Shtrëngimi i duarve shihet si një pararendës për bisedime të nivelit të lartë

13/07/2012

I quajtur si një gjest simbolik nga të dy udhëheqësit, një shtrëngim duarsh është parë në Kosovë si përgatitje për takimet e adhshme të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 13/07/12

photo

Shtrëngimi i duarve i ish-Presidentit të Serbisë Boris Tadiç me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi mund të sinjalizojë një shkrirje të marrëdhënieve. [Reuters]

Një shtrëngim duarsh këtë javë midis dy kundërshtarëve për një kohë të gjat: kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish presidentit të Serbisë Boris Tadiç, mund të jetë një gjest simbolik dashamirësie, por ai ka ngjallur zemërim dhe debat në disa pjesë të të dy vendeve.

Thaçi dhe Tadiç, tani kreu i partisë së opozitës së Serbisë, u takuan dhe publikisht shtrënguan duart në një takim të zyrtarëve evropianë të dielën (8 korrik) në Dubrovnik, Kroaci. Besohet se ky është takimi i parë ballëpërballë midis dy burrave qëkur konflikti i Kosovës shpuri në pavarësinë e vendit në 2008.

Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe ajo ka bojkotuar takimet ndërkombëtare ndjekur nga zyrtarët e Kosovës. Thaçi, që është një ish komandant guerriljesh, është quajtur një terrorist në Beograd.

Tadiç humbi përpjekjen e rizgjedhjes muajin e fundit ndaj nacionalistit Tomislav Nikoliç. Kryeministri i ngarkuar i Serbisë Ivica Daçiç, kritikoi Tadiç për gjestin. "Duket sikur Tadiç ka ndjekur një politikë si president dhe një tjetër të ndryshme si një udhëheqës i opozitës," u tha ai gazetarëve.

Tadiç i tha agjnsisë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug se nuk kishte asgjë historike në duarshtrëngimin e tij me Thaçin. "Por është mirë që përfaqësuesit e vendve shqiptare [etnike] dhe serbe takohen," tha Tadiç. "Ne kemi një problem midis nesh dhe na duhet ta zgjidhim."

Thaçi u tha gazetarëve më pas se ai nuk kishte ndërmend të kishte një takim privat me Tadiç.

Belul Beqaj, kreu i Lëvizjes Evropiane të Kosovës, i tha SETimes se pjesëmarrja e Thaçit në duarshtrëngim qe ndikuar nga dëshira e tij që Kosova të fitojë respekt ndërkombëtar.

"Duarshtrëngimi i Thaçit tregon se ai është një zbatues i verbër i kërkesave të ndërkombëtarëve, ndërsa Tadiç tregoi se ai nuk ishte privatisht kundër këtij takimi dhe kur imazhi dhe politika e shtetit janë në diskutim interesi dhe mendimi privat i nënshtrohen atyre të shtetit," tha Beqaj.

Ardian Arifaj, kërkues i lartë në Institutin kosovar për Politikën e Kërkimit dhe Zhvillimit, i tha SETimes se takimi duhet të shihet si simbolik dhe diçka që tregon se nuk është e vështirë për politikanët nga Kosova e Serbia të shtrëngojnë duart dhe bile të takohen, ndërkohë që Tadiç vazhdon të mbajë mbështetjen ndërkombëtare dhe të jetë si një person kyç për stabilitetin në rajon.

"Megjithatë, kjo vjen në një kohë kur Tadiç, kreu i partisë opozitare, është më lehtë të takohet me përfaqësues zyrtarë të shtetit të Kosovës, pasi nuk ka pushtet politik në vendin e tij... Tadiç ja ka hedhur topin politikanëve të tjerë në Serbi që duhet të vazhdojnë shembullin e tij sepse përndryshe ata do të quheshin radikalët jo-konstruktivë si Tadiç," tha ai.

Arifaj tha se gjesti mund të bëjë të mundur nisjen e takimeve të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë presion Serbisë dhe Kosovës të vazhdojnë dialogun shpejt pasi të vijë qeveria e re në Beograd dhe të arrijnë marrëveshje që do të mundësonin marrëdhënie normale, veçanërisht lidhur me Kosovën e veriut.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në deklaratat e saj të fundit, ka bërë të qartë se është gati të takohet me presidentin e Serbisë Nikoliç, i cili ka treguar gadishmëri të ngjashme, por ajo refuzoi të takojë Thaçin.

"Shtrëngimi i nduarve midis Thaçit dhe Tadiç mund të shihej si 'thyerje e akullit' në Beograd, si një krisje e bllokadës për të folur me përfaqësues politikë të Kosovës duke i hapur rrugë kështu takimeve të të tjerë zyrtarëve të Kosovës me ata të Serbisë," tha Arifaj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shtetasit në Kosovë kanë pikëpamje të ndryshme mbi duarshtrëngimin dhe perspektivat për marrëdhëniet me Beogradin.

"Kjo nuk duhet të ndodhte sepse Tadiç ishte president kur polici tanë ynë u vra në Kosovën e veriut dhe të tjerë u arrestuan në territorin e Kosovës," i tha SETimes Behare Konushefci, 43 vjeç nga Prishtina.

Rrahim Abdyli, 56 vjeç, i tha SETimes se si kryeministër, Thaçi e di se çfar është e rëndësishme për interesat e shtetit.

"Ne e kemi zgjedhur atë dhe ai e di çfar duhet të bëjë për të mbrojtur interesat tona shtetërore, qoftë ky po ashtu takim me politkanët serbë. Nuk mendoj se ishte diçka e keqe, në fund të fundit është një duarshtrëngim që ne mësojmë gjatë fëmijërisë që të bëjmë me të huajt dhe të dy ata janë politikanë kariere që kanë përgjegjësi ndaj popujve të tyre," tha Abdyli.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment