Qeveria serbe po shkon në gabime bankare?

07/08/2012

Qeveria e re serbe po debaton mbi bërjen e ndryshimeve në ligjin për bankën qëndrore, që shihen nga ekspertët si një shkelje e pavarësisë së bankës.

Nga Georgi Mitev Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 07/08/12

photo

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Serbisë Sejan Soskiç dha dorëheqje të enjten (2 gusht). [Reuters]

Koalicioni në pushtet në parlamentin serb, i përbërë nga Partia Progresiste Serbe (SNS) e Partia Socialiste e Serbisë (SPS), detyroi guvernatorin e Bankës Kombëtare të Serbisë Dejan Soskiç që të japë dorëheqjen javën e shkuar, por ka të ngjarë që të paguajë për këtë.

Qeveria tani do të përballet me botën ndërkombëtare të politikës e financës. Ekonomistët janë të njëzëshëm në mbrojtjen prej tyre të pavarësisë së bankës qëndrore e paralajmërime urgjente po vijnë nga FMN e Banka Botërore.

Pasi fillimisht nuk pranoi të jepte dorëheqjen, pozita e Soskiçit u kërcënua nga një sërë ndryshimesh në ligjin mbi bankën qendrore. Ndonëse ndryshimet u paraqitën si teknike në natyrë, rezultuan në rritjen e kontrollit të parlamentit mbi bankën.

Në mes të diskutimit të ndryshimeve në parlament, Soskiçi paraqiti dorëheqjen e tij të enjten (2 gusht) e tha se dëshironte t'u jepte anëtarëve të parlamentit që paraqitën ndryshimet një shans për t'i tërhequr ato për të shmangur atë që e quajti pasoja katastrofale në stabilitetin financiar të vendit

Zëvendësuesja e guvernatorit do të jetë Zëvendës/Presidentja e SNS-së Jorgovanka Tabakoviç, që u konfirmua tërthorazi në parlament e nga deklaratat e bëra nga partnerët e koalicionit të qeverisë.

Veprimi për të hequr Soskiçin nisi muajin e fundit me një letër të botuar në gazeta nga tregtarët më të shquar të vendit, duke përfshirë Mirosllav Mishkoviç, kreu i ndërmarrjes më të madhe në vend.

Tregtarët i bënë thirrje bankës qëndrore që të pezullonte ripagimin e huave për ndërmarrjet e tyre tepër të ngarkuara me borxhe e akuzuan guvernatorin për mos përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicionin e tij, në veçanti rezervat e valutës së huaj, për të ndihmuar ekonominë në një periudhë krize.

"Nuk e kërkonin këtë për shkak të ekonomisë, por për shkak të ndërmarrjeve të tyre, që u zgjeruan shumë duke blerë ndërmarrje të tjera dhe tani u mungojnë fondet për të ripaguar huatë e tyre. Shpresa ime e vetme është se askush nuk do të guxojë të luajë me rezervat e valutës së huaj të vendit," tha për SETimes Milan Knezheviç, kryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme.

Kritika më e madhe që ndeshi Soskiçi ishte rënia e vlerës së dinarit krahasuar me euron. Dinari, monedha me ecuri më të keqe e Evropës këtë vit, u shkëmbye me 119 ndaj euros të premten.

Serbia nuk është në gjendje të gjejë hua të lira në tregun ndërkombëtar e i duhen urgjentisht para për shpenzimet bazë, si pagimi i pensioneve.

"Shteti e banka qendrore nuk mund të ndërhyjnë financiarisht. Përsa i përket kontrollit, mund të përcaktosh çfarëdo lloj kontrolli që të dëshirosh nëpërmjet ligjit, por pengesa e vetme reale është politika konservatore e njerëzve që janë në banka ," tha për SETimes Xhorgje Dukiç, një ish-anëtar i Këshillit të Bankës Qëndrore të Serbisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Xhejn Armitazh, ko-ordinatore rajonale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore e Azinë Qendrore, tha se ndryshimi i guvernatorit nëpërmjet miratimit të një ligji të ri në parlament është larg nga praktikat e pranuara ndërkombëtare.

Freik Janmat, përfaqësues i delegacionit të BE-së në Serbi, tha se Komisioni Evropian i sheh këto ndryshime si një hap pas në harmonizimin e Serbisë me standartet evropiane. Ai tha se parimi i pavarësisë së bankës qëndrore është një standart kryesor i BE-së.

"Jemi thellësisht të shqetësuar," tha Peter Sano, zëdhënës për Komisionarin Evropian të BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Evropiane, Stefan Fyle.

FMN ishte madje më e ashpër në komentet e saj. Drejtori i fondit për Evropën, Reza Mogadam, paralajmëroi se ndryshimet mund të kenë "pasoja të rëndësishme" për stabilitetin e përgjithshëm makro-ekonomik të Serbisë si dhe në programin e saj me FMN-në.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment