01/08/2012
Një analist thotë se deklaratat e presidenti serb mund t'i jepnin fund shpresave të vendit për të fituar hyrjen në BE.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 01/08/12
![]() Rreth 80,000 serbë të Kosovës jetojnë në jug të Lumit Ibar. [Reuters] |
Mospranimi i Presidentit serb Tomisllav Nikoliç ultra-nacionalist për të përjashtuar ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, duke u kujtuar njerëzve luftrat e përgjakshme që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, po shkakton reagime të ashpra.
"Nëse më thatë 20 vjet më parë se nuk do të kishte Jugosllavi, nuk do t'u besoja. Po të më thonit se Serbia e Mali i Zi do të ndahen, do t'u kisha thënë gjithashtu se kjo ishte e pamundur. Gjithashtu mund të kisha thënë se Gjermania nuk do të bashkohet kurrë, por jeta na sjell të papritura," tha Nikoliçi për The Guardian në një intervistë të botuar të dielën (29 korrik).
Duke shkuar një hap më tej, Nikoliçi tha se serbët në Kosovë po jetojnë "nën kërcënimin e genocidit," e çdo përpjekje për të imponuar qeverisjen e Prishtinës në veri "mund të shpjerë në një largim serb."
"Ç'ndodh nëse largohen serbët? Kush do t'i pranojë rezultatet e një genocidi të tillë?" tha Nikoliçi për The Guardian. Presdidenti i ri tha se 40,000 vetë mund të përzihen, "pavarësisht nëse janë gra, burra, [civilë ose] ushtarë." Rezultati do të ishte një ndryshim në "përbërjen etnike të teritorit."
"Ka një rrezik se Prishtina do të përgatitet të shkojë aq larg. Forcat e armatosur të vetme atje, përveç komunitetit ndërkombëtar, janë shqiptare. Jam i bindur se nuk do të pyesin fare për të bërë kështu menjëherë," tha Nikoliçi, duke shtuar se vetëm prania e trupave të NATO-s parandalon një veprim të tillë.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u përgjigj gjithashtu nëpërmjet The Guardian, duke i kujtuar Nikoliçit se dy të tretat e serbëve të Kosovës jetojnë në jug të Lumit Ibar.
"[Ata] janë plotësisht të integruar e kanë kontrollin e vetë-qeverisjes në nivel vendor he marrin pjesë në të gjitha institucionet në nivelin qendror," tha Thaçi.
"Nikoliçi po turpëron veten me deklarata rreth genocidit që në fakt nuk kanë asnjë bazë e idetë rreth ndarjes që do t'u japin fund shpresave të Serbisë për të fituar ndonjëherë hyrjen në BE," tha për SETimes Daniel Server, profesor i trajtimit të konfliktit në Shkollën Xhon Hopkins të Studimeve Ndërkombëtare të Përparuara me qendër në SHBA.
"[Nikoliçi] duhet të këshillohet me serbët në jug të Lumit Ibar lidhur me idetë e tij të ndarjes: shumica e tyre e kundërshtojnë fuqishëm, ashtu siç është edhe kisha ortodokse serbe," tha ai.
Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikës Ballkanike në Prishtinë, tha se institucionet e Kosovës janë shumë-etnike e nuk kanë ndërmarë ndonjë veprim që do të përshkruhet se ka për qëllim të shkaktojë largimin e serbëve të Kosovës.
"Përkundrazi, Kosova ka shpenzuar dhjetra milionë dollarë për të ndërtuar një shoqëri shumë-etnike e të integruar. Kjo retorikë e viktimizimit është ajo që ka kontribuuar në luftrat e tmerrshme të viteve 1990," tha Bytyçi për SETimes.
Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës së Politikës me qendër në Beograd, tha se është e qartë se Nikoliçi synon të shtyjë për një zgjidhje të çështjes Serbi-Kosovë.
"Ai pret se Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë në të ardhmen. Ai është padyshim një ndryshim historik për elitën serbe. Gjithsesi, ka mundësi se ai ka shpresa se Kosova mund të ndahet në të ardhmen," tha Popoviçi për SETimes.
Bytyçi tha se përpjekjet e Serbisë për të ndarë Kososën nuk të habisin.
"Që më 1999, Serbia ka mbajtur institucione paralele në Kosovë, duke shkelur Rezolutën 1244, e gjë që kanë kërkuar të dëmtojë zhvillimin e Kosovës, kryesisht duke ruajtur ndarjen mes serbëve e shqiptarëve, Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, Serbia ka kërkuar të krijojë një mini-shtet në Kosovën e veriut, duke dëmtuar rëndë stabilitetin e mbarë rajonit," tha Bytyçi për SETimes
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes