Prodhuesit e bulmetit në një betejë humbëse me importet

02/08/2012

Gjatë tre viteve të shkuara, 5,000 prodhues qumështi në BiH kanë hequr dorë nga biznesi i tyre për shkak të konkurrencës nga jashtë e mungesës së mbështetjes për industrinë e tyre nga politikanët.

Nga Bedrana Kaletoviç për Southeast European Times në Tuzla -- 02/08/12

photo

Blegtorët në BiH thonë se po dalin nga tregu nga importet e huaja më të lira e qeveria nuk ka ndërmarë veprim që t'i ndihmojë ata. [Bedrana Kaletovic/SETimes]

Eshtë më e lehtë dhe më e lirë të prodhosh qumështin e prodhimet e qumështit jashtë vendit e t'i importosh ato në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) sesa ta bësh këtë brenda vendit, një gjendje që i bën blegtorët gjithnjë e më të pa-interesuar në mbarështimin e gjedhit e prodhimin e qumështit, sipas Shoqatës së Fermerëve të BiH-së.

"Vendimi për të zbatuar një taksë veterinare, që u kërkon prodhuesve të BiH-së të paguajnë 256 euro për një ekzaminim të eksporteve të [qumështit e bulmetit], ndërsa të huajt paguajnë vetëm 24 euro për të importuar të njëjtat, nuk është ndryshuar për një vit," tha për SETimes Vladimir Usorac, president i Shoqatës së Prodhuesve Bujqësorë të Republikës Sërbska.

Si një pasojë e kostos më të lartë për prodhuesit vendas, BiH humbet13 milionë euro çdo vit, tha Usoraci.

Blegtorët thanë se janë të pakënaqur me atë që e quajnë një mungesë vëmendje nga politikanët e BiH-së, pasi tregu i tyre po merret nga importet rajonale e të BE-së.

'Marr 21 cent për një litër qumësht e 7 cent nga ndihma e qeverisë, ndërsa një litër qumështi shitet për 72 cent në dyqane. Kjo është shumë pak," tha për SETimes Enes Hasanoviç, një anëtar i shoqatës.

Hasanoviçi tha se përmbi kufijtë shumë të vegjël të fitimit, politikanët e BiH-së nuk kanë votuar ende për të krijuar një çmim minimal të mbrojtur.

"Prodhuesit nuk janë të mbrojtur e shumë, si unë, nuk dëshirojnë t'i shesin qumështin qeverisë për gati hiç gjë," tha ai.

Unë e kuptoj plotësisht pakënaqësinë e fermerëve për shkak të vonesës në zbatimin e masave nxitëse. Ministria e bujqësisë e FBiH dhe qeveria janë të hapura për bisedime me prodhuesit. Ne jemi në dijeni se kostot e masave nxitëse nuk janë të mjaftueshme, por ne nuk mund të pranojmë kërkesa për çmime më të larta të qumështit," i tha SETimes ministri i bujqësisë, ujit dhe pyjeve i FBiH, Jerko Ivankoviç-Lijanoviç.

Disa blegtorë në rajon thanë se përballen me probleme të ngjashme. Çmimi i qumështit të ri-blerë në Kroaci është më i larti në rajon, 12% më i lartë se në Serbi ose në BiH, por është përsëri jo i mjaftueshëm që t'u japin prodhuesve më shumë sesa përfitimi minimal.

Në tre vitet e fundit, 5,000 blegtorë në BiH kanë hequr dorë nga biznesi i tyre.

''Çmimi mesatar i riblerjes së qumështit bruto në BE është 40 cent për litër. Duhet të jemi të kënaqur me gjysmën e asaj e duhet të jemi gjithashtu të gëzuar nëse qeveria paguan madje këtë pagesë të ulët, duke ditur se pagesat janë gjithnjë me vonesë," tha Vinko Simiç, një fermer nga Kroacia.

BiH importoi mbi 76,000 tonë qumësht e prodhime blegtorale me vlerë 84 milionë euro vitin e kaluar.

Serbia e Kroacia janë furnizuesit kryesorë, por materiali bruto shpesh importohet në këto vende nga diku tjetër fillimisht, si nga Rumania e Polonia.

"Fermerët tanë po vuajnë, shumë e hedhin qumështin sepse nuk ia vlen t'a shesësh. Askush nuk duket të shqetësohet për këtë në BiH ndërkohë që influencuesit e tregtisë punojnë shumë që qumështi të importohet e të shitet këtu në sasi të mëdha," tha Hasanoviçi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një mungesë ndërgjegjësimi nga ana e konsumatorëve për të blerë prodhime vendi ushqen gjithashtu gjendjen e vështirë të blegtorëve.

Ministritë përkatëse pretendojnë se po bëjnë përpjekje nëpërmjet një politike mbështetëse për të ndihmuar prodhuesit, por prodhuesit thanë se qeveria ka dështuar me ta.

''Nuk ka asnjë strategji në veprim për të mbështetur prodhimin vendor e prodhuesit janë tepër të dobët që të përballen me industrinë e fuqishme evropiane," tha për SETimes Vjekosllav Joviç, drejtor i një fabrike bulmeti në Tesliç.

Ushqimi me bazë kafshësh mund të eksportohet në BE vetëm nëse vendi ka krijuar kontrollet ushqimore sipas modelit të 2006-tës të BE-së e strukturat prodhuese duhet të miratohen nga Zyra për Ushqimin e Mjekësinë Veterinare në Dublin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment