Romët maqedonas të mërzitur lidhur me rregullat e azilit

11/08/2012

Midis kritikave, Maqedonia po ndërmerr hapa ligjore dhe edukuese publike për të ruajtur regjimin e saj pa viza.

Nga Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Shkup -- 11/08/12

photo

Shumica e qytetarëve maqedonas të gjykuar se kërkojnë azil të rremë kthehen në pikën kufitare Maqedoni-Serbi. [Reuters]

Nën një kërcënim direkt nga BE-ja se do të pezullojë statusin e saj pa viza, Maqedonia ka ndërmarrë masa për t'i kthyer në kufi qytetarët e saj që përpiqen të kërkojnë azil, ose që nuk arrijnë të justifikojnë udhëtimin e tyre në BE.

Maqedonia po ngre gjithashtu ndërgjegjësimin mbi politikat e vizave dhe pasojat e abuzimit.

Disa romë në Maqedoni -- një nga grupet e shumta etnike që kërkojnë azil në BE -- pretenduan se masat kufitare janë diskriminuese.

Ka 57 000 romë në Maqedoni dhe gati 10 000 po kërkojnë azil. ... Secili ka të drejtën të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë apo jo”, tha për SETimes Samka Ibraimovski, deputete e Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve, .

Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se nga mijëra qytetarët që udhëtuan në BE, ajo ktheu 4700 vetë gjatë vitit të kaluar në bazë të pamundësinë e tyre për të provuar një qëllim të justifikuar për të udhëtuar, dhe jo të etnisë.

"Ministria nuk mban statistika mbi etninë e të kthyerve nga kufiri. Çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë, pavarësisht etnisë, është i barabartë para ligjit”, tha për SETimes Ivo Kotevski, zëdhënës për ministrinë e brendshme.

Kotevski tha se autoritetet veprojnë në përputhje me Kodin Schengen dhe Ligjin maqedonas për Mbikëqyrjen e Kufijve, sipas të cilit ata kanë të drejtën të vlerësojnë pretendimit, sipas të cilit njerëzit kërkojnë të udhëtojnë.

Ligji maqedonas është harmonizuar pjesërisht me rregulloren e BE-së dhe Kodin e Kufijve Schengen.

BE u dha Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi një regjim pa viza në dhjetor 2009, pas së cilit zbriti një valë "azilkërkuesish" në vendet e BE në kërkim të një jete më të mirë.

Shumica u kthyen shpejt në shtëpi, sepse BE-ja përcaktoi se kërkesat e tyre për azil ishin të pajustifikuara. Por për shkak të keqpërdorimit të regjimit të udhëtimit, BE kërcënoi tre vendet me heqjen e statusit pa viza dhe u kërkoi atyre të vendosin hapa të rrepta për të ndaluar valën e azilit.

Rregullat e reja të udhëtimit u prezantuan edhe në Serbi dhe Malin e Zi, por atje nuk ka pasur ankesa zyrtare.

"Nga viti në vit, institucionet qeveritare maqedonase gjithnjë e më tepër po u përgjigjen problemeve ekzistenciale me të cilat përballen romët -- nga arsimi te punësimi. Ato nuk mund të zgjidhen brenda natës, por janë të dukshme përpjekjet për të përmirësuar çështjet ," tha Mustafa përSETimes.

Ministria e Punëve të Brendshme organizoi diskutime publike për të rritur ndërgjegjësimin.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ato kanë një karakter edukativ dhe u tregonin qytetarëve të mirat e liberalizimit të vizave dhe taktikat e paligjshme nga agjencitë e udhëtimit dhe individë të caktuar që kanë manipuluar qytetarët për përfitime materiale ose të tjera", tha Mustafa.

Por autoritetet maqedonase janë duke marrë masa të ashpra kundër azilkërkuesve të rremë, me dënim, duke përfshirë humbjen e pasaportave dhe burg për organizatorët e udhëtimit.

Në rastin e parë që përfshinte katër persona të dënuar për organizimin e udhëtimeve për azilkërkuesit e rremë muajin e kaluar, autorët u dënuan me katër vjet burg secili.

Masat kanë reduktuar ndjeshëm numrin e azilkërkuesve, duke i lejuar Maqedonisë të ruajë regjimin e udhëtimit pa viza. Në vitin 2010, ka pasur 6400 që kanë kërkuar azil, deri tani gjatë këtij vit numri ka rënë në 2200.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment