BiH shtyn zgjedhjet në 'qytetin e ndarë'

16/07/2012

Dy të tretat e shtetasve të Mostarit e dëshirojnë qytetin e tyre të unifikuar, por politikanët e kanë ngadalësuar procesin.

Nga Anes Aliç për Southeast European Times në Mostar -- 16/07/12

photo

Ndarja etnike e Mostarit pritet të rezultojë në krizë institucionale deri në fund të vitit. [Bedrana Kaletoviç/SETimes]

Komisioni qëndror zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës shtyu zgjedhjet e tetorit në Mostar derisa Partia boshnjake për Veprim Demokratik e Bashkimi Demokratik Kroat në pushtet reformojnë ligjin zgjedhor për të siguruar përfaqësim proporcional.

Gjykata kushtetuese e BiH-së vendosi qershorin e kaluar se zgjedhja e tre delegatëve nga gjashtë qarqe zgjedhore të qytetit në këshillin e qytetit është jokushtetuese.

Sipas statutit në fuqi, i njëjti numër delegatësh mund të zgjidhet nga një zonë prej 30,000 banorësh si dhe nga një me 7,000 banorë. Gjykata arsyetoi se numri i deputetëve nga qarku nuk është proporcional me numrin e votuesve e urdhëroi ndryshime zgjedhore brenda gjashtë muajve.

Votuesit kroatë tejkalojnë ata boshnjakë me 12,000 në Mostar. Shtatëmbëdhjetë vjet pas fundit të luftës së 1992-1995, qyteti është etnikisht i ndarë në një pjesë perëndimore të mbizotëruar nga kroatët e një pjesë lindore të mbizotëruar nga boshnjakët.

Mostari ka dy ndërmarrje elektriciteti, dy rrjete telefonikë, dy shërbime postare, dy njësi shërbimi gazi e dy universitete. Nxënësit kroatë e boshnjakë ndjekin klasa të ndara, mësojnë me tekste të ndryshme e shpesh përfshihen në dhunë në veprimtaritë sportive.

Ndarja etnike është përkthyer në atë institucionale, duke shkaktuar një bllokim politik, në të cilin asnjë nga të dy partitë në pushtet nuk është e gatshme të bëjë kompromis sepse do të rrezikojnë humbjen e votuesve me bazë nacionaliste.

Më 2004, përfqaqësuesi i lartë Pedi Eshdaun shfuqizoi ato që ishin gjashtë komuna të Mostarit dhe i zëvendësoi ato me qarqe zgjedhore. Veprimi rezultoi në krijimin e një administrate të vetme, por ajo nuk pati sukses që të sjellë bashkëjetesën etnike ose të urëzojë ndarjen institucionale.

Marinko Gilja, një president kroat i këshillit të qytetit, tha se Mostari është i vetmi qytet i madh në BiH ku kroatët përbëjnë një shumicë, por nuk janë në gjendje t'a përdorin atë në përfitim të tyre.

"[Politikanët] arritën në një bllokim. Besoj se ky problem duhet të zgjidhet nga komuniteti ndërkombëtar, që në fakt, e krijoi statusin," tha Gilja për SETimes.

Që më 2004, komuniteti ndërkombëtar ka luajtur një rol këshillues në bisedimet e statusit të Mostarit e deri tani nuk ka treguar se do të imponojë një zgjidhje përsëri. Diplomatët e huaj kanë thënë se Mostari ka më shumë të ngjarë të mos ketë pushtet vendor këtë vjeshtë derisa mandatet e kryebashkiakut të tanishëm e të këshilltarëve të skadojnë në nëntor.

Këshilltarët që ikin, megjithatë, nuk do të kenë autoritet që të miratojnë buxhetin për vitin fiskal 2013 -- rreth 30 milionë euro -- duke i lënë institucionet e qytetit pa fondet e nevojshme për të funksionuar.

Partia Social Demokratike (SDP) e moderuar tha se ndërsa vendimi i gjykatës duhet të zbatohet, ajo është kundër një statusi të ri që do të rikrijojë komuna etnikisht të pastra.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përfaqësuesi i SDP-së të Mostarit Aner Zuljeviç tha se partia e tij do të propozojë një variant të ndryshëm të statusit që do të ruajë njësitë zgjedhore ekzistuese, por do të mundësojë një anëtar prej çdo grupi etnik që të zgjidhet në këshillin e qytetit.

"Nëse ruajmë bllokimin e tanishëm politik ose kthehemi në komunat etnike, i gjithë përparimi i arritur që nga fundi i luftës do të bëhet anullohet," tha Zuljeviçi.

Sondazhet tregojnë se dy të tretat e shtetasve janë dakort dhe e dëshirojnë qytetin e tyre të unifikuar. Shumë thonë se Mostari po mbahet peng nga dy parti politike që kanë arritur të qeverisin qytetin pandërprerë për dy dekada duke përfituar nga bujaria e administratës së dyfishtë.

"Jam në një martesë të përzjerë e nuk mund t'a izoloj veten nga gruaja dhe fëmijët e mi," tha për SETimes Jozo Tadiç që jeton në pjesën perëndimore të Mostarit. "Ne [boshnjakët e kroatët] kemi jetuar me njëri-tjetrin për dekada e nëse politikanët nuk dëshirojnë të jetojnë së bashku, nuk kanë pse, por nuk ka justifikim për shtetasit."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment