Kosovarët përballen me probleme të udhëtimit në BiH

30/07/2012

Pavarësisht nga pranimi i pasaportës së Kosovës, udhëtarët nga Kosova përballen me pengesa për të vizituar BiH.

Nga Muhamet Brajshori e Drazhen  Remikoviç për Southeast European Times në Prishtinë e Sarajevë  -- 30/07/12

photo

Kalimi në BiH është i vështirë për mbajtësit e pasaportës së Kosovës. [Dosje e SETimes]

Mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, janë subjekte të procedurave të gjata e pagesave të larta.

Me qëllim që të marrin një vizë, shtetasit e Kosovës duhet të kenë një letër të ftesës, një letër biznesi dhe nota diplomatike. Letra e ftesës duhet të noterizohet e të dërgohet në ambasadën e vendit të kërkuesit në Sarajevë. Procesi kërkon kohë e para.

Selma Ymeri me origjinë nga Sarajeva që ka jetuar në Kosovë që më 1979 tha se rrallë udhëton në Bosnjë për shkak të problemeve që ndesh për të marë një vizë boshnjake.

“Kostoja e vizës është e lartë e duhet të shkojmë në Maqedoni ose Malin e Zi që të bëjmë kërkesë e të marrim pasaportën. Nuk do t'a kisha besuar se mund të ishte kaq e vështirë për mua që të vizitoj atdheun tim, por politika ka duart e saj këtu," tha Ymeri për SETimes .

Zoran Perkoviç, ndihmës/ministër i jashtëm i BiH-sv, tha se të gjithë shtetasit që jetojnë në Kosovë trajtohen barazisht, pavarësisht nëse janë boshnjakë ose serbë ose shqiptarë kur vjen puna për të marë një vizë për në BiH. Por boshnjakët në Kosovë kanë një proces më të lehtë.

"Futëm disa përjashtime kur vjen puna për të udhëtuar për shtetasit e [BiH] që jetojnë në Kosovë. Janë në gjendje të udhëtojnë në BiH me pasaportat e shtypura nga autoritetet e Kosovës, me vizën e duhur. Mund të qëndrojnë në Bosnje për 90 ditë e viza kushton rreth 40 euro. Vizat mund të merren në misionet diplomatike të BiH-së në Zagreb, Shkup e Podgoricë," tha Perkoviçi për SETimes .

Sipas zyrtarëve, marrja e një vize duhet të kërkojë rreth shtatë ditë. Megjithatë, shpesh nuk është ky rasti. Këshilli i Ministrave të BiH merr vendimin që të japë një vizë ose të hedhë poshtë kërkesën, kështu që vendimi për secilën kërkesë është në pritje derisa të mblidhet këshilli.

Petrit Selimi, zëvendës/ministër i punëve të jashtme të Kosovës, tha për SETimes se BiH ka një metodë të vijës së ashpër ndaj Kosovës kur vjen puna tek lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave.

“Boshnjakët madje nuk do të njihnin pasaportat tona. Këtë vit kemi parë një shtendosje më të madhe të gjendjes me vizat e dhënë në pasaportat tona, vulat e njohura e shkallë shumë më të madhe udhëtimi në dhe nga Sarajeva e Banja Luka," tha Selimi. "Jam optimist se do të jemi në gjendje të kemi marrëdhënie normale."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duljko Hasiç, një anëtar i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të BiH-së, tha se autoritetet morën një vendim të mirë kur lejuan që shtetasit e Kosovës të udhëtojnë në BiH  me pasaportat e vendit, por, tha ai, duhet të bëhet më shumë derisa lëvizja e njerëzve dhe e mallrave të nxisë marrëdhëniet e biznesit.

"Vlera e eksporteve nga BiH në Kosovë më 2011 arriti në mbi 100 milionë euro, ndërsa importet nga Kosova mezi arritën në 500,000 euro. Këto dy vende kanë ende për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike të tyre, [por ajo kërkon heqjen] e pengesave administrative," tha Hasiçi për SETimes .

Ymeri thotë se shpreson që kërkesat për vizë të hiqen, të paktën për diasporën e BiH-së që jeton në Kosovë

“Sarajeva duhet t'u kushtojë më shumë vëmendje [boshnjakëve] që jetojnë në Kosovë. Heqja e kërkesës për viza do të jetë një hap i mirë në atë drejtim e ndoshta hapja e një zyre përfaqësuese në Kosovë. si Kina e Rusia  që gjithashtu nuk e njohin Kosovën, por kanë një lloj marrëdhënie dhe kështu do të na ndihmonin e do të kuptonin problemet e sfidat tona," tha Ymeri.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Serbia, SHBA rritin bashkëpunimin ushtarakSerbia, SHBA rritin bashkëpunimin ushtarak

Reformat ushtarake të Serbisë fitojnë mbështetje nëpërmjet bashkëpunimit të sektorit të mbrojtjes me SHBA.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di