Ekipet olimpike të Evropës Juglindore në një vështrim

26/07/2012

Një vështrim në thelb në kontigjentin e Evropës Juglindore në Londër.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 26/07/12

photo

Lojtarët e Kroacisë festojnë fitoren e tyre kundër Kanadasë gjatë Turneut të Kualifikimit Olimpik për femra FIBA në Ankara më 29 qershor. Kroacia e fitoi ndeshjen e u kualifikua për në Lojrat Olimpike të Londrës më 2012. [Reuters]

Rreth 700 atletë nga Evropa Juglindore do të konkurojnë në Lojërat Olimpike të Londrës më 2012. Të kryesuar nga ylli serb i tenisit Novak Gjokoviç, mundësja bullgare Stanka Zllateva, ylli grek i atletikës Dimitris Kondrukukis, rajoni shpreson të bëjë një përshtypje të fortë në skenën ndërkombëtare.

Ja një vështrim në delegacionet olimpike të rajonit:

  • Shqipëria: Popullsia: 2.8 millionë; Atletët në Londër: 11

    Shpresat më të mira për medalje: Romela Begaj, peshëngritëse, fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes më 2012 ; Majlinda Kelmendi, xhudo, e renditur e shtata në botë në kategorinë 52 kg nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, nga Kosova, por konkurron nën flamurin shqiptar.

    Momenti më i mirë olimpik:Ymer Pampuri u bë shqiptar i parë që theu një rekord olimpik në peshëngritje në Munih më 1972. Roimela Begaj përfundoi e gjashta në kategorinë 58 kilogram të peshëngritjes në Pekin më 2008. Shqipëria ende nuk ka fituar medaljen e parë olimpike të saj.

  • Bosnje dhe Hercegovina (BiH): Popullsia: 3.8 millionë; Atletët në Londër: 6

    Shpresat më të mira për medalje: Amel Mekiç, xhudo, i renditur i 28-ti në botë në kategorinë nën 100 kg për meshkuj dhe fitues i medaljes së artë në Kampionatin Evropian të Xhudos; Luçia Kimani, atletikë, përfundoi e 42-ta në maratonën për femra në Pekin më 2008 dhe mban katër rekorde kombëtare të BiH-së.

    Momenti më i mirë olimpik: Sarajeva priti Olimpiadën Dimërore më 1984 kur BiH ishte ende pjesë e ish-Jugosllavisë. Ajo bëri debutimin e saj olimpik si një vend i pavarur në Barcelonë më 1992 e ka marë pjesë në të gjitha Lojërat Verore që atëhere, por ende nuk fituar medaljen e parë të saj.

  • Bullgaria: Popullsia: 7.3 millionë; Atletët në Londër: 63

    Shpresat më të mira për medalje: Stanka Zllateva, mundëse, medalja e argjendtë në Pekin më 2008 dhe pesë herë kampione bote; Maria Grozdeva, qitëse, mban rekordin botëror për 25 metra pistoletë e ka dy medalje të arta e tre të bronzit nga Olimpiadat e mëparshme; Ivet Jalova, atlete, fitoi garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Evropian të Atletikës më 2012; Silvia Miteva, gjimnaste, fitoi dy medalje argjendi në Kupën Botërore në maj.

    Momenti më i mirë olimpik: Bullgaria ishte mes 14 vendeve që u paraqitën në Olimpiadën e parë në Athinë më 1896. Që atëhere ka marë pjesë në shumicën e Lojërave të Verës duke fituar 212 medalje. Paraqitje më e suksesshme e Bullgarisë ishte në Lojërat Verore në Moskë më 1980, ku fitoi 41 medalje.

  • Kroacia: Popullsia: 4.3 millionë; Atletët në Londër: 110

    Shpresat më të mira për medalje: Sandra Perkoviç, hedhëse e diskut, rregjistroi largësinë e tretë më të mirë në botë të saj në maj me 68.2 m  e mori të artën në Kampionatin Evropian të Atletikës; Snezhana Pejiç, qitëse, mori të bronztën në 10 metra pushkë me ajër në Pekin më 2008. Kroacia fitoi dy medalje të arta në hendbollin për meshkuj.

    Momenti më i mirë olimpik: Kroacia bëri debutimin Olimpik të saj si një vend i pavarur më 1992 në Barcelonë, duke fituar tre medalje.

  • Qipro: Popullsia: 1.1 millionë; Atletët në Londër: 4

    Shpresat më të mira për medalje: George Akileos u rendit i pari në botë në qitjen në fluturim; Kiriakos Joanu, atlet, mban rekordin kombëtar qipriot për kërcimin së larti me 2.35 metra e fitoi medaljet e bronzit e argjendit në Kampionatet Botërorë të mëparshëm.

    Momenti më i mirë olimpik: Qiproja bëri debutimin e saj në lojërat verore në Moskë më 1980, disa muaj pas paraqitjes së saj të parë në Olimpiadën Dimërore të parë të saj në Lejk Placid. Vendi nuk ka fituar ende medaljen e tij të parë.

photo

Vasiliki Vugiuka e Greqisë merr pjesë në një seancë praktike skerme për femra në vendin ExCel përpara fillimit të Lojërave të Londrës. [Reuters]

  • Greqia: Popullsia: 10.9 millionë; Atletët në Londër: 105

    Shpresat më të mira për medalje: Dimitris Kondrokukis, kërcim së larti për meshkuj, fitoi të artën në Kampionatin Botëror për salla të mbyllura më 2012; Piro Dhima, peshëngritës, tre herë kampion Olimpik mes 1992 e 2000 që më pas fitoi të bronzit në Athinë më 2004; Aleksandros Nikolaidis, takuondo, fitues i medaljes së argjendtë në Pekin, i cili përfundoi i treti në Turneun Kualifikues Olimpik Botëror të Takuondosë; Ilias Iliadis, xhudo, kryeson në listën e renditjes të Federatës Ndërkombëtare Olimpike të Xhudos në kategorinë nën 90 kg.

    Momenti më i mirë olimpik: Greqia është vendlindja e Lojërave Olimpike të lashtësisë më 776 përpara Krishtit e priti Olimpiadat moderne më 1896 e 2004. Greqia ka fituar gjithsej 108 medalje olimpike.

  • Maqedonia: Popullsia: 2 millionë; Atletët në Londër: 4

    Shpresat më të mira për medalje: Marko Blazevski e Simona Marinova, notarë, renditur si dy notarët kryesorë të vendit.

    Momenti më i mirë olimpik: E para dhe e vetmja medalje për Maqedoninë ishte e bronztë, e fituar nga mundësi Magomed Ibragimov në Sidni më 2000.

  • Moldavia: Popullsia: 3.6 millionë; Atletët në Londër: 21

    Shpresat më të mira për medalje: Kristina Jovu, peshëngritëse, fitoi të artën në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes më 2012.

    Momenti më i mirë olimpik: Bëri debutimin e parë Olimpik të saj si një vend i pavarur në Lojërat Olimpike Dimërore në Lillehamer më 1994 e fitoi dy medaljet e para të saj në Lojërat e Atlantës më 1996 me Nikolae Juravshi e Viktor Renejski në kanoe 500 metra çift për meshkuj të argjendtën e me mundësin Serguei Mureiko të bronzit në kategorinë e peshës mjaft të rëndë greko-romake.

  • Mali i Zi: Popullsia: 620,000; Atletët në Londër: 33

    Shpresat më të mira për medalje: Ekipi i vaterpolit meshkuj, përfundoi i katërti në Pekin më 2008; Sërxhan Mrvaljeviç, xhudo, nënkampioni i tanishëm i botës në kategorinë për meshkuj nën 81 kg.

    Momenti më i mirë olimpik: Mali i Zi bëri paraqitjen e parë të tij si një vend i pavarur në Olimpiada në Pekin më 2008. Ekipi i tij i vaterpolit për meshkuj mbërriti deri në lojën për medaljen e bronzit, por humbi ndaj Serbisë. Mali i Zi nuk ka fituar ende medaljen olimpike të tij të parë.

  • Rumania: Popullsia: 19 millionë; Atletët në Londër: 104

    Shpresat më të mira për medalje: Ekipi rumune i femrave në gjimnastikë fitoi Kampionatin evropian si dhe mori medalje në Athinë mv 2004; Flavius Koczi, gjimnast, doli i pari në kaluç në Kampionatin Evropian për meshkuj; Viorica Susanu e Georgeta Andrunaçe, bartka me rrema, synojnë medaljen e tyre të artë të katërt me rradhë në çifte me rrema me spostim.

    Momenti më i mirë olimpik: Rumania bëri debutin e parë Olimpik të saj në Paris më 1900 e që atëhere ka fituar 292 medalje në Lojërat Verore me qitësin rumun Josif Sirbu që mori fitoren e parë në 50 m pushkë më 1952. Në Los Anxheles ë 1984, atletët rumunë u kthyen në atdhe me 53 medalje, duke u renditur në vendin e dytë të përgjithshëm. Gjimnastja rumune Nadia Komaneshi u bë e para gjimnaste ndonjëherë që mori klasifikimin 10 të përsosur në Montreal më 1976, ku siguroi tre medalje ari.

  • Serbia: Popullsia: 7.1 millionë; Atletët në Londër: 115

    Shpresat më të mira për medalje: Novak Gjokoviç, tenist, tani i renditur i dyti në botë sipas ATP-së e medalje e bronzit në Pekin më 2008; ekipi i meshkujve i vaterpolit mori të bronztën në Pekin më 2008, fitoi Kampionatin Evropian e pastaj Trofeun XXIV Ndërkombëtar Para-Olimpik të Vaterpolit; Jasna Sekariç, qitëse, mori medaljen e artë në 10 m me pistoletë me ajër e të bronzit me pistoletë 25 m në Seul më 1988 e fitoi medalje argjendi në Lojërat e 2000 dhe 2004.

    Momenti më i mirë olimpik: Serbia bëri debutimin Olimpik të saj më 1912, por për shkak të transformimeve të ndryshme politike pas 1920-tës, nuk mori pjesë në Lojëra si një vend i pavarur deri në Pekin më 2008, kur fitoi tre medalje, një të argjendtë e dy të bronzit.

  • Turqia: Popullsia: 74.7 millionë; Atletët në Londër: 114

    Shpresat më të mira për medalje: Ramazan Shahin, mundës, fitoi të vetmen medalje të Turqisë në stilin e lirë për meshkuj për kategorinë 66 kg në Pekin më 2008; Polat Kemboi Arikan, atlet, fitoi të artën në 10,000 m e të bronzit në 5,000 m në Kampionatin Evropian të Atletikës.

    Momenti më i mirë olimpik: Më 1936 në Lojërat e Berlinit, Jashar Erkan u bë atleti i parë turk që fitoi një medalje të artë Olimpike.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di