Investimet turke çojnë më tej bashkëpunimin me Maqedoninë

30/07/2012

Investimi i Cevahir Holding prej 300 milionë euro në një kompleks banimi në Shkup është një mundësi ekonomike për Maqedoninë.

Nga Menekshe Tokjaj e Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Stamboll e Shkup -- 30/07/12

photo

Ibrahim Cevahir i Cevahir Holding shikon ndërsa Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski e Presidenti Gjorge Ivanov fillojnë në mënyrë ceremoniale ndërtimin e projektit më të madh të banimit të Shkupit. [Tomislav Georgiev/SETimes]

Ndërtimi i kompleksit më të madh privat të banimit të Shkupit nga ndërmarrja turke Cevahir Holding pritet të forcojë bashkëpunimin Maqedoni-Turqi e të inkurajojë zhvillimin ekonomik në kryeqytetin maqedonas.

Eser Cevahir, një anëtar i bordit të Cevahir Holding tha për SETimes se qëllimi kryesor i ndërmarrjes është të sjellë projekte të rinj në tregjet e reja.

"Maqedonia është një ekonomi tregu në zhvillim e ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Avantazhi që na ofron Maqedonia vjen nga vendndodhja e saj si një porta drejt Evropës pa kërkesa për viza", tha Cevahiri.

Kompleksi i banimit ndodhet në lagjen në komunën Aerodrom në zgjerim të Shkupit. Ai shtrihet për 280,000 metra katrorë e përbëhet nga katër ndërtesa 42 katëshe, 130 m të larta e një qendër biznesi e tregtare.

Ndërmarrja njoftoi se do t'a përfundojë atë brenda tre vjetësh.

Pronari Ibrahim Cevahir tha se është takuar gjerësisht me udhëheqësit e Maqedonisë në fazat e planifikimit përpara sesa të përfundohej marrëveshja.

Projekti është një mundësi për të ndihmuar në uljen e nivelit të papunësisë prej 30%.

"Thirrëm disa ekspertë e administratorë nga Turqia, por i kushtojmë vëmendje të veçantë punësimit të maqedonasve për fazat e tjera kryesore të punimeve të ndërtimit," tha Cevahiri.

Ndërtimi do të kryhet nga një ekip inxhinierësh turko-maqedonas, por zyrtarët thanë se do të përfshijë sektorë të tjerë të prodhimit e shërbimeve.

Kryeministri Nikola Gruevski tha se qeveria do t'u kushtojë vëmendje thirrjeve të Cevahirit që të lehtësojë ligjin e punësimit e të lejojë më lehtë këshilltarët e huaj.

"Ky lloj ndërtimi i stërmadh do të ndikojë të paktën 20 degë të tjera të ekonomisë e do t'i shtojë vlerë ekonomisë së përgjithshme të vendit," tha zëvendës/kryeministri i Maqedonisë Vladimir Peshevski.

Përfaqësuesi i Turqisë në Shkup, Ambasadori Sokmensuer Gurol, tha se shpresonte që investimi turk në Maqedoni të rritet edhe më shumë. "Megjithëse jemi në kohë krize botërore, marrëdhëniet dypalëshe ekonomike e tregtare mes Turqisë e Maqedonisë po zhvillohen me një hap të shpejtë e mezi presim që të forcohen më tej lidhjet ekonomike, për të mirën e të dyja palëve," tha ai.

Kompleksi do të strehojë 5000 vetë e pritet që 2000 deri në 3000 të tjerë t'a frekuentojnë atë për ditë.

Ekspertët e pronave të paluajtshme e qytetarët parashikojnë një përfitim tjetër: një ulje në çmimet e pronave të paluajtshme që tashmë shkojnë në 1200 deri në 1300 euro për metër katror.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Me një ofertë më të madhe për apartamente, [çmimet] mund të bien", tha banori i komunës Sllavko Tanevski për SETimes.

Cevahiri nuk ka filluar të shesë ende apartamentet, por zyrtarë të ndërmarrjes thonë se interesi është i madh. Maqedonas e turq janë interesuar për përparimin e projektit.

Disa turq janë frymëzuar tashmë për të investuar në prona të paluajtshme në Maqedoni e po kërkojnë lidhje familjare. Banori nga Stambolli Asli Ozsar vendosi të blejë një apartament në kompleksin e banimit të Cevahirit.

"Kam rrënjë të forta familjare në Shkup … [T]ë gjithë nga familja ime ishin shumë të gëzuar për këtë projekt kaq të rëndësishëm banimi. Eshtë një inkurajim i madh për disa turq që [të] kërkojnë rrënjët e tyre maqedonase", tha Ozsari për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment