04/07/2012
Zyrtarët dhe biznesmentë grekë po përpiqen të joshin vizitorët ngurrues midis shqetësimeve se sezoni 2012 është i humbur.
Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 04/07/12
![]() Turistët kqyrin ceremoninë e ndrrimit të rojes në sheshin Sintagma në Athinë. [Reuters] |
Ndrrimi i rojes përpara parlamentit dhe varrit të ushtarëve të panjohur në sheshin Sintagma të Athinës është një fotografi e preferuar për turistët bile edhe në të nxehtit e mesditës së verës.
Por vetëm një grusht njerëz kanë qenë atje kohët e fundit. Xuang Zhang, 24 vjeç, një student që ndoqi spektaklin me dy shokët e tij nga Kina, kishte merak se mos gjente protestues që luftonin me policinë, një imazh që për shumë vizitorë ka zëvendësuar atë të Akropolisit.
"Kur ne të huajt shohim njerëz të rrahur e me gaz lotësjellës, kjo na bën të humbasim interesin," i tha Zhang SETimes.
Ky lloj kujdesi, bashkë me një rënie të vazhdueshme ekonomike e kanë shtyrë poshtë makinën më të madhe të të ardhurave të Greqisë.
Përpara se qeveria e koalicionit të ri të merrte detyrën muajin e fundi, rezervimet e hoteleve dhe vendpushimeve ranë midis 30% dhe 50% dhe një sërë hotelesh u mbyllën.
Frika se Greqia do të dalë nga eurozona përfshiu shumë nga ata që do të ishin vizitorë të shqetësuar se euroja do të zëvendësohej nga dhrahmia. Qeveria e re raportoi se faturat e turistëve kanë rënë me deri më shumë se 12%, duke çuar në gati 10% rënie në ardhjet apo një humbje prej 100 milion euro.
Pas zgjedhjeve, zyrtarët grekë po llogarisin në turistët për të shpëtuar sezonin dhe për të mbushur arkat e shtetit e për të ringjallur industrinë që punëson një të pestën e punonjësve të vendit.
"Rezervimet po kthehen për ditë. Ndërsa afroheshin zgjedhjet, nuk kishte asnjë," i tha SETimes Andreas Metaksas, nënpresident i Federatës së Hoteleve Helenë.
Hotelierët që qenë në merak për një rënie 30% tani presin një rënie 10%, shtoi Metaksas.
Zyrtarët e turizmit po llogaritin vizitorët gjermanë dhe një treg të ri, turistët rusë.
Por grindja politike lidhur me rolin e Gjermanisë në këmbënguljen për masat shtrënguese për Greqinë krijoi zemërim, duke bërë shumë gjermanë të ngurrojnë për vizitën: shifrat kanë rënë 33%.
Greqia nuk mund të presë një vit flamur sepse po konkurron me Olimpiadën e Londrës 2012 dhe vendet më pak të shtrenjta të Afrikës Veriore, sipas Aleksandros Vasilikos, president i Shoqatës së Hoteleve të Athinës.
"Shifrat nuk janë të mira. Ne po presim një rënie që mund të mos jetë me dy shifra, krahasuar me vitin e kaluar, i cili ishte një vit rekord. Kjo nuk është një tragjedi por shtypi i keq që pamë nuk ndihmoi rezervimet," i tha Vasilikos SETimes.
Instituti i Kërkimit dhe Parashikimit të Turizmit raportoi një rënie 32% në rezervimet e herëshme për periudhën qershor-shtator dhe përllogariti se të ardhurat e hoteleve do të bien midis 870 milion në 1.1 miliard euro, një e pesta e të ardhurave totale.
Problemet binjake të krizës financiare të vazhdueshme të BE dhe publiciteti negativ e bëjnë ruajtjen e sezonit turistik një pohim të vështirë, sipas Ksenofon Petropulos, menazher i komunikacioneve për Shoqatën e Ndërmarrjeve Helenike të Turizmit.
"Mund të kishte një 10-15% reduktim në faturat për shkak të reduktimit drastik të çmimeve për të joshur vizitorët," i tha Petropulos SETimes.
"Nuk e dija në qoftë se ne do të shihnim demonstrime dhe të përfytyronim se do të përpiqeshim të iknim nga to," i tha SETimes Sindi Garza, 53 vjeç, në sheshin Sintagma të Athinës.
Mendimi i parë, Greqisë i duhet të ketë më shumë njerëz si Garzat në vend.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes