BE-ja jep udhërrëfyesin për BiH dhe përcakton kërkesa të qarta

07/07/2012

Nëse BiH përmbush kërkesat e vëna nga Brukseli, do të jetë në gjendje të paraqesë kandidaturën e saj për në BE në nëntor.

Nga Drazhen Remikovic për Southeast European Times në Sarajevë -- 07/07/12

photo

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i vitit 2009 është ende për t'u zbatuar nga BiH. [Reuters]

Udhëheqësit politikë të Bosnjë e Hercegovinës (BiH) duhet të harmonizojnë qëndrimet e tyre të ndryshme dhe t'u përgjigjen kërkesave të BE-së me një zë të qartë në mënyrë që të përmbushin udhërrëfyesin e tyre deri në 1 nëntor, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian në një takim javën e kaluar.

"Qëllimi i takimit është të shpjegojë se si funksionon procesi i integrimit evropian dhe të ndihmojë BiH të ketë një mekanizëm koordinues mes entiteteve dhe në nivel shtetëror. Nëse BiH përmbush kërkesat e këtij udhërrëfyesi, do të jetë në gjendje të paraqesë kandidaturën e saj në nëntor", tha Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule.

Ndërsa duket qartë se politikanët e BiH nuk duhet ta humbasin këtë mundësi, qytetarët dhe analistët janë skeptikë nëse ata do t'ia dalin me sukses.

Bozo Ljubiç, president i Partisë Demokratike Kroate 1990, HDZ 1990, mori pjesë në bisedimet e Brukselit.

"Tani është e qartë se BE-ja nuk është një histori imagjinare, por ajo është një grup konkret detyrash që duhet të zgjidhen. Është në dorën tonë për të provuar veten dhe të shohim nëse jemi të aftë për të bërë këtë punë", tha Ljubiç për SETimes.

Zyrtarët evropianë konsiderojnë si përparësi kryesore zbatimin e vendimit të vitit 2009 të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbi rastin e ashtuquajtur Sejdiç-Finçi. Gjykata vendosi se Kushtetuta e BiH shkel të drejtën ndërkombëtare, sepse ajo pengon pakicat etnike nga kandidimi në postet e larta shtetërore.

Ajo duhet të korrigjohet deri më 31 gusht, në bazë të udhërrëfyesit. Një detyrë e dytë kyçe përfshin prokurimin publik dhe mbrojtjen e mjedisit, që BE-ja tha se duhet të zgjidhet deri në 1 nëntor.

Tanja Topiç, analiste politike në Fondacionin Friedrich Ebert, tha për SETimes se qytetarët kanë nevojë të shohin rezultate nga politikanët.

"Ata kanë shkelur marrëveshje të panumërta politike deri tani ... Nuk ka vullnet politik dhe të gjitha marrëveshjet janë nënshkruar vetëm në mënyrë deklarative. Ata thonë se janë të gatshëm të zgjidhin problemet, por në praktikë, i mohojnë ato. Shikoni vendet e rajonit: të gjithë janë duke shkuar përpara, vetëm BiH ka nevojë për trajtim të veçantë", tha Topiç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Borislav Bojiç, nënkryetar i Partisë Demokratike Serbe, tha se BE-ja e bëri të qartë se BiH duhet të bëhet një shtet funksional nga i cili Brukseli mund të presë rezultate konkrete.

"Evropa është duke kërkuar një përgjigje për pyetjen që ngre. Ky mekanizëm do të na mundësojë të përgjigjemi me një zë. Askush nuk do të jetë në gjendje të gënjejë të tjerët dhe çdo përgjigje do të duhet të jetë në përputhje nga të tre popujt në BiH përpara se të dërgohet në Bruksel", tha Bojiç për SETimes.

Marijan Bender, 35 vjeç, një banor i papunë i Sarajevës, ka thënë se qytetarët thjesht nuk u besojnë politikanëve.

"Ata formuan qeverinë 15 muaj pas zgjedhjeve. Tani, në fakt nuk e di kush është në qeveri, sepse janë duke e rikonstruktuar atë. Është e paimagjinueshme për mua që dikush nuk arrin ta bëjë punën e vet dhe të vazhdojë të paguhet për këtë. Nëse ata e rrezikojnë këtë mundësi, atëherë ne duhet të përjashtohemi nga të gjitha institucionet e Evropës, "tha Bender për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment