18/07/2012
NATO pranon se Kosova ka bërë mjaft përparim, por tha se anëtarësimi PfP i Kosovës nuk është ende në tryezë.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 18/07/12
![]() Forcat e sigurisë së Kosovës po pëgatiten për anëtarësimin në mekanizmat e sigurisë rajonale e ndërkombëtare, duke përmbushur të gjitha kriteret e NATO-s. [Reuters] |
Kosova po kërkon të zgjerojë profilin e vet ndërkombëtar ndërsa kërkon të bashkohet me BE, NATO dhe të fitojë më shumë njohje në skenën globale.
Kryeministri Hashim Thaçi paraqiti në 11 korrik në Prishtinë një kërkesë që Kosova të bashkohet me programin e Partneritetit për Paqe (PfP), që do të vendoste një partneritet zyrtar midis Kosovës dhe NATO-s. Thaçi kërkoi gjithashtu që Kosova të bashkohet me Kartën SHBA-Adriatik dhe struktura të tjera rajonale të sigurisë, në të cilat vendi aktualisht është si një vëzhgues.
Një tjetër kërkesë është për pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe policisë së Kosovës brenda operacioneve të kryesuara nga NATO apo BE jashtë vendit.
"Kosova është e përkushtuar të bëhet një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon, duke e provuar tashmë këtë nëpërmjet bashkëpunimit të shkëlqyer me KFOR-in," i tha Thaçi NATO-s.
Një zëdhënës i NATO-s i tha SETimes se kërkesa e Kosovës për t'u bashkuar me PfP nuk qe diskutuar ende dhe tha se anëtarët e Kartës SHBA-Adriatik do të vendosin se kush bashkohet me grupin.
FSK tha se po përgatitet për një anëtarësim në mekanizmat rajonale e ndërkombëtare të sigurisë, duke pretenduar se ka përmbushur të gjitha kriteret e NATO-s, me një kapacitet për të reaguar në situatat e emergjencës në Kosovë dhe jashtë.
"Bazuar në kriteret dhe standardet e NATO-s, FSK përmbushën të gjitha kriteret për anëtarësimin në PfP. Anëtarësimi i FSK në mekanizmat e sigurisë rajonale do t'i ofrojë FSK të provojë veten si një kontribues i plotë sigurie në rajon," i tha SETimes Remzie Zeqiraj, zyrtare e marrëdhënieve publike e FSK.
Zeqiraj tha se objektivi i FSK është pjesëmarrja dhe anëtarësmi në të gjitha nismat rajonale.
"FSK është gjithashtu gati të kontribuojë me kapacitetet e veta në rastet e fatkeqësive natyrore, operacionet e kërkimit e shpëtimit, eleminimin e pasijeve të paplasura, logjistikën, mjekësinë," shtoi ajo.
Qendra e Kosovës për Studimet e Sigurisë (KCSS) botoi në prill një raport mbi udhën e Kosovës drejt programit të Partneritetit për Paqe. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkuar me të me përjashtim të Kosovës. KCSS thotë se problemi kryesor për Kosovën është qëndrimi i katër anëtarëve të NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania.
"Refuzimi për të njohur Kosovën zyrtarisht i bën marrëdhëniet kontraktuale midis NATO-s dhe Kosovës shumë të vështira," thoshte KCSS.
FSK ka rreth 2,500 trupa dhe nja 800 rezervistë. Struktura hierarkike e saj është bazuar në sistemin ushtarak të NATO-s.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes