Në dyshim planet e kriminelit të luftës për Agrokomercin

09/08/2012

Shumë thonë se nuk ka të ngjarë që Agrokomerci të mund të kthehet në suksesin e mëparshëm të tij.

Nga Ana Lovakoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 09/08/12

photo

Fikret Abdiç u lirua nga një burg në Pulë, Kroaci, në mars pasi vuajti pothuajse 11 vjet për krime të luftës.  [Reuters]

Krimineli i dënuar i luftës Fikret Abdiç njoftoi një plan për të ringjallur ndërmarrjen që drejtoi dikur, prodhuesin ushqimor Agrokomerc, por analistët thanë se është në dyshim nëse do të ketë sukses, duke ditur borxhin e konsiderueshëm të ndërmarrjes e problemet rreth pronësisë së ndërmarrjes.

"Njerëzit janë pa punë," tha Abdiçi. "Shumë janë në prag të urisë e dëshpërimit, gjë që është se pse unë, si krijuesi i Agrokomercit, bashkë me aksionerët, [kam ndërmend] të nis prodhimin e të rigjallëroj ndërmarrjen."

Abdiçi u dënua më 2002 nga një gjykatë kroate për krime të luftës kundër boshnjakëve besnikë ndaj qeverisë boshnjake dhe u dënua me 20 vjet në burg Dënimi u ul më pas nga Gjykata e Lartë e Kroacisë në 15 vjet. Ai u lirua në mars pasi bëri vuajti pothuajse 11 vjet në burg.

Nën udhëheqjen e Abdiçit, që nisi në vitet 1970, Agrokomerci u bë një nga ndërmarrjet më të suksesshme të ish-Jugosllavisë, duke punësuar 13,000 vetë e duke eksportuar prodhime në 22 vende.

"Rimëkëmbja e ndërmarrjes është e rëndësishme për Abdiçin vetëm si një mënyrë për t'u përballur me elitat etno-politike e fetare të BiH-së. Filozofia ekonomike e Abdiçit që ishte e efektshme gjatë rregjimit të mëparshëm [socialist] nuk mund të jetë funksionale në kushtet moderne," tha për SETimes Enver Kazazi, profesor i politikës në Universitetin e Sarajevës.

Analistët vunë në dukje se të gjitha përpjekjet e mëparshme për të ringjallur Agrokomercin kanë dështuar.

Problemi me ringjalljen është pronësia e pasigurtë. Punonjësit e ndërmarrjes blenë 53% të aksioneve përpara konfliktit të 1992-1995-sës, por qeveria e FBiH-së e shtetëzoi atë që atëherë: një çështje që do të vendoset nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Pas shtetëzimit, qeveria e FBiH-së ka filluar privatizimin e firmës duke shitur departamente të ndryshme tek të fortët vendorë.

Ekspertët e vlerësojnë Agrokomercin me vlerë 400 milionë euro, por pronat e ndërmarrjes në Serbi, Kroaci e Malin e Zi përbëjnë 70% të vlerës. Borxhi i saj është 150 milionë euro.

Abdiçi tha se dëshiron që pjesa e vlerës së pronave në Kroaci, e ndërtuar së bashku me fondet e Agrokomercit, të ndihmojë në financimin e ringjalljes së firmës. Mes tyre është sillo 41,000 tonë në portin e Rijekës e qendra shpërndarëse në Kukuljanovë, me një vlerë të llogaritur 40 milionë euro.

Prona e Agrokomercit është subjekt i marrëveshjes më 2001 mbi pasimin e ish-Jugosllavisë, por Serbia e Kroacia nuk e kanë kthyer pronën e vlerësuar në më shumë se 500 milionë euro.

Abdiçi propozoi gjithashtu që punonjësit e aksionerët të ndajnë gjysmën e të ardhurave të ardhshme të tyre me pronarët e tanishëm të pronave në Kroaci, duke mbrojtur kështu interesat e të dy shteteve.

Abdiçi tha se mbështetet në 38,000 shtetas të BiH-së në diasporë që të ndihmojnë në ringjalljen e Agrokomercit nëpërmjet investimeve.

Shumë janë skeptikë për planin.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Janë vetëm premtime abstrakte pa bazë e mbështetje reale. Abdiçi nuk përmendi kurrë sesi do të paguajë borxhin e Agrokomercit prej 70 milion euro," tha për SETimes Adil Shushnjar, përfaqësues i Sindikatës së Punonjësve të Agrokomercit.

Por të tjerë, si ekonomisti kroat Sllavko Kuliç, tha se Abdiçi  mund të përsëritë suksesin e ndërmarrjes në vitet 1970. "Nuk ka dyshim që mundet ende të ketë sukses me Agrokomercin," tha Kuliçi.

Erdal Trhulj, Ministër i Industrisë, Energjisë e Minierave të FBiH-së, që është i ngarkuar me trajtimin e Agrokomercit, tha se njoftimi është një marifet publiciteti për zgjedhjet e ardhshme vendore të tetorit.

"Propozimi i Abdiçit për të zgjidhur problemet e Agrokomercit me paratë që do të mbledhë nga diaspora e BiH-së është jo realist, ashtu si edhe shpresat e tij se qeveria do të mbulojë borxhin e ndërmarrjes," tha ai për SETimes . "Zgjidhja e vetme realiste është dhënia me qira e pronave me afat të gjatë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di