Raporti tregojn novacione të pakta në rajon

02/08/2012

Me gjithë mundësitë e mëdha në kërkim e punë të novacioneve, vendet në rajon kanë rezultate të dobëta.

Nga Katica Gjuroviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 02/08/12

photo

"Novacionet janë thelbësore për ekonominë moderne pasi krijojnë vende të reja pune e rrisin rendimentin e zhvillimin e vendit," tha për SETimes Daniela Benavente, e Tregusit Botëror të Novacionit. [Reuters]

Raporti i Treguesit Botëror të Novacionit për 2012, i botuar nga shkolla ndërkombëtare e biznesit me qendër në Francë  INSEAD e Organizata Ndërkombëtare e Pronës Intelektuale, tregon se vendet rajonale kanë mungesa lidhur me novacionin, por disa po ecin më mirë sesa vende të tjera në sondazhin botëror.

Nga 141 vende në raport, vetëm 25 morën më shumë se 50 pikë në një shkallë 100 pikëshe. Sllovenia u rendit e 26-ta, pak nën 50 pikë e ndiqej nga Kroacia (e 42-ta), Bullgaria (e 43-ta), Mali i Zi (i 45-ti) e Serbia (e 46-ta) . Më poshtë në listë ishin Rumania (e 52-ta), Maqedonia (e 62-ta), Bosnjë dhe Hercegovina (e 72-ta), Turqia (e 74-ta) e Shqipëria (e 90-ta).

Raporti rendit vendet mbi bazën e aftësive e rezultateve të novacionit të tyre. Për të dytin vit me rradhë, Zvicra, Suedia e Singapori kryesojnë në ecurinë e përgjithshme të novacionit. Jemeni, Nigeri e Sudani janë në fund të renditjes.

Raporti mbuloi 94.4% të popullsisë e PKB-së së botës.

"Novacionet janë thelbësore për ekonominë moderne, pasi krijojnë vende pune të reja e rrisin rendimentin e zhvillimin e vendit . Njoftimet tregojnë se vendet që investuan në kërkim e novacion u zhvilluan më fuqishëm në krizë e po dalin më shpejt prej saj," tha për SETimes Daniela Benavente, kërkuese kryesore e administratore e projektit për Indeksin Botëror të Novacionit.

Raporti , në të cilin novacioni është përcaktuar gjerësisht, përfshin kryesisht novacione në biznes, duke mbajtur parasysh novacion në infrastrukturë, arsim e rezultatet e tij: njohuri, aftësi, ndikim në rendiment e përdorim të teknologjisë së re në organizimin e punës.

Danica Miçanoviç, sekretare e Bordit të Novacionit Teknologjik në Dhomën serbe të Tregtisë, tha se Serbia ka marë një prirje për lart në shkencë e punën kërkimore, por ka shumë për të bërë në novacion.

"Na duhen më shumë sisteme rregullimi e më shumë para, pasi fondet tona për novacion në nivelin kombëtar janë të kufizuara: rreth 0.35% e PKB-së, shumë nën mesataren e planifikimin prej 3% të BE-së," tha Miçanoviçi për SETimes .

Deri tani, Serbia ka investuar në novacion nëpërmjet Instrumentit të fondeve të Ndihmës Përpara Pranimit të BE-së. Programi i Mbështetjes së Novacionit të Integruar e Projekti Novacion Serbia, i administruar nga Banka Botërore, janë financuar nga BE me qëllim për të mbështetur konkurueshmërinë e rritjen ekonomike në Serbi, nëpërmjet forcimit të novacionit në ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Malin e Zi, Drejtoria Shtetërore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme nisi një program garantues për novacionin për të përmirësuar konkurueshmërinë e novacionin në ndërmarrjet nëpërmjet kredisë së pakthyeshme.

Në bashkëpunim me Fondin Evropian të Investimeve e Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, u nis një projekt rajonal për zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme e të vogla në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nismë do të ketë 140 milionë euro nëpërmjet Kuadrit të Investimit të Ballkanit Perëndimor, për të siguruar financim për novacion për ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Një lidhje për raportin është këtu.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di