Qeveria e Kosovës e rrethuar nga korrupsioni

17/07/2012

Vëzhguesit thonë se një mungesë vullneti politik e gjyqësor po lejon korrupsionin që të grryejë qeverinë e tanishme të Kosovës.

Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 17/07/12

photo

Akuzat e korrupsionit shpërthyen jo vetëm mes zyrtarëve të nivelit të lartë të qeverisë, por gjithashtu në nivelin bashkiak në Kosovë. [Reuters]

Pavarësisht nga premtimi i Kryeministrit Hashim Thaçi për të patur një politikë me tolerancë zero për korrupsionin, qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e tij vazhdon të jetë e rrethuar nga akuzat për keqbërje.

Në rastin më të fundit, prokurori i EULEX-it akuzoi Zëvendës/Kryeministrin e Kosovës Bujar Bukoshi e dhjetë zyrtarë të tjerë për korrupsion më 6 korrik, duke akuzuar Bukoshin për shpërdorimin e autoritetet të tij, kryerjen e detyrës, evazion fiskal e prishje të provave ndërsa shërbente si ministër i shëndetësisë më 2010. Të tjerët e dyshuar janë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm të ministrisë së shëndetësisë.

Bukoshi pretendoi pafajësi, por dha dorëheqjen dy ditë më pas. Thaçi e falenderoi publikisht atë "për ndërmarrjen e këtij veprimi [dorëheqjes] duke respektuar ligjin ... dhe lejimit që të bëhet drejtësi."

Thaçi ka deklaruar një gatishmëri për të luftuar korrupsionin. "Jemi të angazhuar ndaj motos 'tolerancë zero ndaj korrupsionit e krimit të organizuar'," tha ai në një intervistë televizive në mars. "Jam i bindur se do të arrijmë sukses e do t'a fitojmë këtë betejë mbi të keqen."

Por rezultatet kanë qenë të ngadalta për të ardhur, madje duke arritur këtë vit kreun e forcës së ngarkuar kundër korrupsionit Nazmi Mustafa, që u arrestua këtë vit me akuza korrupsioni.

Në një rast tjetër të mirënjohur, kreu i Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, Dino Asanaj, u therr fatalisht me thikë muajin e kaluar ndërsa ishte nën hetim penal për nga sa dyshohet marrjen e një rryshfeti. Shumë janë skeptikë ndaj përfundimit të qeverisë se vdekja ishte një vetëvrasje, sepse autopsia tregoi se ai pësoi 11 plagë thike.

Akuzat e korrupsionit kanë arritur nivelin vendor. Xhabir Zharku, kryebashkiak i Kaçanikut, nga partia e Thaçit, u dënua me tre vjet burgim më 10 maj. Ramadan Muja, kryebashkiak i Prizrenit, po përballet me akuza të shpërdorimit të detyrës.

Zëvendës/Kryeministri Hajredin Kuçi tha për SETimes se rastet tregojnë se shteti i së drejtës punon në Kosovë. "Shteti i së drejtës e drejtësia duhet të marrin kontrollin pavarësisht nga [funksioni] qeveritar," tha ai.

Por Avni Zogiani, kreu i organizatës kundër korrupsionit Çohu, tha se Thaçi ka treguar pak kryesim në kundërvënien ndaj korrupsionit jashtë deklaratave publike të tij.

"Qeveria e tanishme ka patur kaq shumë zyrtarë të akuzuar e të dënuar për akuza korrupsioni, shpërdorim detyre sa që duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen e gjitha," tha Zogiani për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest në Prishtinë, tha se askush nuk pret masa parandaluese kundër korrupsionit nga ata që e krijuan atë. Ai tha për SETimes se lufta kundër korrupsionit në Kosovë është shumë më tepër retorike sesa politike apo gjyqësore.

"Edhe kur është bërë një akuzë korrupsioni, nuk shohim një klasë politike që të distancojë vetveten nga publiku," tha Abdixhiku për SETimes.

Merita Mustafa, administratore në Institutin Demokratik të Kosovës, tha se lufta reale kundër mungon kryesisht për shkak të vullnetit politik e se vetëm "rastësishëm qeveria përfshihet në korrupsion," tha ajo për SETimes.

Ajo tha se një mungesë e pavarësisë së gjyqësorit, një mungesë e ligjeve të përshtatshme kundër korrupsion e financat e partive politike kontribuojnë në korrupsionin në shtet. "Për bllokimin e gjithë kësaj, është për fat të keq vetëm një institucion për t'u fajësuar: qeveria," tha Mustafa.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment