Referendumi do të vendosë fatin e Basheskut të Rumanisë

09/07/2012

Parlamenti votoi për të pezulluar presidentin Traian Bashesku midis luftrave të ashpra politike që kanë shkaktuar shqetësim serioz ndërkombëtar.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 09/07/12

photo

Presidenti Traian Bashesku kundërshtoi akuzat se ka kapërcyer caqet e detyrës së tij. [Gabriel Petresku/SETimes]

Rumunët do të votojnë në 29 korrik në një referendum kombëtar mbi presidencën e Traian Basheskut, i cili mund të hiqet nga detyra pasi është kërkuar nga parlamenti javën e shkuar mbi akuzat se ka kapërcyer autoritetetin e tij.

Kërkesa për shkarkimin, kapitulli i fundit në luftën midis Basheskut dhe kryeministrit Viktor Ponta, ngre pikëpyetje rreth stabilitetit të demokracisë së Rumanisë dhe shkaktori mesazhe shqetësimi nga BE.

Bashesku u kërkua të shkarkohet të premten (6 korerik) në një votim 256 -114 të parlamenti, që është mbizotëruar nga partia e Pontës, Bashkimi Social Liberal (USL). President i Rumanisë për tetë vjet, Bashesku është akuzuar për tejkalimin e të drejtave të tij kushtetuese dhe ndërhyrjes në veprimtarinë e qeverisë.

Kritikët e akuzojnë atë për kthimin e Rumanisë në një de facto regjim presidencial, sjelljen e popullsisë në varfëri duke detyruar masat jopopullore shtrënguese dhe bërjen e vërejtjeve raciste ndaj romëve dhe njerëzve të paaftë. Ai është pezulluar për 30 ditë, ndërsa kryetari i ri i senatit Krin Antonesku shërben si president i përkohshëm.

Bashesku kundërshtoi akuzat në një fjalim pak përpara votimit të parlamentit. "Unë kam një ndërgjegje të pastër se kam bërë detyrën time ndaj vendit dhe popullit tim," tha ai.

Bashesku ka qenë në kundërshtim me USL dhe Pontën, kryeministyri i tretë rumun këtë vit, qëkur Ponta mori pushtetin në maj. Partia javën e shkuar hoqi gjithashtu krerët e senatit dhe dhomës së deputetëve që qenë aleatë të Basheskut dhe ndryshoi kushtetutën për të lejuar që Bashesku të hiqet me një shumicë të thjeshtë votash hedhur në referendumin kombëtar, se sa nga një shumicë votuesish të regjistruar.

Standardi i ri më i pakët do ta bëjë më të vështirë për Basheskun të mbajë detyrën e vet. Bashesku i rezistoi një referendumi shkarkimi në 2007 por ai është shumë më pak popullor tani, pjesërisht për shkak të ekonomisë së dobët të vendit.

photo

Votimi i shkarkimit u kryesua nga Bashkimi Social Liberal me në krye kryeministrin Viktor Ponta. [Gabriel Petresku/SETimes]

BE ka shprehur shqetësim, veçanërisht pasi USL ndryshoi avokatin e popullit dhe u përpoq të heqë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës më të lartë në vend, që i akuazuan se mbajnë anën e Basheskut. Si vendimi për të shkarkuar Basheskun dhe rezultatet e referendumit duhet të vleftësohen nga nëntë gjykatës të gjykatës.

Ponta lëvizi gjithashtu për të ulur pushtetet e Gjykatës Kushtetuese, që ka fjalën e fundit në ligjet që kalohen nga parlamenti.

Një valë kritikash pasuan nga BE dhe SHBA, duke u bërë thirrje autoriteteve në Bukuresht të sigurojnë rendin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit duke kërcënuar se zhvillimet e reja mund të preknin bile përpjekjet e Rumanisë për t'u bashkuar me Shengen. Midis tensioneve politike që mbajnë pezull procesin vendim-marrës mes një mëkëmbjeje të mekur ekonomike, monedha e vendit shënoi një rekord të ulët ndaj euros.

"Ka gjasa që ngjarjet do të provojnë korrektësinë e vëzhgimit të Z. Bashesku bërë të martën se heqja e tij është vetëm një stad në një përpjekje për të shtypur frymën e pavarur rëp sistemit gjyqësor," i tha SETimes Tom Gallagher, profesor për politikat evropiane lindore në Universitetin Bradford në Anglinë e Veriut.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Efektet e të tilla veprimeve do të jenë të dukëshme shpejt, tha Gallagher.

"Unë mendoj se qeveria do të ndeshë kundërshtim në rritje pasi është e qartë se Rumania ka gjasa të paguajë një kosto ekonomike të rëndë dhe në rritje për ngritjen e normave demokratike në një mënyrë të paparë gjëkundi në Evropën demokratike për shumë vite," tha ai. "Stabiliteti do të provohet i pakapshëm për Pontën dhe aleatët e tij."

Disa duken të hutuar nga manovrat politike.

"Unë nuk jam ithtar i Basheskut, por ta shkarkosh atë për kalimin e masave shtrënguese në një kohë kur e tërë Evropa është pushtuar nga kriza, duket si një shaka e keqe për mua," i tha SETimes Dumitru Staroste, një mësues në Bukuresht. "Dhe kjo më shpie në përfundimin e pafat se brezi i ri i politikanëve rumunë është thelIësisht i rrënjosur në të njëjtat sëmundje të vjetra nga të cilat vuajnë të gjithë krerët pas-komunistë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di