Maqedonia vështron nga Kosova, Shqipëria, si tregje të gazit

11/07/2012

Maqedonia merr një rol mbështetës në tubacionin e madh potencial të Rrjedha e Jugut , që do të ndikojë Kosovën dhe Shqipërinë fqinjë.

Nga Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Shkop -- 11/07/12

photo

Një tubacion i tillë si ky mund të reduktonte koston e lartë të gazit natyror në Maqedoni. [Reuters]

Shkupi dhe Moska kanë nënshkruar një projekt-marrëveshje që i jep Maqedonisë një krah të tubcionit të propozuar të gazit Rrjedha e Jugut, që do të transportojë gazin natyral rus nën detin e Zi në Bullgari, për në Greqi, Itali dhe Austri.

Ndonse mbetur jashtë në rrugën kryesore të tubacionit, me këtë marrveshje Maqedonia do të gjente prapë një degë të kalonte nëpër territorin e saj.

"Rrjedha e Jugut do të kalojë nëpër shumë vende dhe do të ketë një degë të vetme që shkon në Maqedoni që nuk ishte planifikuar më parë. Por pas shumë kontakteve që ne bëmë, pala ruse vendosi të përfshijë Maqedoninë. Kjo do t'i japë vendit sigurinë e nevojshme të energjisë," tha kryeministri maqedonas Nikola Gruevski.

Kjo duket të jetë shtysa që Maqedonisë i duhet për t'u përpjekur ta pozicionojë veten jo vetëm si konsumator, por gjithashtu si një vend tranzit për gazin rus dhe kështu të rritë ndikimin e vet në hartën energjitike të Ballkanit. Për tani, megjithatë këto janë vetëm plane.

Për Konstantin Dimitrov, profesor në pension në fakultetin mekanik të Shkupit dhe një ekspert në çështjet e lidhura me energjinë, Kosova dhe Shqipëria do të jenë tregjet potenciale për gazin e ardhur nga Rusia nëpërmjet degës së Rrjedhës së Jugut.

"Unë jam i bindur se Kosova dhe Shqipëria do të ndjejnë shpejt nevojën për furnizim në rritje gazi. Pyetja është: kush do ta furnizojë atë? Dyshoj se ato do të vendosin të blenë nga Serbia," i tha Dimitrov SETimes.

Shtrirja e degës në Shqipëri e Kosovë do t'u sjellë përfitime konsumatorëve maqedonas gjithashtu, sepse kjo do të reduktojë çmimin e gazit natyral në vend. Për shkak të përdorimit të dobët të rrjetit të furnizmit me gaz, Maqedonia paguan tani ndër çmimet më të larta të gazit në pothuajse mbarë rajonin: 490 euro për 1000 metra kub. Çmimet në Kroaci, Serbi dhe Bullgari janë shumë më të ulta: 300 deri 390 euro për 1000 metra kub.

"Kjo është një matematikë e thjeshtë: sa më shumë e përdor gazin, aq më shumë transporti i tij ja vlen dhe çmimi është më i ulët," shpjegoi Dimitrov.

Për tani, vetëm afërsisht 30 kompani nga Shkupi dhe Kumanova lidhur me një tubacion të vogël gazi nga Bullgaria, po përdorin këtë karburant krahasimisht më të lirë. Rritja e përdorimit të gazit natyral kundrejt karburanteve më të shtrenjta fosile apo elektricitetit, do të rritë konkurrueshmërinë e ekonomisë maqedonase në rajon, tha biznesmeni maqedonas Risto Gushterov.

Por, shtoi ai, që vendi të ndjejë përfitim të vërtetë ekonomik, është shumë më mirë për Maqedoninë të zgjerojë numrin e përdoruesve të gazit të kësaj dege të Rrjedhës së Jugut, përtej kufijve të saj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Nënshkrimi i memorandumit tregon vetëm një synim të mirë dhe para së gjithash nga pala maqedonase, për të përfshirë veten në tubacionin Rrjedha e Jugut si një konsumator. Për tani, ne nuk do të jemi një vend tranzit që do të ketë një përfitim të drejtpëdrejtë nga transferimi i gazit në vendet e treta," i tha Gushterov SETimes.

Autoritetet maqedonase presin që projekti të reduktojë vartësinë e vendit nga importi i energjisë dhe ndoshta të sjellë të ardhura shtesë tranziti në buxhet.

Ndërtimi i tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut është planifikuar të nisë nga fundi i këtij viti dhe të përfundojë në 2015. Kostoja është përllogaritur në 20 miliard euro dhe kapaciteti transportues i tubacionit do të jetë afërsisht 60 miliard metra kub gaz çdo vit.

Gazi rus do të rrjedhë nëpër Bullgari, Itali, Serbi, Hungari, Kroaci, Slloveni dhe Austri. Tubacioni do të ketë dy degë: të jugut, që shkon nëpërmjet Greqisë dhe të veriut nëpër Serbi. Nuk është vendosur ende se cila nga këto dy vende do të ofrojë degën që shkon në Maqedoni.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisëBE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisë

Një raport i ri rekomandon reforma të sistemit të drejtësisë për t'ia dalë korrupsionit në marrëveshjet energjitike.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Serbia zëvendësoi pesë nga shtatë shefat e vet të policisë, sepse qeveria tha se ishte e pakënaqur me përpjekjet për të eliminuar korrupsionin. Sa i suksesshëm është vendi juaj aktualisht në luftën kundër korrupsionit?

Shumë i suksesshëm
Disi i suksesshëm
Mesatar
Disi i pasuksesshëm
Shumë i pasuksesshëm