Investimet e huaja rriten në Maqedoni

26/07/2012

Rritja e investimeve tregon premtim si për ekonominë maqedonase, ashtu edhe për ekonomitë rajonale.

Nga Miki Trajkovski për Southeast European Times në Ohër -- 26/07/12

photo

Nga çeliku e pjesët e makinave tek turizmi, investitorët po tregojnë interes në rritje në Maqedoni. [Reuters]

Fushata e qeverisë maqedonase për të tërhequr investime të huaja po shpërblehet pasi investimet nisën të materializohen e investitorë me emër të madh vazhdojnë të vizitojnë vendin për të shqyrtuar mundësitë e sipërmarrjes.

"Ne [shpresojmë të]  sjellim [në Maqedoni] sa më shumë investitorë të huaj që të jetë e mundur, të tregojmë profesionalizëm, gatishmëri e fleksibilitet për të bashkëpunuar," tha Zëvendës/Kryeministri Vladimir Peshevski.

Të mërkurën  (25 korrik) qeveria nënshkroi një marrëveshje prej 415 milionë euro me EurOmax Resources të Kanadasë për të ndërtuar e punuar në minierën e arit e bakrit të Ilovicës. Javën e shkuar, turkja Çevahir Holding nisi një investim prej 300 milionë euro për një kompleks vendpushimi luksi në komunën e aerodromit të Shkupit.

Po ashtu, Lisa Draxlmaier GmbH e Gjermanisë do të bashkohet ne një partner vendas në një projekt prej 35 milionë euro për të prodhuar pjesë makinash në një strukturë të re në Kavadarçi, që do të punësojë 4,000 vetë në pesë vitet e para.

Brenda një viti Draxlmaier do të ndërtojë një fabrikë tjetër në Kavadarçi që do të furnizojë prodhuesit e Mercedezit.

Zyrtarët thanë se zgjedhja e Maqedonisë nga Draxlmaier vlerëson përpjekjet e Maqedonisë për të krijuar kushte tërheqëse investimi, duke përfshirë vende tërheqëse me mbështetje infrastrukture e mjedise shtesë, shpesh të siguruara nga qeveria, në shtatë zona të zhvillimit teknologjik-industrial si dhe dokumentacion të përshpejtuar elektronik.

"Praktikisht u japim investitorëve tokë falas," tha për SETimes Viktor Mizo, drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja të Maqedonisë.

Analistët thanë se një veçori tjetër tërheqëse është se Maqedonia ka taksat më të ulta në Evropë; të ardhurat nga kapitali e të ardhurat personale taksohen me një nivel fiks prej 10%. Investitorët e huaj që ri-investojnë fitimet janë të lirë nga pagimi i taksave.

Ndërmarrje të markave të njohura në botë si Kemet Electronics, Tehnohose e Protek po përfundojnë fabrikat e tyre në zonën e zhvillimit industrial Shkupi1, njohur në popull si Bunarxhik, e do të nisin prodhimin këtë vjeshtë.

Të tjerë, si prodhuesi belg i autobuzëve e makinave Van Hool, si dhe Montherson e Indisë e N to N Fiber e SHBA-së kanë blerë parcela toke ose po ndërtojnë tashmë strukturat në zonën Shkupi1.

Një aspekt tjetër i përpjekjeve të qeverisë është sjellja në Maqedoni e disa prej investitorëve më të pasur të botës, duke përfshirë miliarderin e Meksikës, Karlos Slim, Emirin e Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani e Subrata Roi që kryeson punëdhënësin më të madh të Indisë, Grupin Sahara, për të shqyrtuar mundësitë e investimit.

"Prania e tyre ka një ndikim qetësues në ekonomitë e trazuara rajonale," tha për SETimes Atanas Xhurovski, profesor i financave publike në Universitetin Shën Kliment Ogridski në Bitolë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vizitat e investitorëve janë pasuar nga specialistë të ndërmarrjeve për një shqyrtim më nga afër të mundësive që shkojnë nga zonat e zhvillimit turistik tek destinacionet kryesisht buze liqeneve të Maqedonisë: Ohër, Strugë Prespë e Dojran, tek vende për xhirimin e filmave.

"Rajoni duhet t'i shohë këto vende si mundësi sepse lojtarët e mëdhenj të botës kërkojnë të ulin kostot e kërkojnë destinacione jo të shtrenjta, si dhe kushte të përshtatshme biznesi," tha Xhurovski.

Ai shpjegoi se ndërmarrjet nga Lindja e Mesme dhe e Largët e më tej gjithnjë e më tepër e vlerësojnë Maqedoninë për pasjen e marrëveshjeve të nënshkruara mbi tregtinë e lirë e mundësinë e hyrjes në tregun e BE-së.

"Eshtë e rëndësishme për t'a vendosur rajonin në hartë për investitorët botërore. Investitorët me emra të mëdhenj priren të vështrojnë që të investojnë në të gjithë rajonin sapo të ngrenë një bazë," tha për SETimes Ljube Trpeski, ish guvernator i bankës kombëtare të Maqedonisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment