Kthimi i pronave shpesh rrethohet nga pengesa

10/07/2012

Shtetasit serbë kanë qenë në gjendje të paraqesin kërkesa për kthimin e pronave të mara pas Luftës së Dytë Botërore, por rezultatet që vijnë janë të ngadaltë.

Nga Lili Linç për Southeast European Times në Beograd -- 10/07/12

photo

Kthimi i pronës në Serbi nuk është pa polemikë. [Reuters]

Shpejt pasi komunistët erdhën në pushtet më 1945, qeveria e re jugosllave konfiskoi biznesin e rrobaqepjes së Beogradit në pronësi të familjes së Petar Miliçeviçit.

"Pas një viti, të gjitha makinat e tyre u thyen. Shteti nuk i vajisi ato siç duhet. Prona e familjes time u shkatërrua për shkak të mungesës së njohurisë," tha për SETimes Miliçeviç, president i Zyrës Ballkanike të Byrosë Evropiane për Kundërshtimin e Vetëdijshëm.

Që nga marsi, serbët si Miliçeviçi mund të bëjnë kërkesë për kthimin e pronës së konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore. Serbia miratoi një ligj të pritur gjatë mbi kthimin vitin e kaluar, një parakusht për statusin e kandidatit të BE-së.

Ndërsa shumë serbë në vend e jashtë vendit paraqitën kërkesa për kthimin e pronës së tyre, zbatimi i ligjit është vërtetuar i vështirë, me disa grupe që përballen me pengesa shtesë e procedura të ngadalta që përgjithësisht e gjymtojnë procesin.

Ligji përcakton kthimin e pronës, duke përfshirë tokën, ndaj ish-pronarëve ose trashëgimtarëve të tyre dhe atje ku prona nuk mund të kthehet, kompensim financiar në formën e bonove qeveritare.

Në mënyrë polemike, ligji thotë se ajo që u bë pronë shtetërore pas 1945-sës, duke përfshirë bibliotekat, ambasadat, ministritë qeveritare, muzeumet, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe edhe veprat e artit, do të mbetet pronë publike, nuk do t'u kthehet ish-pronarëve të tyre. Përkundrazi, këto prona do të kompensohen në formën e bonove, për të cilat shteti ka caktuar 2 miliardë euro -- rreth 6% e PKB-së së tij.

Vende të tjera në rajon gjithashtu përballen me polemika në lidhje me kthimin e pronës. Ndërsa Kroacia miratoi ligjin e saj më 1996, ai lejon vetëm kthimin e pronës shtetasve që ishin shtetas të Kroacisë atë vit. Ligji nuk zbatohet për kroatët pasuria e të cilëve u konfiskua, por që u larguan nga Kroacia dhe u bënë shtetas të vendeve të tjera.

Dhe sipas Organizatës Botërore së Hebrejve për Kthimin, programi i kthimit të pronave në Maqedoni "u bë tejet ngadalë dhe është ndërlikuar nga dokumentacioni i gjerë i kërkuar i pronësisë së pronës."

Ndonse ish-pronarët e trashëgimtarët e tyre kanë qenë në gjendje të paraqesin kërkesa në kuadrin e ligjit të kthimit të Serbisë që nga 1 marsi, probleme tashmë janë shfaqur.

"Gjykatat janë kaq të ngadalshme. Avokatët tanë nuk e njohin procesin. Duhet të mbledhësh prova të pronësisë së mëparshme, por edhe nëse e bën atë, nuk e di se çdo të marësh e kur do t'a marësh. Pas 50 vjetësh, ende nuk e dimë se kush janë trashëgimtarët ligjorë të kësaj prone," tha për SETimes Miliçeviçi.

Deshko Nikitoviç, konsull i përgjithshëm i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, pranoi se kishte shumë pengesa. Siç tha për SETimes, "disa njerëz nuk do të jenë në gjendje të pretendojnë për shkak të mungesës së provave; disa njerëz vdiqën e nuk ruajtën dokumenta; njerëzit kanë lëvizuar anembanë botës."

Ndërsa Nikitoviçi sheh mundësinë për probleme të mëdha në zbatimin e ligjit, ai gjithashtu mendon se Serbia ka "një detyrim moral, si dhe praktik" për të trajtuar këtë çështje dhe e sheh atë si me rëndësi të veçantë ndaj komunitetit të madh të diasporës së Serbisë.

"Serbia me të vërtetë nuk mund të përballojë të shpërfillë një diasporë të tillë të stërmadhe. Por kjo është në të vërtetë më shumë rreth drejtësisë e shfajësimit për këta njerëz," tha Nikitoviçi.

Ruben Fuks, president i Federatës së Komuniteteve Hebraike në Serbi, tha për SETimes se Neni 5 i Ligjit mbi Kthimet thotë se një ligj i veçantë duhet të miratohet që të trajtojë pronën e marë nga hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Megjithatë, siç tha Fuksi, "po presim ende për ligjin e posatçëm." Për shkak se shumica e pronës së hebrejve u konfiskua më 1941 e 1942, banorë të tjerë mund të jenë vendosur në këto shtëpi në vitet ndërmjet. Disa prej atyre që u vendosën në shtëpitë në ish-pronësi të hebrenjve po paraqesin tani kërkesa për kthimin e asaj prone, pasi u konfiskuan nga rregjimi komunist pas luftës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Do të dëshironim të kishim një ndryshim në ligjin ekzistues, që do t'u kërkonte kërkuesve të paraqesin dokumente që tregojnë sesi kishin arritur në zotërimin e këtyre pronave," tha Fuksi.

Qeveria, megjithatë, e ka kundërshtuar këtë ide.

Shumë e shohin kthimin e pronës tek familjet e pronarëve të vërtetë të saj më shumë sesa një kërkesë për pranimin në BE, por si një masë e përparimit moral e politik të Serbisë.

"Shumë nga ne e shohin kthimin si provë nëse Serbia është me të vërtetë një vend demokratik. Nëse je një vend demokratik, përmbush disa shpresa të ligjshme demokratike," tha Nikitoviçi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di