Pa një xhami, muslimanët e Greqisë veprojnë fshehurazi

10/07/2012

Qeveria greke ka zvarritur për më shumë se një dekadë ndërtimin e një xhamie për të kënaqur nevojat fetare të popullsisë muslimane.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athens -- 10/07/12

photo

Muslimanët falen në një xhami të sajuar ilegalisht në Athinë. [Andi Dabilis/SETimes]

Muslimanët në Greqi janë lënë të falen në bodrumet e apartamenteve, kafene, garazhe dhe depo të vjetra, shumë nga të cilat janë objekte të zjarrvënësve, pasi qeveria greke ka zvarritur me mbi një dekadë ndërtimin e një xhamie zyrtare.

"Të gjitha fetë e tjera këtu: çifutët, budistët, kanë një vend por ne jo," i tha SETimes Osama al-Naxhar, 48 vjeç, një mbikqyrës i industrisë së naftës.

"Në qoftë se ne duam të respektojmë fenë tonë, ne duhet ta bëjmë këtë fshehurazi. Ne nuk po bëjmë ndonjë gjë të keqe," tha ai.

Naim Elghandour, 57 vjeç, kryetar i Shoqatës së Muslimanëve të Greqisë, që pretendon gati 18,000 anëtarë, tha se nuk është falur në një xhami prej 40 vjetësh qëkur ka ardhur në Greqi nga vendi i tij i lindjes, Egjipti.

Janë mbi 100 xhami të sajuara në Athinë, të tilla si në bodrumet pranë një dyqani në pronësi të mikut të Elghandour, Mazen Rasas.

"Kjo nuk është e njëjta gjë," i tha Elghandour SETimes. "Pa një sanksion zyrtar, muslimanët janë gjithashtu pa një imam," tha ai.

Elghandour tha se ka vështirësi praktike në aksesin e xhamive të sajuara nga lagje gjysmë ore apo më larg si dhe në mbajtjen e tyre.

"Kush mund të vijë këtu e të falet pesë herë në ditë? Të gjitha këto xhami të sajuara nuk janë ligjore," tha Elghandour.

Rreth 500,000 muslimanë jetojnë në Greqi, me rreth 40% të tyre në Athinë.

"Shumë nga ta [janë] imigrantë ilegalë, objektiva kohët e funidt, të sulmeve raciste dhe një spastrimi të qeverisë për t'i hequr nga qyteti, masa që kanë intensifikuar armiqësinë midis muslimanëve. Më shumë se gjysma e grekëve të anketuar vitin e kaluar janë kundër një xhamie zyrtare," i tha Rasas SETimes.

Athina është i vetmi kryeqytet në BE pa një xhami; një e tillë nuk është lejuar që nga 1883 kur otomanët lanë qytetin.

Vetëm në enklavën me mbizotërim turk të Thrakës qeveria greke ka mbështetur zyrtarisht tempujt islamikë.

Qeveria ka konsideruar një numër vendesh për të financuar ndërtimin e një xhamie. Kriza ekonomike, megjithatë, bashkuar me armiqësinë publike të Greqisë për lidhjen e xhamive me praninë otomane, si dhe presioni nga kisha e fuqishme ortodokse greke, ka zvarritur të gjitha planet.

Kjo përfshin një propozim të fundit për të rinovuar një strukturë në një bazë të braktisur detare në Athinën perëndimore, me një kosto prej 750,000 euro.

"Por ne nuk jemi thirrur e pyetur kurrë për atë vend," tha Elghandour.

Ai tha se plani është për projektin e xhamisë që të jetë minimalist, pa minare apo ndonjë motiv islamik, krejt i reduktuar nga planet e mëparshme për të ndërtuar një strukturë 16 milion euro, 1,000 metra katrore për 500 vetë.

Muslimanët ndërkohë po pezmatohen. Dy vjet më parë, gati 1,000 besimtarë përdorën sheshin në Universitetin e Athinës për falje jashtë por u desh të ruheshin nga deri 7,000 policë.

Shtatorin e kaluar, përkrahësit neonazistë të Agimi i Artë, që fituan 18 vende në parlament muajin e kaluar, sulmuan besimtarët gjatë faljeve, duke u flakur atyre vezë dhe kos.

Përpara Olimpiadës së Athinës 2004, Arabia Saudite u ofrua të ndërtojë një mega-xhami jashtë qytetit, pranë aeroportit, por ideja u braktis pasi kisha e fuqishme ortodokse greke kundërshtoi me forcë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, ka tregues se pozita e qeverisë mund të zbutet. Janis Butaris, kryebashkiaku i Athinës, tha se ai donte një xhami zyrtare atje për 5,000 muslimanë që jetojnë në qytet.

Butaris është i njohur për shtytjen për një përkujtimore të themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, i cili ka lindur në qytet dhe ka thënë se grekët e turqit jasnë vëllezër.

Një xhami në zemër të Athinës, xhamia "e mbushur", është një tempull historik islamik nga shekulli i 15-të që është e pariparuar dhe ka qenë përdorur për ruajtje të gjetjeve arkeologjike. Atje ndodhet pazari i vjetërsirave i Manastirakit.

Muslimanët në Greqi do të ngulmojnë deri sa ta kenë një xhami."Ata nuk mund të na ndalin ne," tha Elghandour.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment