kur zakonisht vajzat nga Ukraina, Moldavia dhe vende të tjera lindore përfunduan në rrjetet e trafikut njerëzor në Maqedoni, tani rrugët e kontrabandistëve janë më lokale," i tha SETimes Vladimir Pivovarov, profesor në Universitetin FON të Shkupit dhe ekspert për krimin e seksit në Maqedoni.

Muajin e kaluar, policia maqedonase synoi rrjetet e trafikut njerëzor dhe zbuloi 46 kërcimtare dhe shoqëruese që punonin ilegalisht në baret në qytetet maqedonase të Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës.

Shumica e tyre erdhën nga vendet e tjera të Ballkanit: 22 serbe, 9 bullgare, 4 me kombësi shqiptare, një nga Mali i Zi, një nga Kosova dhe një nga Itali. Tetë të tjera qenë maqedonase.

"Ka një prirje të dukshme në rritje. Kjo pjesërisht mund të jetë rezultat i veprimtarisë më të madhe të policisë në luftimin e këtij krimi," i tha SETimes Ivo Kotevski, ndihmës ministër i ngarkuar me marrëdhëniet publike.

Sipas sociologëve, arsyet pse gratë dhe vajzat janë të detyruara t'i kthehen tregtisë së seksit janë kryesisht ekonomik. Ndërsa në të kaluarën varfëria dhe papunësia i detyronte gratë nga vendet e Evropës Juglindore në rrjetet e trafikut njerëzor, tani vajzat nga Ballkani shkojnë në të njëjtën rrugë.

Situata e keqe ekonomike dhe perspektivat e ulta të vendeve të tyre i bëjnë ato viktima të lehta për trafikantët e njerëzve.

"Kjo dukuri është e lidhur me varfërinë dhe krizën që ato ndeshin. Natyrisht, një farë ndikimi ka fakti që familja në këtpo vende nuk ka më rolin tradicional që ka patur dikur," i tha SETimes Ilija Açevski, një profesor sociologjie në fakultetin e filozofisë në Shkup.

Hetimi tregoi se vajzat e arrestuara muajin e kaluar në Maqedoni bënin deri në 40 euro në natë, duke i ndarë shpërblimet me pronarët e bareve. Gjatë kontrollit, u gjetën disa mijëra euro të fshehura në çantat e tyre.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas përllogaritjeve jozyrtare, trafiku njerëzor në Maqedoni sjell një fitim vjetor nga 50 në 60 milion euro për organizatorët e tij.

Ekspertët thonë se është vështirë të llogariten paratë e fituara nëpërmjet këtij krimi në Maqedoni, por ata janë dakord se ky është një biznes i paligjshëm tepër fitimprurës dhe se forcat e sigurisë në rajon duhet të punojnë me ngulm dhe të bashkëpunojnë për të parandaluar atë.

Pivovarov sugjeron formimin e një qendre rajonale për të lejuar forcat e sigurisë nga vendet në rajon të intensifikojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin për të penguar trafikun njerëzor.

"Kërcënimi që vjen nga ky krim është i dukshëm. Bashkëpunimi midis kontrabandistëve dhe trafikantëve nga rajoni dhe përtej është intensiv, kështu që reagimi ynë duhet të jetë po ashtu," i tha ai  SETimes .

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di