Kultivimi i marihuanës një problem në rritje në rajon

07/08/2012

Individë e krimi i organizuar konkurrojnë për të kultivuar kanabis për tregun e leverdishëm evropian.

Nga Aleksandar Pavelevski për Southeast European Times në Shkup -- 07/08/12

photo

Policia shqiptare shkatërron bimët e kanabisit pranë Vlorës, 180 km në jug të Tiranës. [Reuters]

Rritja e bimëve të kanabisit për të prodhuar marihuanë, hashash e vaj kanabisi është një praktikë në rritje anembanë Ballkanit, por ekspertët thanë se qeveritë e rajonit duhet të bëjnë më shumë për të çrrënjosur bimën.

"Kanabisi është më i zakonshmi, më i liri e më lehtësisht në dispozicion si burim i drogës natyrale në tregjet rajonale e evropiane," tha për SETimes Frosina Remenski, profesore e studimeve të sigurisë në Universitetin Shenjtorët Ciril e Metodij në Shkup.

"Shqipëria e Hollanda janë prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë. Fitimet nga shitja e paligjshme e prodhimeve të kanabisit në Hollandë janë 10 miliardë euro në vit," tha Remenski

Bordi Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve tha se Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi e Serbia janë burime të kanabisit që përdoret tjetërkund në Evropë.

Një rrugë nga Shqipëria përfshin dërgimin kontrabandë të drogës në Maqedoni me kuaj, barka ose në makina transporti fshehur mes mallrave të tjera të ligjshme, sipas policisë.

Ndërsa një pjesë e vogël mbetet në Maqedoni për tregun vendas të drogës -- ka rreth 9,000 përdorues të rregjistruar -- pjesa tjetër transportohet për në Greqi, Itali e Turqi.

"Policia ka dhënë informacion që tregon se tregtia kryhet në Kosovë e Malin e Zi gjithashtu për të shkëmbyer marihuanën me heroinë e droga të tjera," tha Remenski.

Këtë vit, flota italiane konfiskoi pesë ton marihuanë nga Shqipëria. Operacioni më i fundit i policisë italiane kapi 250 kg kanabis, me një vlerë tregu prej 2 milionë euro, që individët u përpoqën t'a transportonin me barkë nëpërmjet Kanalit të Otrantos në Adriatik.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një variacion më i fuqishëm marihuane nga Hollanda po kultivohet në Lazarat, një fshat në Shqipërinë jugore i njohur si kryeqyteti i kanabisit të vendit.

Njësitet e policisë së posatçme shqiptare hynë në fshat mes të shtënave nga banorët më 11 korrik e shkatërruan rreth 6,000 bimë e arrestuan dy vetë.

Marihuana po rritet tani në veriperëndim të Maqedonisë, pranë kufirit me Kosovën e Shqipërinë, tha Remenski. Operacionet e përsëritura policore zbuluan parcela të mbjella të maskuar nga bimë të tjera në e rreth Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës e Shkupit.

Autoritetet maqedonase kanë kapur mbi 2.6 tonë në dekadën e kaluar , me një vlerë në rruge deri në 2 milionë euro.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment