Bani nxit për mirëkuptim mes Kosovës e Serbisë

25/07/2012

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun u kërkoi Kosovës e Serbisë që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Nga Linda Karadaku, Safet Kabashaj e Biljana Pekushiç për Southeast European Times në Prishtinë e Beograd  -- 25/07/12

photo

"U kam theksuar të gjithë udhëheqësve rëndësinë vendimtare të ndërmarrjes së hapave të mëtejshme për mirëkuptim më të madh," tha Ban Ki-Mun. [Reuters]

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun u kërkoi Kosovës e Serbisë që të shkojnë përpara në normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve fqinjë, gjatë takimeve me zyrtarët në Prishtinë e Beograd këtë javë.

"U kam theksuar të gjithë udhëheqësve rëndësinë vendimtare të ndërmarrjes së hapave të mëtejshme për mirëkuptim më të madh," tha Ban Ki-Muni për gazetarët në Aeroportin e Prishtinës, ku u takua me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga e Kryeministrin Hashim Thaçi të martën (24 korrik).

Shefi i OKB-së shprehu shqetësim për gjendjen në Kosovën e veriut e përshkallëzimin e tensioneve gjatë vitit të kaluar.

"Eshtë thelbësore që ... çështjet lidhur me Kosovën e veriut të zgjidhen nëpërmjet dialogut paqësor. Pikëpamjet e komuniteteve të prekura më drejtpërdrejt nga tensionet kanë rëndësi të madhe. Të drejtat e nevojat thelbësore të tyre duhet të përfaqësohen demokratikisht," tha Bani.

Zyrtarët në Serbi, ndërkohë, i thanë Banit se dëshirojnë që OKB të bëhet pjesë në bisedimet në vazhdim mes Beogradit e Prishtinës. Dialogu u iniciua e u mbështet nga BE.

"OKB duhet të luajë një rol më aktiv në luftën për parimet e të drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial e sovranitetit të vendeve të njohur ndërkombëtarisht, vendeve anëtare të OKB-së e për zbatimin e Rezolutës 1244," tha të hënën Presidenti serb Tomisllav Nikoliç.

Sipas Martin Nesirki, zëdhënës për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, organizata do të mbetet në rolin e saj për të ndihmaur të dyja vendet.

"Ndërsa Bashkimi Evropian shkon përpara në kryesimin e përpjekjeve ndërkombëtare në rajon, kjo trashëgimi duhet të ruhet e çdo "punë e pambaruar" duhet të trajtohet nëpërmjet dialogut e mjeteve paqësore. OKB do të vazhdojë të jetë një partner në ndihmën për të gjitha komuniteteve në formimin e të ardhmes së tyre," tha Nesirki.

Thaçi tha se do të ishte  e pamundur që OKB të bashkohej me dialogun teknik që filloi në mars 2011.

Në Beograd, Bani u takua me Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç e Kryeministrin e ngarkuar Ivica Daçiç. Shefi i OKB-së tha se kishte besim se "Serbia do të bënte një kontribut të plotë në punën e OKB-së, veçanërisht në vitin që pason kur Jeremiçi do të kryesojë Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së."

Dushan Janjiç, koordinator i Forumit për Marrëdhëniet Ndër-etnike, tha se Bani dha një mesazh të qartë.

"Asambleja e Përgjithëshme trajton çështjet botërore, jo interesa serbe," tha Janjiçi për SETimes . Ai tha se nëse Jeremiçi përpiqet të shtyjë një rend të ditës të brendshëm në organizimin botëror, kjo do t'i shkaktojë dëm të madh Serbisë.

Në Kosovë, baza për vizitën e Banit ngriti disa çështje.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Belul Beqaj, një profesor universiteti i Kosovës e analist politik, tha se vizita është vetëm pjesë e kronikave të historianëve. "Nuk ka ndonjë ndikim thelbësor, shpjegimi për ardhjen e tij në Kosovë [u lidh me Rezolutën 1244] që ka kohë është bërë pjesë e historisë," tha Beqaj për SETimes .

Ramadan Ilazi, bashkë-themelues i lëvizjes Fol të Kosovës, tha se vizita është e lidhur me përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës.

"[Ai] ka ndërmend të gjejë modalitete të reja për statusin e rolin e OKB-së në Kosovë. Kosova ka nevojë për mbështetjen e OKB-së e roli i kësaj organizate është i domosdoshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë ...," tha Iliazi për SETimes .

Ndërsa është në Kosovë, Bani do të vizitojë UNMIK-un, si dhe do të udhëtojë në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, manastirin serb të Visoki Deçanit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment