Në Ballkan rritet mbështetja për Sirinë

09/07/2012

Konflikti në Siri mbërrin edhe në Ballkan, ndërkohë që diaspora e vendasit fillojnë të mobilizohen për mbështetje.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 09/07/12

photo

Aliaa Noha, një siriane që jeton në Shqipëri, planifikon gjithashtu të zhvillojë protesta në Kosovë. [Aliaa Noha]

Si shumë sirianë që jetojnë në mërgim, Aliaa Noha, një 27 vjeçare që jeton në Shqipëri, sheh me ankth dhe frikë ndërkohë që vendi i saj zhytet në luftë.

"Miqtë në Siri më thonë se jetojnë mes shpërthimeve dhe plumbave", shpjegon vajza nga qyteti Aleppo që ka jetuar në Shqipëri prej tetë vitesh. "Dua t'i them popullit im që ne jemi larg, por jemi bashkë me ta".

Megjithëse të paktë në numër, sirianët në Ballkan përhapin fjalën në vendet ku ata jetojnë mbi atë që po ndodh në Siri, duke u siguruar ndihmë morale dhe materiale atyre që kanë në atdhe.

Që nga fillimi i revolucionit në Siri rreth 16 muaj më parë, Noha, një nënë me dy fëmijë, është bërë një aktiviste në mbrojtje të sirianëve. Në 8 qershor ajo organizoi një protestë të vogël me më shumë se 200 persona në Tiranë për të tërhequr vëmendjen te gjendja e vështirë e popullit të saj.

"Unë po reagoj me fjalë, jo me armë. Unë them të ngremë zërin", tha ajo për SETimes.

Profesor Khaldoun Alnabwani, një anëtar i pavarur i Këshillit Kombëtar Sirian opozitar (SNC), thotë se diaspora siriane përpiqet të ndihmojë popullin e vet brenda Sirisë me çdo mjet.

"Ata po bëhen zëri i tyre në perëndim dhe në mbarë botën; duke mobilizuar publikun ndërkombëtar dhe opinionin zyrtar, duke organizuar mitingje për të bashkuar oponentë sirianë kundër regjimit të Asadit", tha ai për SETimes, duke shtuar se ata po dërgojnë gjithashtu ndihmë të formave të ndryshme.

"Ata morën përsipër të ndihmojnë bashkatdhetarët tyre brenda Sirisë për të cilët kjo mbështetje është vendimtare. Unë mendoj se këtë bëjnë sirianët në të gjitha vendet në mbarë botën", tha ai.

Ngjarjet që po zhvillohen në Siri kanë bërë që diplomatë e analistë -- me të drejtë ose gabimisht -- t'i paralelizonin me Bosnjën dhe Kosovën në vitet 1990, gjë që e bën më konkrete çështjen për shumë që jetojnë në Ballkan.

Në Kosovë, Komuniteti Islamik i Kosovës filloi të mbledhë donacione të premten (6 korrik) nëpër xhami për të ndihmuar rreth 30 000 refugjatë sirianë në Turqi.

Në një deklaratë, Komuniteti Islamik i Kosovës tha "Populli i Kosovës e di shumë mirë rëndësinë e ndihmës sepse vetëm një dekadë më parë, ne ishim ata që morëm ndihmë nga popujt e lirë dhe tani, falë Zotit, falë luftës sonë dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë, jemi të lirë dhe në gjendje të ndihmojmë të tjerët në rrugën e tyre drejt lirisë".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Engjëll Berisha, i cili humbi anëtarët e familjes së tij në një masakër nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, tha se ndien keqardhje me sirianët.

"Është e tmerrshme të dëgjosh sërish për masakrat. Më kujton vuajtjet tona, atë që na është dashur të kalojmë. Ajo që na ndodhi neve duhet të shërbejë si mësim që të mos lejohet të ndodhë më", tha Berisha për SETimes.

Mohammad al-Abdallah, një studiues pranë Qendrës Siriane për Studime Politike dhe Strategjike dhe anëtar i Komitetit të Koordinimit Lokal nga opozita, që organizon protestat në Siri kundër Asadit, tha se rasti i Sirisë është pothuajse i njëjtë me Bosnjën. "Komuniteti ndërkombëtar shihte dhe nuk bënte asgjë për rreth tre vjet, pa vepruar ose pa ndërmarrë asnjë masë konkrete, duke vepruar përmes demokracisë dhe Këshillit të Sigurimit".

"U vranë e u plagosën njerëz, Unë mendoj se është një situatë e ngjashme tani në Siri, ku çështja po kalon përmes Këshillit të Sigurimit dhe diplomacisë, që nuk ka prodhuar asgjë. Ajo që ndodhi në Bosnjë po ndodh tani në Siri", tha Abdallah për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment