Vendet bashkëpunojnë për të kontrolluar zjarret rajonale

03/08/2012

Vendet në rajon bashkuan forcat për të frenuar zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta.

Nga Klaudija Lutovska për Southeast European Times në Shkup -- 03/08/12

photo

Një zjarrfikës lufton me një zjarr në periferi të Podgoricës më 17 korrik. [Reuters]

Disa vende rajonale u bashkuan për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve të ndezur nga temperaturat e larta e kushtet e thata javën e kaluar. Flakët në Serbi, Bullgari, Greqi, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) shkaktuan së paku katër të vdekur e më shumë se një duzinë të plagosurish. Zyrtarët thanë se zjarret digjen ende, por janë nën kontroll.

Në Maqedoni, një zjarr në Strumicë vrau tre vetë e plagosi 14.

Qeveria miratoi një vendim në mes të korrikut për të siguruar pajisje, përfshirë një aeroplan zjarrfikës, për të ndihmuar Greqinë. E njëjta ndihmë u sigurua për Bullgarinë, ku helikopterët e Ushtrisë Maqedonase u bashkuan me ekipe bullgare për të shuar një zjarr të madh pylli në rajonin verior Veliko Ternovë të vendit.

"Angazhimi i njerëzve e pajisjeve do të realizohet në kohë me kërkesën e mbështetjes nga Bullgaria ose Greqia," tha qeveria në një deklaratë.

Qeveria maqedonase krijoi një komision muajin e shkuar, të përbërë nga Drejtoria për Mbrojtjen e Shpëtimin, Qendra për Administrimin e Krizës, Pyjet Maqedonase -- një ndërmarrje publike që zotëron e administron pyjet e vendit -- shërbimi shëndetësor i vendit e ministritë e mjedisit e të punëve të brendshme, për të trajtuar zjarret.

"Ky është një organizëm kombëtar, por është i bashkërenduar me Komisionin Evropian" për të ofruar ndihmë ndaj vendeve të tjera në rajon, tha për SETimes Ljupço Dimovski, Ministër i Administrimit të Bujqësisë, Pyjeve e Ujërave.

"Këtë vit ka më shumë alarme se më parë, duke ditur se të gjitha institucionet e mëparshme përcollën pushtetet e veprimtaritë e tyre për mbrojtjen," tha për SETimes Vojo Gogovski, një këshilltar për sektorin e pyjeve e të gjuetisë të ministrisë së bujqësisë.

Zjarret ende digjen, por janë nën kontroll në Strumicë, Dolno Dupeni, Grupçin e Niviçinë.

“Këtë vit, [kemi patur] 344 zjarre që dogjën 2,166 hektarë," tha për SETimes Shaban Saliu, drejtor i drejtorisë së mbrojtjes e shpëtimit.

Një helikopter rus pritet këtë javë në Nish, Serbi, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve atje e një aeroplan rus i mbrojtjes rus do të vendoset në aeroportin e Nishit duke filluar nga 18 gushti.

"Qendra serbe-ruse për reagimin e shpejtë në rast zjarri, përmbytje e tërmeti është e hapur për të gjitha vendet në rajon që kanë një nevojë për bashkëpunim me qëllim që të luftojnë emergjencat," tha për SETimes Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç.

Në Malin e Zi, zjarret u tërbuan për më shumë se 15 ditë në veriun e vendit, duke përfshirë gati 500 hektarë.

Serbia e Kroacia ofruan ndihmë, duke dërguar helikopterë e ushtarë.

Sipas shefit të Departamentit të Gjendjes së Urgjencës në Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme, Predrag Mariç, ministria e ushtria kanë tre helikopterë zjarrfikës. "Jemi gati në çdo moment që t'i dërgojmë ato tek të gjithë fqinjët tanë në rajon, siç bëmë kur nevojitej kohën e fundit në Malin e Zi," tha ai për SETimes .

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mariçi tha se departamenti i tij po përfundon një plan për përfshirjen e helikopterëve rusë "Kamov" që transportojnë 5 deri në 7 tonë ujë.

Falë marrëveshjes mes BiH-së e Kroacisë mbi bashkërendimin gjatë katastrofave, BiH ishte në gjendje të kontrollonte zjarret që shpërthyen atje me ndihmë.

Në komunën e Konjiçit, 25 anëtarë të Forcave të Armatosura të BiH, një helikopter i EUFOR-it e dy aeroplanë Canadair nga Kroacia u bashkuan për të luftuar një zjarr.

Në këtë artikull kontribuan Bedrana Pekushiç në Beograd, Bedrana Kaletoviç në Sarajevë e Drazhen Remikoviç në Podgoricë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment