Zyrtarët të shqetësuar për vdekshmërinë foshnjore në Kosovë

07/07/2012

Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, thotë një zyrtar i Kosovës.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 07/07/12

photo

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës miratoi një strategji të kujdesit shëndetësor për fëmijët që përmes disa masave ka për qëllim zvogëlimin e shkallës së vdekjeve foshnjore. [Reuters]

Megjithëse numri i vdekjeve të foshnjave në Kosovë ka rënë në vitet e fundit, vendi ende kryeson listën e vendeve evropiane në vdekshmërinë foshnjore. Në vitin 2011, vdiqën 17,1 foshnja për 1000 lindje -- një rënie e madhe nga viti 2000, kur numri i vdekjeve ishte 29 për 1000 lindje.

Zyra e OBSH-së në Prishtinë tha për SETimes se numri i lartë i vdekjeve të foshnjave në Kosovë mbetet shqetësim, për shkak të disa faktorëve.

"Fenomeni i vdekshmërisë foshnjore duhet të shikohet gjerësisht, jo vetëm përmes shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor. Mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve dhe familjeve në Kosovë, mjedisi, banimi, ushqyerja, niveli i përgjithshëm i arsimimit dhe edukimit shëndetësor, kushtet ekonomike të tilla si varfëria dhe papunësia, të gjitha kontribuojnë në vdekshmërinë foshnjore", tha Sami Uka, një zyrtar i OBSH-së në Prishtinë, për SETimes.

Dr Faik Hoti, kreu i departamentit të informacionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, tha për SETimes se duhet të bëhet një punë e madhe për të zvogëluar numrin e vdekjeve të foshnjave.

"Sa u përket arsyeve shëndetësore që ndikojnë mbi vdekshmërinë foshnjore, ato janë papjekuria e fetusit (32%), komplikimet në shtatzëni (29%), anomalitë kongjenitale (6%), infeksionet (2%), dhe të tjera (31%)", tha Hoti.

"Shkaqet për këtë nivel vdekshmërie janë të shumta, por kujdesi i dobët para lindjes, mungesa e shërbimeve shëndetësore parandaluese dhe shërimi i komunitetit që duhet të ofrohet në kuadër të mjekësisë familjare, higjiena e dobët në spitale, përgjegjësia individuale dhe kolektive, janë shkaqe që vazhdimisht duhet të adresohen", tha Uka.

Hoti tha se ministria e shëndetësisë miratoi një strategji të kujdesit shëndetësor për fëmijët që përfshin disa masa, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në normën e vdekjeve foshnjore, dhe për të zvogëluar vdekshmërinë dhe prekjen nga sëmundjet të popullatës, si objektivin e saj kryesor.

"Ne kemi miratuar strategjinë për shëndetin e fëmijës dhe shëndetin riprodhues të adoleshentëve, duke krijuar një dispozitë për kujdesin shëndetësor bazë për menaxhimin e çdo të porsalinduri, të foshnjave të lindura para kohe, dhe me peshë të ulët trupore; krijimin e një sistemi monitorimi dhe vlerësimi të kujdesit për nënën dhe fëmijën e porsalindur, dhe të tjera", tha Hoti.

Agron Gashi, një ekspert i shëndetit dhe ushqyerjes i UNICEF në Kosovë, tha për SETimes se saktësia e të dhënave mbi vdekjet foshnjore është e dyshimtë, por më shumë rëndësi duhet t'i jepet kujdesit shëndetësor në Kosovë.

"Shëndeti duhet të jetë një prioritet dhe rritja e buxhetit për kujdesin shëndetësor duhet të jetë qëllimi kryesor, sidomos për shëndetin e nënës dhe fëmijës, si dhe kujdesi social për familjet e varfra, mbështetja dhe edukimi i fëmijëve", tha Gashi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas Ukës, reforma shëndetësore është e domosdoshme, veçanërisht forcimi i kujdesit shëndetësor familjar të qendrave të komunitetit, ku vizitohen në fillim qytetarët.

"Ulja e vdekshmërisë foshnjore është një proces i gjatë dhe që kërkon punë, por në krahasim me vendet evropiane, familje të cilës ne pretendojmë t'i bashkohemi, nuk ka vend për vetëkënaqësi. Ne ende mbetemi në këtë kohë në një nivel me vendet me nivele të papranueshme treguesish të [vdekshmërisë foshnjore]", tha Uka.

"Vdekshmëria mbetet e lartë, por përmirësime janë vërejtur. Kosova është larg nga niveli i Finlandës, Austrisë dhe Zvicrës, të cilat kanë vdekshmërinë më të ulët foshnjore në Evropë, por është e afërt me shifrat në Maqedoni, megjithatë më të mirë se Turqia, Armenia, Kazakistani, Gjeorgjia, dhe Kirgistani që kanë një vdekshmëri më të lartë foshnjore sesa Kosova", tha Hoti.

Sipas Divizionit të Popullsisë së OKB-së nga viti 2005 në vitin 2010, numri i vdekjeve foshnjore në Turqi kanë qenë 24,02 për 1000 lindje; në Shqipëri 18,28; në Maqedoni 14,72; në Serbi 11,77; në Kroaci 6,06; Qipro me 4,60, dhe Mali i Zi me 8,70.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di