Ethet olimpike rriten mes pasigurisë ekonomike

21/07/2012

Raportet tregojnë se Lojërat Olimpike të Londrës ka të ngjarë të tërheqin një numër të konsiderueshëm spektatorësh nga Ballkani pavarësisht krizës ekonomike.

Nga Lily Lynch për Southeast European Times në Beograd -- 21/07/12

photo

Lojërat Olimpike i kanë rrënjët e tyre në vitin 776 para Krishtit në qytetin grek të Olimpias, duke i lejuar Greqisë të vazhdojë të luajë një rol të veçantë në lojërat moderne. [Reuters]

Mes një sfondi masash shtrënguese të ashpra, peshës së krizës globale ekonomike, marrëdhënieve të hidhura mes shtetesh fqinje dhe spektrit të ripërtërirë i terrorizmit, Lojërat Olimpike Verore të vitit 2012 ofrojnë një zbavitje të mirëpritur për Evropën Juglindore.

Me pothuajse të gjitha vendet e rajonit që dërgojnë atletë për të konkurruar, vëzhguesit thonë se Lojërat në Londër, prej 27 korrikut deri 12 gusht, do të jetë veçanërisht të rëndësishme.

Serbia, e cila feston 100 vjetorin e saj si një konkurrente olimpike, do të dërgojë 115 atletë që do të konkurrojnë në 15 sporte -- shumë më tepër nga vetëm dy të tillë të dërguar në Lojërat e Stokholmit në vitin 1912.

"Serbia kurrë nuk ka pasur kaq shumë medalje në periudhën para-olimpike, që u jep shpresë të gjithëve", tha për SETimes Marko Kronja, këshilltar i punëve publike në Ministrinë serbe të Rinisë dhe Sporteve.

Me ish-yllin e NBA-ja Vlade Divaç që kryeson Komitetin Olimpik të këtij viti dhe me konkurrimin e lojtarit të tenisit të renditur në vend të parë, Novak Gjokoviç, Kronja tha se ai pret vëmendje në madhe të publikut në Serbi për lojërat.

Në Kosovë, kampionia për femra në xhudo Majlinda Kelmendi ka tërhequr interes goxha të lartë nga tifozët. Për shkak se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Kelmendi do të konkurrojnë si pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, edhe pse Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe është njohur nga 80 vende, duke përfshirë 22 nga 27 vendet e BE-së.

Prezantuesja e radios Ganimete Beqiri tha për SETimes se njerëzit në Kosovë janë ende të interesuar për këtë event. "Është një joshje e madhe të ndjekësh Lojërat Olimpike, dhe unë jam duke pritur me ankth të shikoj garat e atletikës". Megjithatë, ajo gjithashtu beson se Lojërat Olimpike mund të ndihmojnë njerëzit të mos mendojnë në lidhje me shqetësimet e ngutshme ekonomike.

"Njerëzit do të përpiqen nëpërmjet sportit të harrojnë për një farë kohe përpjekjet tona të përditshme ekonomike, dhe të gjejnë kënaqësi shpirtërore në mungesë të asaj financiare", tha për SETimes Orhan Gashi, një noter në Kosovë.

Rumania, rezultatet më të mira të së cilës kanë ardhur historikisht nga gjimnastika, planifikon të dërgojë 104 atletë në 15 disiplina në Londër.

Bogdan Belciug, i cili ka ndjekur ecurinë e Rumanisë në lojëra që nga viti 1992 tha për SETimes se ai do të shikojë sportet "ku atletët rumunë mund të fitojnë medalje: gjimnastika, kanotazh dhe xhudo".

Ndërkohë që Rumania i vendos shpresat e saj në ekipin e gjimnastikës, Mali i Zi pret rezultate të mira në vaterpolo. Megjithëse vendi u bë anëtar i KON vetëm pesë vjet më parë, ai do të dërgojë 32 atletë në Londër këtë vit.

Pa marrë parasysh se kriza ekonomike ka prekur njerëzit, të gjithë mund të ndajnë emocionet dhe zbavitjen e lojërave.

"Unë kam tre vjet i papunë, por kjo nuk është e rëndësishme sepse, në çdo rast, unë do të mbushem me gëzim për vendin tim", tha Darko Mosor nga Mali i Zi.

Në Shkup, Maqedoni, nuk ka kafe ose bar në qytet që nuk është i pajisur me televizor me ekran të sheshtë për të parë Lojërat Olimpike.

"Ne instaluam televizorin kur filloi Kampionati Evropian i Futbollit dhe kemi përshtatur edhe çmimet që të përshtaten me kuletat e klientëve," tha pronari i birrarisë Krigla Sasho Boshkov.

Maqedonia do të dërgojë katër atletë në Londër, që do të konkurrojnë në not dhe gara në pistë dhe fushë.

Shpresat janë të larta për 108 pjesëmarrësit e Kroacisë që do të konkurrojnë në 17 sporte.

"Atletët tanë janë promovuesit më të mëdhenj të vendit tonë në botë", tha Marina Çengiç, një inxhiniere telekomunikacioni nga Zagrebi për SETimes. Ajo tha se shumë kroatë identifikohen me ekipin me një ndjenjë krenarie kombëtare.

Ndërkohë, disa analistë thonë se emocionet dhe krenaria kombëtare që shoqëron këtë ngjarje mund të fshehë sëmundje të caktuara sociale.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Michael Silk, një profesor në Departamentit e Arsimit në Universitetin e Bath që ka shkruar gjerësisht në lidhje me Lojërat Olimpike, tha se kombet kanë tendencën të promovojnë një version të vetes tërheqës për tregjet e jashtme gjatë Lojërave Olimpike, dhe "ndoshta qëllimisht fshehin realitetet e jetës së përditshme," të tilla si recesionin apo tensionet etnike.

Shumë në rajon, si Ana Marinesku nga Rumania, janë dakord që Lojërat Olimpike mund të ndihmojë njerëzit të harrojnë vështirësitë e tyre ekonomike, por nuk duket se përqendrohen te dëmet që mund të shkaktojë.

"Çfarë tjetër duhet të bëj?" tha ajo. "Unë shikoj TV dhe eci në park. Më pëlqen të shikoj sporte. Unë nuk e kuptoj politikën".

Korrespondentët e SETimes Safet Kabashaj në Prishtinë, Gabriel Petresku në Bukuresht, Drazhen Remikoviç në Podgoricë, Ksenija Jurkoviç në Zagreb dhe Marina Stojanovska në Shkup kontribuan në këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di