11/08/2012
Profesorët dhe studentët thanë se standardet e ulëta në arsimin e lartë në disa vende rajonale do të kenë pasoja të rënda.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 11/08/12
![]() Numri i lartë i diplomave universitare të lëshuara në disa vende të EJL është alarmues. [Laura Hasani/SETimes] |
Numri në rritje të shpejtë i të diplomuarve të arsimit të lartë në disa vende të Evropës Juglindore po i nxit shumë të venë në pikëpyetje vlefshmërinë e diplomave.
Në një numër rastesh në Shqipëri, një diplomë universitare ose një titull profesional është vërtetuar se është vetëm një mënyrë për të marrë një punë, jo një garanci e njohurive akademike apo aftësisë profesionale.
Në 25 korrik, kryeministri Sali Berisha kërkoi një rishikim të plotë të kritereve të diplomimit me doktoraturë. Berisha tha se është shumë e rëndësishme të ecet nga titujt akademik sasiorë në ata cilësorë, sidomos nëse vendi ballkanik kërkon të hyjë në konkurrencën ndërkombëtare.
"Nëse ne vazhdojmë me trendin aktual, një ditë ne mund të kemi më shumë doktorë shkencash sesa të studentë", paralajmëroi Berisha.
Diplomat universitare nuk paraqesin më vlerë, ato janë vetëm diploma. Kjo ka gjithashtu një ndikim mbi cilësinë e arsimit dhe pasoja afatgjata social ekonomike për vendin", tha për SETimes Deme Hoti, profesor në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Prishtinës.
Ragip Gjoshi, zëdhënës i ministrisë së arsimit të Kosovës bie dakord. "Ka një ulje të kritereve të cilësisë nga një universitet në tjetrin", tha ai përSETimes.
Ardiana Gashi, një studente ekonomiku në Universitetin e Prishtinës tha se ka studentë që nuk paraqiten në provime, por më vonë marrin diplomë. "Zyra e dekanit duhet të përballet me këto çështje pasi kjo ka një ndikim mbi cilësinë [akademike] të të diplomuarve," tha ajo për SETimes.
Universiteti i Prishtinës, themeluar në vitin 1970, do të regjistrojë 9221 studentë të rinj për vitin akademik 2012-2013. Ai ka aktualisht 41 800 studentë me kohë të plotë: 37 800 duke u diplomuar dhe 3500 studentë për gradën master.
Në vitin 2008, Kosova ka filluar të rregullojë arsimin e saj të lartë, duke krijuar një agjenci akreditimi. "Objektivi nuk është arritur plotësisht, por ka një disiplinë më të mirë [akademike]", tha Gjoshi.
Ai pranon se ka një numër të lartë të studentëve të diplomuar, sidomos në drejtësi dhe ekonomi. Por, ai paralajmëroi për mospajtimin midis numrit të studentëve të diplomuar dhe kërkesave të tregut të punës, me një tepricë të të diplomuarve.
"Tregu i punës [në vend] nuk është studiuar si duhet [për të punësuar shumë të diplomuar të ekonomikut dhe drejtësisë], tha ai për SETimes.
Një praktikë e shitjes dhe blerjes së diplomave universitare, si për ata të diplomuarit ashtu edhe për ata që janë studentë, ka pllakosur edhe botën akademike në rajon.
Renzo Bossi, djali i një politikani italian, u diplomua në vitin 2011 me një diplomë në menaxhim biznesi nga një universitet privat në Tiranë pa kaluar asnjëherë kufirin shqiptar.
Prokurorët shqiptarë hapën një hetim për këtë çështje.
Gjoshi tha se ministria e arsimit në Kosovë u alarmua me rastin Bossi. "Ne kemi 300 studentë që janë diplomuar nga i njëjti universitet dhe ata kërkuan verifikimin e diplomave të tyre", tha Gjoshi përSETimes, duke shtuar se diplomat e tyre u kontrolluan në detaje.
Në Serbinë fqinje, Inter Press Service raportoi në qershor për "një tregti të madhe në internet për teza përfundimtare diplome të vjedhura." Një reklamë në internet "ofronte teza provimesh nga 27 deri në 90 euro, në varësi të disiplinës". Tezat ofroheshin në një gamë të gjerë, nga ese të shkurtra për shkrimtarët serbë deri te studime mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe industrinë e tekstilit.
"Konsumatorët kanë mundësinë të paguajnë në internet duke përdorur dinarë serbe, kuna kroate, marka boshnjake dhe euro për Malin e Zi, pasi databaza e të dhënave është lehtësisht e disponueshme për serbët, kroatët, boshnjakët dhe malazezët për shkak të ngjashmërisë në gjuhën e tyre", raportonte Inter Press Service.
Në një rast tjetër, e përditshmja serbe Vecernje Novosti, njoftoi në korrik se një ish-oficer policie serb u arrestua për falsifikim dhe shitje të diplomave të shkollës teknike në Smederevo, Serbi. Ish-oficeri i policisë Miodrag Stankoviç merrte midis 500 deri në 3000 euro për shërbimin.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes