07/08/2012
Kryeministri Viktor Ponta riorganizoi qeverinë e tij në një përpjekje për të përmirësuar imazhin e prishur të saj.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 07/08/12
![]() Kryeministri Viktor Ponta ka ndeshur kritika lidhur me reformat e qeverisë së tij. [Reuters] |
Një riorganizim i papritur i qeverisë rumune të hënën (6 gusht), në të cilën gjashtë ministra u zëvendësuan, ka për qëllim të rivendosë besueshmërinë që qeveria e koalicionit humbi mes një lufte të ashpër politike për të hequr Presidentin Trajan Bashesku nga detyra, thanë analistët.
"Riorganizimi vjen si një përpjekje për të sjellë besim përsëri tek veprimi qeveritar," tha për SETimes Aleksandru Kumpanasu, kreu i Shoqatës për Zbatimin e Demokracisë.
Qeveria e Kryeministrit Viktor Ponta, që u krijua tre muaj më parë, ra nën kritika mes reformave politike polemike që propozoi, që ishin menduar t'a bënin më të lehtë për qeverinë që të shkarkonte Basheskun. Masa nxiti akuza për shkelje të parimeve demokratike e të shtetit të së drejtës.
"Ndryshimet kanë për qëllim të sjellin një lloj baraspeshe në koalicionin në pushtet nëpërmjet rishpërndarjes së funksioneve ministrore që të dy partitë kryesore diskutuan," tha Kumpanasu. Gjashtë ministra u zëvendësuan të hënën: ai i jashtëm, i brendshëm, i drejtësisë, i mjedisit të biznesit e mbajtësi i portofolit për marrëdhëniet me parlamentin.
Përbërja e qeverisë së re nuk ka përfunduar. Zgjedhja e re e Pontës për ministër të drejtësisë, Mona Pivniçeru, u kundërshtua nga Këshilli Kombëtar i Magjistratëve, institucioni që mbikqyr gjyqësorin, sepse Pivniçeru është një anëtare e këshillit. Ishte menjëherë e paqartë nëse Pivniçeru do të japë dorëheqje; Ponta do të jetë ministër i drejtësisë derisa të sqarohet çështja.
Ponta duket se u detyrua të ndryshojë strukturën e qeverisë së tij pasi Ministri i Brendshëm Joan Rus, Ministri i Deleguar i Administratës Viktor Paul Dobre e Ministri i Mjedisit të Biznesit Luçian Isar dhanë dorëheqjen të hënën.
Rusi ka qenë përgjegjës për azhornimin e listave zgjedhore pas një kërkese nga Gjykata Kushtetuese javën e shkuar. Gjykata, që duhet të gjykonte mbi vendimin për referendumin e shkarkimit të Basheskut të zhvilluar më 29 korrik,e shtyu vendimin në pritje të listave zgjedhore të azhornuara. Vendimi i gjykatës për shtyrjen erdhi pasi Rusi u paraqiti gjyqtarëve raporte kundërshtuese rreth numrit të votuesve të rregjistruar në Rumani.
Rusi tha se ofroi një dorëheqje të ndershme, duke akuzuar qeverinë për vendosjen e presionit politik mbi ministrinë e tij. "Mjaft presion është ushtruar nga politikanët rumunë duke filluar me Trajan Basheskun e duke përfunduar me [presidentin e përkohshëm] Krin Antonesku," tha Rusi.
"Nuk kam shpjegim për një deklaratë të tillë," u përgjigj Antonesku.
Debati u shfaq pasi referendumi doli 4% më pak sesa pragu ligjor prej 50% i nevojshëm për vleftësimin. Atëherë koalicioni social-liberal në pushtet pretendoi se kishte më pak se 18.3 milionë votues të rregjistruar në Rumani, numri i referimit i përdorur në zgjedhjet vendore të 6 qershorit e në referendum.
"Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, Ponta dëshiron të mbulojë akuzat e rënda që Rusi solli kundër Antoneskut. Kurrë ndonjëherë një ministër nuk ka akuzuar kreun e përkohshëm të shtetit për ndërhyrje me qëllim të shkeljes së ligjit," tha për SETimes Sulfina Barbu, një deputete demokrate-liberale.
Kumpanasu gjithashtu mendon se Rusi ishte një viktimë e anëtarëve të koalicioni të tij. "Nëpërmjet raporteve kontradiktore të tij në Gjykatën Kushtetuese, Rusi u bë një shënjestër për sulmet politike nga opozita. Ai u bë i prekshëm. Kjo është se pse u hoq nga USL duke tërhequr mbështetjen politike," tha ai.
Ponta, megjithatë, mbështeti atë se riorganizimi "nuk është thjesht për të ndryshuar njerëz, por ... një ndryshim në strategji, në mënyrë që qeveria të japë një mesazh të ri mbi stabilitetin e parashikueshmërinë."
Mesazhi nuk u bëri përshtypje disa rumunëve. "Eshtë për të qeshur sesi në këtë vend riorganizojnë qeverinë sepse duhet t'a bëjnë, jo sepse ka nevojë t'a bëjnë," tha për SETimes Silviu Oançea, një punonjës i bursës së aksioneve në Bukuresht.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes