Referendumi në Rumani mund të lehtësojë krizën politike

28/07/2012

Rumunët do të votojnë të dielën në një referendum vendimtar mbi shkarkimin e presidentit Trajan Bashesku.

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 28/07/12

photo

Presidenti i pezulluar i Rumanisë Trajan Bashesku i drejtohet turmës gjatë një tubimi të enjten (26 korrik) në Bukuresht. [Reuters]

Fati politik i presidentit rumun të shkarkuar Trajan Bashesku mbetet në duart e më shumë se 18 milionë votuesve të regjistruar të cilët kanë të drejtë të votojnë të dielën (29 korrik) për të parë nëse ai duhet të largohet nga detyra.

Bashesku shpreson që shumë prej tyre të qëndrojnë në shtëpi.

Presidenti prej dy mandatesh u shkarkua nga parlamenti në 6 korrik në një votim të orkestruar nga Kryeministri Viktor Ponta dhe koalicioni social-liberal në pushtet (USL), duke e zhytur Rumaninë në një krizë politike dhe duke shqetësuar komunitetin ndërkombëtar.

Bashesku akuzohet për kapërcim të autoritetit të tij si pjesë e grindjes së tij me Pontën, i cili ishte lideri i partisë opozitare para se të bëhej kryeministri i tretë i Rumanisë për këtë vit. USL gjithashtu fajëson Basheskun për masat shtrënguese që u miratuan nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Emil Bok, aleati politik i Basheskut.

Për të siguruar humbjen e Basheskut, Ponta u përpoq pa sukses të frenojë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe të kalonte një dekret urgjent për të ulur standardet e votimit të shkarkimit të së dielës. Bashesku mund të hiqet nga detyra me shumicën e të gjithë votuesve të regjistruar – rreth 9,1 milionë. Ponta kërkoi të vendosej standardi i shumicës së thjeshtë të votuesve që marrin pjesë në referendum.

Si BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kritikuan ashpër Pontën dhe USL për veprimet e tyre kundër Basheskut, të cilat janë duke u konsideruar gjerësisht si sulme kundër shtetit ligjor dhe demokracisë.

Demokratët liberalë të Basheskut janë duke u kërkuar votuesve të bojkotojnë referendumin për të siguruar që të shfuqizohet akuza për shkarkim. "Nuk është e rëndësishme karrigia e Basheskut, por rivendosja e funksionimit të shtetit rumun", tha Bashesku.

photo

Kryeministri Viktor Ponta është kritikuar nga BE-ja, por tha se votimi i shkarkimit është një "shembull tekstual demokracie". [Reuters]

Ponta, në një ese të botuar të premten nëwww.foreignpolicy.com, pranoi se kishte bërë gabime gjatë ndjekjes së akuzave të shkarkimit të presidentit dhe gjatë keqkomunikimit me qarqet ndërkombëtare. Por ai tha se procedimi i shkarkimit është një "shembull tekstual demokracie në veprim."

"Thirrja e Basheskut për bojkot është një hap anti-demokratik i projektuar për të shmangur shkarkimin me çdo kusht", tha ai.

Rumunët janë të ndarë rreth referendumit. "Unë do të qëndroj në shtëpi ... jo domosdoshmërisht sepse dua të ndihmoj Basheskun, por sepse më kanë ardhur në majë të hundës të gjitha grindjet e kësaj politike e cila ka qenë një shfaqje e vazhdueshme e trishtuar gjatë 22 viteve të fundit. Kjo luftë nuk ka vend për mua", tha Daniel Rates, një inxhinier 38 vjeçar, për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Por analistët kanë dyshime se referendumi do t'i japë fund betejës politike. "Kjo krizë politike është tepër e madhe për t'i dhënë fund të dielën. Më e shumta që mund të bëjë referendumi është ta zbusë atë", tha Aleksandru Radu, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Bukureshtit, për SETimes.

"Ka dy skenarë veprimi për periudhën e pas-referendumit: Bashesku shkarkohet dhe USL fiton më shumë pushtet dhe legjitimitet, dhe kjo do të sjellë një klimë politike disi më të zbutur. E dyta, Bashesku fiton dhe të dy rifillojnë luftën me forca të ripërtërira. Në secilin rast, nuk do t'i shohim fundin këtij konfrontimi politik para zgjedhjeve parlamentare të kësaj vjeshte", shtoi Radu.

Për koalicionin qeverisës social-liberal, gjërat janë mjaft të qarta.

"Nëse Bashesku shkarkohet, ne do të kthehemi në normalitet dhe institucionet shtetërore do të funksionojnë. Nëse ai kthehet në detyrë, atëherë qeveria do të vazhdojë të pengohet të bëjë punën e saj. Dhe është Rumania ajo që do të humbasë", tha Eugen Nikolaesku, një deputet i USL, për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment