06/07/2012
Komisioni Evropian llogarit se qindra miliardë euro përfundojnë në xhepat e bandave kriminale e të mafias çdo vit në Evropë. Parandalimi i asaj kërkon një kuadër të mirë ligjor për konfiskimin e pasurive kriminale.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 06/07/12
![]() Personeli i zbatimit të ligjit në disa vende mund të konfiskojë pasuritë e siguruara nëpërmjet veprimtarisë kriminale. [Reuters] |
Duke zbatuar rregullat e reja të propozuara nga Komisioni Evropian (KE) për të mundësuar konfiskimin e pasurive të transferuar te palë të treta e pasuritë e një të dyshuari në arrati, Shqipëria u hodh në veprim javën e shkuar.
Autoritetet konfiskuan pasuritë e dy vetëve më 26 qershor: Shpëtim Kadani, i cili u arrestua me akuza të trafikimit të drogës e Vasil Bajraktari, që shpall fajtor për shfrytëzim e prostitucion. Një hetim i përbashkët nga Shqipëria e Italia dhe një operacion policor me emrin e koduar Çezar 1 shpuri në konfiskimin e 4 milionë euro në pasuri, duke përfshirë hotele luksoze, toka, biznese e apartamente.
Në tërërsi, megjithatë, zbatimi i ligjeve mbi konfiskimin e konfiskimin në fakt të pronave në zotërim e të siguruara nëpërmjet veprimtarisë kriminale mbetet një sfidë në rajon.
Një zgjidhje, tha SETimes Dru Sallivan i Projektit jo fitimprurës Njoftimi mbi Krimin e Organizuar e Korrupsionin, është të ri-investohen pasuritë në vetë zbatimin e ligjit, duke mbushur në fakt arkën për të luftuar krimin. "Sa më shumë të konfiskojnë, aq më shumë mjete kanë për të luftuar kriminalitetin. Kjo mund të funksionojë me mjaft efektshmëri," tha ai.
Kosova nuk ka ende një ligj mbi konfiskimin e pronave të tilla.
"Ligji mbi konfiskimin e pronës të siguruar nëpërmjet veprave penale po hartohet ... ndërsa konfiskimi i pasurive të siguruara në mënyrë të paligjshme lejohet nga Kodi Penal," tha për SETimes Astri Kolaj, drejtor i zyrës së shtypit në ministrinë e drejtësisë.
Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikës së Ballkanit, tha për SETimes se nuk ka patur asnjë vullnet politik për miratimin e shpejtë të një ligji të tillë në Kosovë. "Ka disa raste të konfiskimit të pasurive të paligjshme, por janë me vlerë të vogël. Përfshijnë kryesisht konfiskime nga kontrabanda nga njerëz që jetojnë rreth zonave kufitare. Shumë prej tyre jetojnë nën nivelin e varfërisë. Kështu që sistemi i drejtësisë i Kosovës ndëshkon të varfërit, por nuk prek politikanët që bëhen të pasur brenda natës."
Më 2008, Serbia fqinjë miratoi një Ligj mbi Sekuestrimin e Konfiskimin e të Ardhurave nga Krimi. Dhe ai ka funksionuar, duke çuar në konfiskimin e pronave me vlerë të përllogaritur në 350 milionë euro deri tani. Pronat e konfiskuara përfshijnë apartmente e shtëpi, hotele, restorante, zyra, ndërmarrje, para, automjete e vepra arti, sipas tabloidit të Serbisë Press.
Kroacia lejon konfiskimin e pasurive kriminale sapo një vendim të jetë nxjerrë. Maqedonia ka ndryshuar Kodin Penal të saj për të lejuar konfiskimin e pasurive kriminale nga një grup i madh njerëzish, të përfshirë në veprimtari kriminale.
Shqipëria ka miratuar një ligj kundër mafias për të lejuar konfiskimin e pasurive nëpërmjet procedimeve civile. Në maj, parlamenti bullgar miratoi një ligj mbi konfiskimin e pasurive të siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Ai do të hyjë në fuqi në nëntor.
KE ka vënë në dukje se "të ardhurat e grupeve të krimit të organizuar janë investuar gjithnjë e më tepër jashtë vendeve të veta, shpesh në vendet anëtare, apo janë transferuar në palë të treta... me qëllim që t'i shmangen konfiskimit."
"Ne na duhet të godasim kriminelët atje ku u dhëmb, duke shkuar pas parave dhe duhet të kthejmë fitimet e tyre në ekonominë e ligjëshme, veçanërisht në këto kohë të krizës," tha në 13 mars Sesilia Malmstrom, komisionere e BE për punët e brendëshme.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes