Zyra e Kosovës në Mitrovicën e veriut shkakton polemikë

19/07/2012

I trumbetuar si një hap drejt decentralizimit e një komune më vete, zyra është përçmuar nga Serbia e serbët e Kosovës.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 19/07/12

photo

Adrijana Hodxhiç kryeson zyrën administrative të qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut. [Laura Hasani/SETimes]

Qeveria e Kosovës hapi një zyrë administrative në Mitrovicën e veriut majin e shkuar, por përpjekjet e saj për të arritur serbët vendorë duke ofruar fonde e shërbime nëpërmjet zyrës janë pritur me përçmim, si dhe me akuza nga Serbia për përfshirjen e saj në një provokim.

Qeveria e Kosovës pretendon se shpenzon 4 milionë euro në vit, të shpërndarë nëpërmjet zyrës së UNMIK-ut, në paga, zjarrfikje, shërbime të mirëqënies shoqërore, pastrim parqesh e rrugësh.

Zyra lëshon dokumente identifikimi të Kosovës; çertifikata lindje, vdekje e martese dhe mbështet veprimtaritë sportive e kultutore si dhe projekte shoqërore.

Zyra është hapi i mëtejshëm teknik në krijimin e një komune më vete në Mitrovicën e veriut sipas propozimit të Ahtisarit, që ofron një decentralizim të shkallës së lartë, sipas përfaqësuesit civil ndërkombëtar Pieter Feith.

Plani i Ahtisarit parashikon krijimin e dy komunave në Mitrovicë -- të veriut e jugut -- dhe një bord të përbashkët për të dyja të përbërë nga 11 anëtarë, pesë nga çdo komunë e një zgjedhur nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar.

Me mbylljen e zyrës civile ndërkombëtare, është e paqartë tani sesi do të zbatohet plani dhe nga kush.

Serbia e quajti veprimin e qeverisë së Kosovës një provokim që do të armiqësojë serbët e Kosovës, por nga ana e saj do të forcojë administratën e saj vendore serbe.

"Dikush po përpiqet të provokojë reagimin e serbëve e të fajësojë Serbinë pastaj. E konsiderojmë këtë zyrë të keqe, jo të nevojshme, jo të dobishme e një përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren përpara sesa të fillojnë bisedimet për të gjetur një zgjidhje," tha për SETimes Oliver Ivanoviç, sekretari i shtetit i ministrisë serbe për Kosovën që po largohet.

Ivanoviçi tha se si shqiptarët, ashtu edhe serbët janë të qartë se do të ketë bisedime për veriun e Kosovës.

"Zyra nuk do të thotë se serbët duhet t'a pranojnë atë sepse kanë tashmë qeverinë vendore të tyre," tha Goran Bogdanoviç, ministër i Serbisë për Kosovën.

Adrijana Hoxhiç, e cila ishte caktuar të kryesojë zyrën administrative me përgjegjësinë e presidentit të komunës, tha se politizimi i hapjes së zyrës nuk u shërben shtetasve atje.

"Shtetasit nuk dëshirojnë presion, janë të ngopur me politikë e dëshirojnë vetëm të jetojnë më mirë," tha Hoxhiçi për SETimes.

Hoxhiçi shpjegoi se zyra punon pa përfshirje të ndonjë ndërmjetësi politik ose tjetër. "Shërbimet komunale ofrohen në një nivel individual," tha ajo.

Ndërsa 38 njerëz punojnë në zyrë tashmë, ky numër pritet të arrijë në 80 deri në tetor. Rreth një çereku i buxhetit do të harxhohet në projektet e investime të kapitalit.

"Si shumë serbë në veri, jam kundër zyrës. ... Eshtë e panevojshme e nuk shërben për asgjë, 90% e serbëve nuk do të përdorin shërbimet e saj," tha për SETimes Dragan Iliç, banor i Mitrovicës së veriut.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pranoi se qeveria e tij vazhdon të përballet me sfida në zhvillimin e një marrëdhënie mes institucioneve të Kosovës e komunitetit serb, por u zotua të vazhdojë përpjekjen.

"Komuna e Mitrovicës së veriut duhet të formohet sa më parë që të jetë e mundur e atje duhet të ketë shtet të së drejtës e zgjedhje të lira që do të krijojnë udhëheqës të ligjshëm vendorë," tha Thaçi.

Hoxhiçi është e vetëdijëshme për sfidat e vështirësitë për ata shtetas që kërkojnë shërbimet e zyrës.

"Shtetasit vijnë kurdoherë ... [duke] mos rënë në sy sepse retorika e përdorur nga strukturat ekzistuese i shkurajon e shkakton frikë midis tyre," tha Hoxhiçi. "Duhet përfundimisht të mos humbasim këtë shans, sepse kam frikë se nuk do të kemi një shans të dytë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment