Analistët: sulmi terrorist i Burgasit nxjerr në pah mangësi të sigurisë

20/07/2012

Ekspertët e analistët e sigurisë kombëtare të Bullgarisë thonë se sulmi terrorist në Burgas të mërkurën tregoi se vendi nuk qe i përgatitur t'ja dilte një sfide të këtij lloji.

Nga Svetla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 20/07/12

photo

Ministri i brendshëm bullgar Cvetan Cvetanov (në mes), ministri i financave Simeon Xhankov (djathtas) dhe ministri i ekonomisë dhe energjisë Deljan Dobrev u drejtohen gazetarëve në hyrje të aeroporit të Burgasit të enjten (19 korrik). [Reuters]

Autoritetet bullgare janë nën kritika nga analistët lokalë lidhur me dështimin për të prishur sulmin me bombë vetëvrasëse të mërkurën në qytetin vendpushimor të detit të Zi, Burgas që vrau pesë turistë izraelitë dhe një shtetas bullgar.

"Ky ishte një incident tragjik për Bullgarinë," i tha SETimes të enjten (19 korrik) profesor Julij Abaxhiev, një ekspert bullgar i sigurisë kombëtare dhe anti-terrorizmit.

"Ky ishte një akt kriminal kundër shtetit bullgar me një pasojë shumë serioze. Ai erdhi gjithashtu për të provuar se terroristët nuk do të tregojnë mëshirë ndaj asnjë vendi në ndjekje të qëllimeve të tyre, që qenë të lidhura me Izraelin në këtë rast," tha Abaxhiev, i cili kryeson Bashkimin e Komandove Bullgare dhe Akademinë e Komandove Ndërkombëtare, një organizatë jo fitim-prurëse me bazë në Sofje. "Forcat bullgare të sigurisë duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se duhet të jenë vigjilente kur është një grup i madh izraelitësh në një vend dhe kjo masë paraprake sigurie duhet të rritet."

Bazuar në dobësinë e sektorit të inteligjencës të vendit, shërbimet e sigurisë duhet të përqëndrohen në përmirësimin e kapacitetit të tyre në zonën parandaluese, tha Abaxhiev.

Incidenti ndodhi në më pak se një orë pasi një fluturim çarter nga Tel Avivi, me 154 vetë në bord u ul në aeroportin Sarafov, jashtë Burgasit, të mërkurën. Rreth 40 turistë izraelitë po hipnin në një autobuz që qe menduar t'i shpinte ata në vendpushimin Plazhi Diellor, kur ai u hodh në erë në një sulm të dyshuar me bombë vetëvrasëse. Përveç pesë turistëve dhe shoferit bullgar të autobuzit që u vranë në vend, 31 izraelitë të tjerë dhe një përfaqësuese e kompanisë bullgare të udhëtimit, u plagosën në shpërthim.

"Sulmuesi me bombë vetëvrasës, që hodhi në erë veten, apo e hodhën në erë, nuk veproi i vetëm," tha Abaxhiev. "Duhet patur parasysh se këta njerëz nuk veprojnë kurrë vetëm. Ata duhetb të gjejnë bombën, apo materialet shpërthyese, nga dikush brenda vendit."

Gjenerali në pension Atanas Atanasov, një ligjebërës i Demokratëve të krahut të djathtë për një Bullgari të Fortë (DSB) dhe një ish udhëheqës i shërbimeve të sigurisë së vendit, tha se incidenti i së mërkurës tregoi "dështimin e plotë" të forcave të sigurisë për t'u marrë me sulmet terroriste.

"Kjo nuk është e papritur duke menduar se raporti vjetor 44-faqesh i sigurisë kombëtare përmban vetëm një frazë të vetme mbi terrorizmin ndërkombëtar si një kërcënim sigurie kombëtare," i tha ai SETimes të premten.

"Është e qartë se një nga organizatat terroriste islamike qe prapa sulmit në Burgas," vuri në dukje ai. "Vendimi i tyre për ta kryer këtë në territorin tonë me sa duket vjen si përgjigje ndaj disa gafave shumë serioze të politikës së jashtme që prekin rajonin e tyre" që bëri qeveria në Sofje," tha Atanasov, duke shtuar se ai "nuk do të spekullonte" lidhur me këtë.

E përditëshmja e Izraelit Haaretz raportoi në krye të janarit se ministria e transportit të vendit i kishte kërkuar agjensive të sigurimit të një numri vendesh evropiane, përfshirë Bullgarinë, të forconin sigurinë rreth grupeve të turistëve izraelitë "në vendpushime të ndryshme si ski apo hotele."

"Unë kërkova të forcohet zyrtarisht siguria sepse jam i shqetësuar rreth një incidenti lidhur me sigurinë," citonte raporti i 5 janarit i gazetës Dani Shenar, kreun e sigurimit në ministrinë e transportit, të thoshte. "Ju kam kërkuar shërbimeve të sigurimit në Evropë të shoqërojnë grupet e izraelitëve dhe të kryejnë kontrolle me qën gjurmues," shtonte ai, duke cituar Sofjen si një vend objektiv kryesor kërcënimi, duke vënë në dukje se "vende të tjera nuk duhet të lihen pasdore."

Izraeli ka fajësuar Iranin për sulmn, një akuzë që Irani e mohoi nëpërmjet TV shtetëror. The New York Times, duke cituar një zyrtar të lartë pa emër të SHBA, thoshte se zyrtarët emerikanë identifikuan sulmuesin si një anëtar të Hezbollah që kishte "vepruar nën udhëheqjen e gjerë" për të sulmuar objektiva izraelite.

Bullgaria nuk kishte dëshmuar sulme terroriste në territorin e vet që nga një seri incidentesh me bomba në mes të viteve 1980 kryer kryesisht nga turqit etnikë lokalë kundër fushatës së asimilimit të regjimit komunist, si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Ringjalljes. Incidenti i së premtes erdhi si një e papritur për autoritetet e vendit.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, megjithatë, minimizoi rrezikun që vendi i tij të bëhej një objektiv i një sulmi terrorist në janar, duke përmendur marrëdhëniet e tij të mira të biznesit me vendet arabe.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Bota arabe bën biznes në Bullgari," tha ai, duke nxitur atë që kritikët përfundimisht nisën t'i referohen si "doktrina e qebapit" e tij.

"Në çdo qoshe ka një dyqan qebapi. Ne shpresojmë se kush i merr vendime të tilla, do ta merrte parasysh këtë," tha Borisov.

Kritikët sulmojnë gjithashtu qeverinë për dështimin e saj për të marrë seriozisht paralajmërimin që erdhi në raportin e Haaretz që u la mënjanë krejtësisht.

"Sulmi i Burgasit tregoi dështimin komplet të 'diplomacisë së qebapit' të kryeministrit, i tha të premten SETimes ish ministri i jashtëm Solomon Pasi, themelues dhe kreu i Klubit Atlantik të Bullgarisë. "objektivi kryesor strategjik që mund të ndihmonte botën t'ja dilte me kërcënimin e çdo sulmi të ardhshëm terrorist do të ishte konsolidimi dhe globalizimi."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment