Dymbëdhjetë të akuzuar për sulmin më 2008 ndaj ambasadës së SHBA-së

11/07/2012

Ndërsa prokurorët ngrenë paditë ndaj të akuzuarve për vënien flakë ambasadës së SHBA në 2008, disa njerëz prapë pranojnë se kanë emocione të përzjera.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 11/07/12

photo

Protestuesit i vunë flakën ambasadës së SHBA në Beograd në 21 shkurt 2008. [Reuters]

Prokurorët në Beograd kanë ngritur akuza kundër 12 vetëve për rolet e tyre të dyshuara në një trazirë të 2008 që i vuri flakën ambasadës së SHBA ndërsa demonstruesit e furishëm protestuan kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Personat u paditën për kryerje të akteve kundër sigurisë së përgjithëshme dhe "shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm" tha Vlado Gjorgjeviç, një zyrtar i lartë në zyrën e prokurorisë. Të dyshuarit, që janë identidfikuar nga videoja e incidentit, përballen me 12 vjet burg po të gjenden fajtorë, sipas The Associated Press.

"Ky akt serioz vandalizmi kërcënoi besueshmërinë ndërkombëtare të vendit tonë në marrëdhënie me një nga vendet më të rëndësishme ndaj të cilit ne jemi të prirur për marrëdhënie të mira ndërkombëtare," i tha SETimes Igor Isailoviç, një avokat i Beogradit.

Ekstremistët mësynë ambasadën në 21 shkurt, 2008, të zemëruar rreth mbështetjes së SHBA për pavarësinë e Kosovës. Sulmuesit hodhën gurë dhe flakë, duke thyer dritaret dhe duke i vënë zjarrin një pjese të godinës. Një person vdiq në trazira.

Disa në Serbiende besojnë se dhuna ishte së paku pjesërisht e justifikuar nga fushata e bombardimit e NATO-s në Serbi në 1999 që i dha fund konfliktit të Kosovës.

"Unë nuk kam justifikim për sulmin ndaj ambasadës por ky ishte thjeshtë 'dëm kolateral' në të njëjtën mënyrë si treni i bombarduar me civilë gjatë agresionit të NATO-s në Serbi; 'dëm kolateral' për amerikanët që bombarduan atë," i tha SETimes Zoran Vukashinoviç, 52 vjeç nga Beogradi.

Blagica Trajkoviç, një punonjëse administrative në pension, nga Vranja, tha se zemërimi i njerëzve rrotull ambasadës atë natë ishte i kuptueshëm.

"Në qoftë se jeton me dikë në shtëpinë tënde dhe e sheh atë si të afërm, pastaj, ky tjetri merr një tjetër në shtëpinë tënde dhe pastaj, ata së bashku vjedhin gjërat e tua personale dhe të përzënë ty nga shtëpia, ti do të kishe të drejtë të ishe i zemëruar me të dy ata," i tha Trajkoviç SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, të tjerë në Serbi janë të turpëruar nga sulmi dhe zjarri si dhe nga fakti se procedimet morën më shumë se katër vjet.

"Nuk mujnd ta besoj se ata nuk mundën ta bëjnë këtë më parë pasi të gjithë ne e dimë se ka patur e prapë ka kamera në ambasada, si dhe se gjatë asaj nate qenë atje kamerat e TV," tha Marija Pavloviç, 41 vjeç, nga Beogradi. "Mbaj mend se ne u tronditëm ndërsa shihnim në TV.

Fakti se prokurorëve ju deshën katër vjet për të ngritur paditë tregon rëndësinë politike të rastit, i tha SETimes Milan Antonijeviç, drejtor ekzekutiv i Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut.

"Kjo është pjesa e parë e këtij problemi që tregon se prokuroria është shumë e kontrolluar edhe bile në të tilla raste kur politika duhet të jetë shumë e përgjegjëshme," tha ai. "Pjesa e dytë është fakti se ne humbëm katër vjet dhe dëmtuam reputacionin tonë, ndonse Serbia është një vend që duhet të merret me të gjitha shkeljet penale, edhe me ato [përfshirë njerëzit] që qenë, në atë moment, pranë qeverisë. Ky është shansi për të gjetur kush është pas dhe për të vendosur përgjegjësinë, qoftë për ata nga shteti."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment