Vendimi i gjykatës zgjat pezullimin e Basheskut

03/08/2012

Një vendim nga Gjykata Kushtetuese për të shtyrë një vendim të shumëpritur mbi referendumin e së dielës së shkuar amplifikon krizën politike.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 03/08/12

photo

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë zgjati pezullimin e Trajan Basheskut. [Reuters]

Gjykata më e lartë e Rumanisë shtyu të enjten (2 gusht) një vendim mbi vlefshmërinë e një referendumi kombëtar mbi shkarkimin e Presidentit Trajan Bashesku pasi qeveria papritmas tha se nuk mund të garantojë saktësinë e listave të votimit të vendit.

Vendimi e futi Rumaninë në një krizë të përtërirë, duke e shpënë monedhën kombëtare në një rekord të ri të ulët ndaj euros, duke hedhur dyshim mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të kësaj vere e duke ringjallur frikën se vendi do të vuajë nga lufta politike mes Basheskut e Kryeministrit Viktor Ponta.

"Ky është vendimi më i keq që mund të kishte marë gjykata, duke krijuar një gjendje logjikisht të paqëndrueshme," tha për SETimes Laura Stefan , një eksperte e drejtësisë në institucionin kërkimor Forumi i Ekspertëve. "Vendimi i marë dje vë shumë gjëra në dyshim e [krijon] një gjendje paqëndrueshmërie që vetëm mund t'i bëjë mjaft dëm Rumanisë."

Gjyqtarët priteshin të zhvleftësonin shkarkimin e 6 korrikut të Basheskut nga parlamenti. Ligji përcakton se presidenti mundet të hiqet nga detyra vetëm nëse shkarkimi miratohet nga të paktën 50% e votuesve të Rumanisë.

Zyra Qëndrore Zgjedhore kishte thënë se vetëm 46% e 18.2 milionë votuesve të rregjistruar shkuan në votime në referendum, duke rënë nën standartin ligjor. Rreth 87% e tyre votuan për t'a hequr Basheskun nga detyra.

Por të mërkurën, ministria e brendshme njoftoi se nuk mund të garantojë saktësinë e listës votuese. Gjykata Kushtetuese urdhëroi qeverinë që të japë listat e azhornuara deri në fund të muajit e tha se do t'a shtyjë vendimin e saj deri më 12 shtator.

Një aleat i Pontës, Krin Antonesku do të vazhdojë si president i përkohshëm. "Mendojmë se ky është një vendim i saktë," tha Ponta pas vendimit të gjykatës.

Kristian Preda, një euro-deputet e anëtar i Partisë Demokrat-Liberale (PDL) të Basheskut, nuk është dakort. "Në asnjë vend të botës nuk bëhen listat zgjedhore pas votimit. Eshtë e qartë se qeveria më pas po krijonte një krizë duke dërguar të dhëna kontradiktore në Gjykatën Kushtetuese," tha Preda për SETimes .

Gjyqtari Aspazia Kojokaru ngriti shansin e një referendumi të ri mbi shkarkimin e Basheskut. "Nëse më pyesni mua, do t'a anulloja referendumin sepse u zhvillua mbi bazën e të dhënave të rreme," tha ai për gazetarët.

Listat e rishikuara do të krijohen nga kryebashkiakët e Rumanisë. Shumica prej tyre përfaqësojnë USL e janë besnikë ndaj Pontës, që ka qenë në grindje me Basheskun që kur u bë kryeministër në maj. Ponta udhëhoqi shkarkimin në parlament, duke e akuzuar Basheskun për kapërcimin e autoritetet ligjor të tij e shndërrimin e Rumanisë në një regjim faktik presidencial.

Manovrat e USL-së për të hequr Basheskun nga pushteti kanë ngritur alarme në BE, që ka vënë në pikëpyetje angazhimin e qeverisë ndaj demokracisë. USL zëvendësoi kryetarët e senatit e të Dhomës së Deputetëve, të dy aleatë të Basheskut dhe u përpoq të ndryshojë kushtetutën për të lejuar heqjen e Basheskut me një shumicë të thjeshtë votash të hedhura në referendum.

Preda tha se vendimi ka pasoja të rënda për Rumaninë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Si referendumi, ashtu edhe zgjedhjet vendor u zhvilluan duke u nisur nga një shifër prej 18.2 milionë votuesish. Të vësh çdo gjë në diskutim tani do të thotë të bësh të paligjshme zgjedhjet vendore gjithashtu," tha ai. Përsa i përket paqëndrueshmërisë së zgjatur politike, "do të shpjerë ndoshta në një ulje të ndjeshme të standarteve të jetesës."

Mes krizës në vazhdim, monedha rumune arriti rekorde të reja të ulta ndaj euros. "Një shuarje e gjendjes politike të tensionuar do të na ndihmojë shumë," tha Mugur Isaresku, guvernatori i Bankës Qendrore të Rumanisë në reagim të rënies së monedhës.

Gjykata la gjithashtu shumë rumunë me një shije të hidhur.

"Po ndodh ajo që i trembesha më shumë: një luftë politike e palogjikshme," tha për SETimes Ovidiu Skarlat, një biblotekar 38 vjeçar. "Vendimi i gjykatës tregon se ç'farë është tipike për këtë demokraci të papjekur,se nuk mund të ndërmarrim vendime themelore kur duhet. Përsa u përket politikanëve, thjesht nuk dinë si të humbasin."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment