Analistët thonë se rajoni është i prekshëm ndaj sulmeve

23/07/2012

Bomba vetëvrasëse e javës së shkuar ndaj një grupi turistësh izraelitë në Bullgari shërbeu si një kujtesë e brengosur se rajoni mbetet i prekshëm ndaj sulmeve terroriste, thanë ekspertët e sigurisë.

Nga Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Shkup -- 23/07/12

photo

Bomba vrau pesë turistë izraelitë, shoferin e autobuzit dhe vetë sulmuesin, thanë autoritetet. [Reuters]

Në udhëkryq mes Lindjes e Perëndimit, ku kundërshtitë e dallimet më të mëdha vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë, Ballkani është një vend ku parandalimi i kërcënimeve terroriste është ndonjëherë i vështirë, bien dakord ekspertët. Rreziqet ishin më të mëdha gjatë disa viteve të fundit, për shkak të faktit se shumë vende në rajon u bënë anëtarë të NATO-s e BE-së dhe kontribuojnë në koalicionin ndërkombëtar anti-terrorist.

"Terrorizmi nuk njeh kufij," tha për SETimes Blagoja Markovski, ish-zëdhënësi i Shefit të Shtabit të Ushtrisë Maqedonase. "Terroristët nuk e kanë problem kalimin nga një territor në tjetrin, për të lëvizur e organizuar vetveten. Megjithëse ndoshta nuk do të marrin mbështetje të gjerë për veprimet e tyre këtu, gjithsesi sulmet terroriste në një nivel mikro-mjedisi janë një kërcënim real. Ato krijojnë paqëndrueshmëri, pasiguri e frikësojnë popullsinë."

Një terrorist shpërtheu një bombë të mërkurën (18 korrik) në një autobus në aeroportin e Burgasit, duke vrarë pesë pasagjerë izraelitë e shoferin e autobusit. Sulmuesi që mbetet i paidentifikuar u vra gjithashtu.

Turistët zbritën nga një fluturim çarter nga Tel Avivi e ishin në rrugë për në vendpushimin Sunny Beach në Detin e Zi. Zyrtarët izraelitë po fajësojnë Iranin e Hezbollahun për sulmin, por Irani i ka kundërshtuar akuzat. Izraeli planifikon të fusë Hezbollahun në listën e tij të zezë të terrorit, ashtu si BE. Grupi është tashmë në listën e zezë të SHBA-së.

"Rajoni, për fat të mirë, nuk ka qenë ekspozuar aq shumë ndaj sulmeve konkrete terroriste të përmasave së asaj kundër shtetasve të izraelit në Bullgari," tha për SETimes Mentor  Vranjolli, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Qendrën Kosovare për Studimet e Sigurisë.

"Ndonse shumica e strategjive kombëtare të sigurisë të shteteve të Ballkanit përfshin kërcënime e rreziqe që mund të vijnë nga terrorizmi botëror, për shkak të gjendjeve relativisht të qëndrueshme mund të ketë ndodhur që këto rreziqe mund të jenë shpërfillur në një shkallë të madhe nga institucionet e këtyre vendeve."

photo

Anëtarët e një ekipi shpëtimi e rimarrje izraelite ndihmuan në hetimin e sulmit të 18 korrikut. [Reuters]

Ekspertët rekomandojnë që rajoni të konsiderojë rritjen e niveleve të sigurisë e të bashkërendojë forcat e sigurisë për të parandaluar kërcënimet terroriste, veçanërisht në rajonet e vizituara shpesh nga turistët izraelitë. Përfaqësuesit e Izraelit në rajon kërkuan gjithashtu gatishmëri më të madhe.

"Fushata iraniane e terrorit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Lindjen e Mesme, Hezbollahut, synon civilët pa u shqetësuar për fenë e shpallur ose etninë e tyre," tha për SETimes Ohad Avidan Kajnar, zëvendëskonsulli i përgjithshëm  i konsullatës izraelite në Stamboll. "Tragjedia e ... sulmit me bombë vetëvrasëse të Burgasit ka marë jetën e pesë izrelitëve, por gjithashtu të një bullgari me origjinë turke ... Përpjekje të tilla ka patur shumë në pak muajt e fundit: Nju Delhi, Bankok, Tbilisi, Baku, Stamboll, Nairobi dhe vetëm javën e fundit, një përpjekje e dështuar e një natyre të habitshme të ngjashme, në Qipro."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Pas sulmit të Burgasit, zyrtarët në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) rritën sigurinë rreth ambasadës izraelite e ndërtesave të tjera që mund të jenë objekte të armiqve të Izraelit, tha Urosh Pena , zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Bashkërendimit të Organeve të Policisë në BiH.

Por vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Serbinë, nuk e kanë rritur sigurinë, ndonse zyrtarët maqedonas thonë se po shohin nga afër gjendjen në Bullgari.

Sipas Byrosë Shtetërore maqedonase të Statistikave, 361 turistë izraelitë vizituan Maqedoninë në maj. Numri është rritur në mënyrë të vazhdueshme që më 2010. Numri i turistëve izraelitë në Maqedoni u rrit pasi të dy vendet futën rregjimin e udhëtimit pa viza e pasi një muze holokausti u ngrit në Shkup.

Korrespondentët e SETimes Linda Karadaku në Prishtinë, Menekshe Tokjaj në Stamboll, Drazhen Remikoviç në Podgoricë e Biljana Pekushiç në Beograd kontribuan në këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment