Pesë turistë izraelitë të vrarë në sulmin terrorist në Bullgari

19/07/2012

Autoritetet izraelite fajësuan Teheranin për një sulm terrorist në aeroportin e portit të Burgasit të Bullgarisë në Detin e Zi, në të cilin u vranë pesë turistë izraelitë e një shofer autobuzi.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 19/07/12

photo

Tym shihet pas një shpërthimi në aeroportin e Burgasit të Bullgarisë të mërkurën (18 korrik). [Reuters]

Izraeli po premton shpagim të shpejtë për një sulm vdekjeprurës terrorist në një autobuz turistësh që transportonte pushues izraelitë në një vendpushim bullgar, duke thënë se "të gjitha shenjat shpien tek Irani" që të jetë pas shpërthimit që vrau gjashtë vetë e plagosi 32 të tjerë.

Autobuzi shpërtheu të mërkurën (18 korrik) në aeroportin e Burgasit, rreth 400 km në lindje të Sofjes, pasi pasagjerët po hipnin pas një fluturimi çarter nga Tel Avivi. Zyrtarët thanë se grupi po drejtohej për në vendpushimin Sunny Beach, rreth 30 km në veri të Burgasit.

Shoferi i autobuzit, një shtetas bullgar e pesë turistë izraelitë u vranë, pohoi për SETimes Daniel Stefanov i Drejtorisë së Informacionit e Gjendjes të ministrisë së jashtme bullgare, të enjten (19 korrik). Sulmuesi, i cili është i paidentifikuar, u vra gjithashtu.

Autoritetet e Izraelit premtuan veprim shpagues. "Të gjitha shenjat shpien tek Irani," tha Kryeministri izraelit Benxhamin Netaniahu në një mesazh me tekst. "Izraeli do t'i përgjigjet me forcë terrorit iranian."

photo

Shpërthimi ndodhi në aeroportin e Burgasit, 400 km në lindje të Sofjes. [Reuters]

TV shtetëror iranian i quajti akuzat e Netaniahut "qesharake" e "sensacionale".

Të 32 të plagosurit, përfshirë një grua bullgare, u shpunë në një spital në Burgas. Të gjithë ata, përveç tre vetëve që ishin në një gjendje kritike e u dërguan në një spital në Sofje, u transportuan në Izrael të enjten në mëngjes.

Autori i sulmit kishte një patentë të rreme, të lëshuar me sa duket në shtetin Miçigan të SHBA-së, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm bullgar Cvetan Cvetanov mëngjesin e së enjtes, duke shtuar se autoritetet bullgare të sigurisë po punojnë me kolegët e tyre të SHBA-së e Interpolit në këtë çështje. Ata kanë qenë në gjendje të marrin gjurmët e gishtrinjve nga sulmuesi dhe shpresojnë t'a identifikojnë atë së shpejti.

Sulmi terrorist i së mërkurës përkoi me 18 vjetorin e një shpërthimi vdekjeprurës në komunitetin hebre në Buenos Aires, Argjentinë, për të cilën u fajësua Irani e grupi guerrilas Hezbollah. Ai incident vrau 85 vetë e plagosi qindra të tjerë.

Sulmi i pashembullt terrorist në Bullgari tronditi njerëzit në vendin ballkanik.

photo

Ministria e Brendshme qarkulloi fotografitë e vëzhgimit të sulmuesit me bombë, por nuk e ka identifikuar atë. [Ministria e Brendshme e Bullgarisë]

Kishte "trupa e gjak gjithandej," tha një dëshmitar bullgar për televizionin me qendër në Sofje. "Pashë një autobus tjetër që mori flakë nga ai që shpërtheu. Ishte një kaos i plotë."

Aeroporti u bllokua menjëherë e i gjithë trafiku ajror u ridrejtua për në Varna, në bregdetin verior bullgar të Detit të Zi.

Nikolina Hristova, një punonjëse në hotelin Morsko Konçe (Kali i Detit), rreth 500 metra në lindje të vendit të incidentit, tha se ishte në rrugë për në Sunny Beach në atë kohë kështu që nuk dëgjoi gjë. Por kolegët e saj, që ishin në hotel, i thanë se "ishte një shpërthim shumë i fuqishëm e se ndjenë sikur të ishte një tërmet i vogël," tha ajo me telefon për SETimes të enjten. "Ata ishin të trembur, sigurisht, duke menduar se kishte shpërthyer një cisternë karburanti. Por ishin edhe më të tronditur kur morën vesh se çfarë kishte ndodhur në fakt."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Njerëzit që punonin në një hotel tjetër, më pak se një kilometër në perëndim të aeroportit Sarafovo, nuk dëgjuan gjë.

"Dëgjuam për të nga mediat e personeli i aeroportit," tha për SETimes Elena Dimitrova nga hoteli Laguna të enjten. "Por, po, jemi të shqetësuar sigurisht. Kush nuk do ishte?"

Udhëheqës bullgarë e një mori ndërkombëtarësh, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun, Presidenti i SHBA-së Barak Obama dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Kethrinë Eshton mes tyre, shprehën tronditje, ndërsa dënuan "me fjalët më të forta të mundshme" sulmin terrorist.

"Ky incident i tmerrshëm është një tronditje për të gjithë ne. Asgjë nuk mund të justifikojë vdekjet e plagosjet e njerëzve të pafajshëm," tha Kryeministri bullgar Bojko Borisov në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme. "Zotohem se do t'a hetojmë këtë incident në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mund të ndëshkohen deri në shtritrjen e plotë të ligjit. Bullgaria do të vazhdojë të luftojë kundër të gjitha formave të terrorizmit, të cilat nuk mund të justifikohen nën [asnjë] pretekst. Do të punojmë për të garantuar sigurinë e çdo shtetasi bullgar e të huaj në këtë vend."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di