BE dhe OJQ-të sulmojnë ndryshimet e ligjit të BiH-së

30/07/2012

Duke ligjëruar shumë forma të konfliktit të interesit e duke ndryshuar ndëshkimin për shkelje, ndryshimet e legjislacionit të 2002-shit do të rrisin korrupsionin, thonë disa.

Nga Anes Aliç për Southeast European Times në Sarajevë -- 30/07/12

photo

Parlamenti i BiH-së miratoi një ligj të ri që lejon zyrtarët, të akuzuar për konflikt interesi, që të gjobiten në vend që të pezullohen. [Reuters]

Institucionet e BE-së e OJQ-të po kritikojnë miratimin nga parlamenti i Bosnjë dhe Hercegovinës të ndryshimeve në një ligj që ka për qëllim të lehtësojë përpjekjet kundër korrupsionit të vendit, duke thënë se ndryshimet do të shpien në rritje të korrupsionit.

Më parë këtë muaj, ligjvënësit miratuan ndryshimet në Ligjin mbi Konfliktin e Interesave me praktikisht pa asnjë debat.

Dispozita më e kundërshtueshme e ligjit të ri është se zyrtarët e akuzuar për konflikt interesi do të ndëshkohen duke u gjobitur në vend që të pezullohen. Shkelësit do të paralajmërohen e do t'u jepen disa muaj për të ndrequr gjendjen e konfliktit të interesit. Ligji i ri shfuqizon gjithashtu sanksione të mos-zgjedhshmërisë për kandidatët e mundshëm zgjedhorë.

Ligji i konfliktit të interesit u imponua nga Përfaqësuesi i Lartë i atëherëhsm Pedi Eshdaun më 2002 e u miratua nga parlamenti. Ai ndalon zyrtarët e zgjedhur, ekzekutivët e këshilltarët në institucionet qeveritare nga disa veprimtari, duke përfshirë premtimin e punësimit, dhënies së privilegjeve mbështetur në përkatësinë partiake, dhënien e dhuratave e dhënien e informacionit të privilegjuar mbi veprimtaritë shtetërore.

Ligji ka qenë i rëndësishëm për transparencën e luftën kundër korrupsionit, si dhe për aspiratat e vendit për në BE. Megjithatë, ligji nuk u zbatua kurrë plotësisht, pasi shumë dispozita mbetën të paqarta. Pati gjithashtu një mungesë të vullnetit politik për të sanksionuar zyrtarët.

Afati përfundimtar për të ndryshuar ligjin ishte maji e mandati i komisionit ndër-sektorial të parlamentit, që propozoi ndryshimet, përfundoi një javë përpara votimit.

Transparency International pretendon se në vend të përmirësimit të legjislacionit ekzistues, ndryshimet e kanë dobësuar atë, duke ofruar më shumë mundësi për të ndikuar mbi punën e zyrtarëve politikë.

Sërxhan Bllagovçanin, drejtori ekzekutiv i degës boshnjake të Transparency International tha për SETimes se legjislacioni i ri në fakt anullon ligjin ekzistues duke bërë të mundur përfitime shtesë për punonjësit publikë e ligjërimin e shumë formave të konfliktit të interesit.

"Përcaktimi i 'të afërmve të zyrtarëve të zgjedhur' do të pakësohet vetëm për anëtarët e të njëjtës familje. Pakësimi i numrit të të afërmve të afërt do të shpjerë në një shkatërrim të plotë të sistemit [për të parandaluar] korrupsionin e mundshëm," tha Blagovçanini.

Ndryshimet e reja rrisin gjithashtu kufirin në kontratat për shërbimet personale të zyrtarëve publikë nga 2,500 në 10,000 euro për vit,

"Jo vetëm që kjo është një mundësi për shpërdorim detyre, por gjithashtu ka për qëllim dobësimin e sanksioneve për rastet e përcaktuara të konflikteve të interesave," tha Blagovçanini. "Sanksioni i vetëm i mbetur për konfliktin e interesave janë gjoba që shkojnë nga 500 deri në 5,000 euro, që janë jashtëzakonisht të ulëta në krahasim me përfitimin e mundshëm nëpërmjet konfliktit të interesit."

Komisioni Qëndror Zgjedhor boshnjak, i ngarkuar me zbatimin e ligjit, ka përcaktuar deri tani shumë raste të konfliktit të interesit mes zyrtarëve të zgjedhur mbështetur në dispozitat që kanë të bëjnë me të afërmit e afërt.

Sipas të dhënave të komisionit, vetëm më 2011 ai nisi procedurat e sanksioneve kundër 250 zyrtarëve. Megjithatë, vetëm 120 zyrtarë u sanksionuan në fakt e vetëm një duzinë prej atyre sanksioneve u zbatuan. Sanksionet janë prirur gjithashtu të synojnë zyrtarët e nivelit të ulët; asnjë zyrtar i nivelit të njësisë ose të shtetit nuk është synuar sipas këtyre dispozitave.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Më 2008, hetimet e komisionit treguan se Ministri i Jashtëm i atëhershëm boshnjak Sven Alkalaj ishte një anëtar i paguar i bordit mbikqyrës të një ndërmarrje sigurimi vendase që bënte biznes me organizma qeveritare.

Sanksionet për shkelje ishin pezullimi e një ndalim nga mbajtja e funksionit publik për katër vjet. Megjithatë, sanksionet nuk u zbatuan kurrë e Alkalaji e mbajti funksionin e tij deri këtë vit, kur mandati i përfundoi natyrshëm.

Damir Kaletoviç, komentator politik e gazetar për Televizionin Federal me qendër në Sarajevë, tha për SETimes se ligji ligjëron efektivisht korrupsionin politik.

"E fundit fare është se politikanët po sigurojnë të ardhurat e tyre përtej mandatit të tyre. Pasi asnjë nga ligjet lidhur me luftën kundër korrupsionit nuk është sinkronizuar me standartet e BE-së, vendi humbet 200 milionë euro çdo vit nga korrupsioni. Shumica e këtyre parave përfundon në xhepat e ndërmarrjeve në pronësi të partive politike e manjatëve të tyre të afërt," tha Kaletoviçi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment