04/07/2012
Puna e përbashkët mbi çështjet e energjisë anembanë Evropës Juglindore bëhet më popullore gjatë Javës së Energjisë së Pandërprerë të BE.
Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd --04/07/12
![]() Ndarja e një politike rajonale të energjisë është vendimtare për të lehtësuar procesin e integrimit të energjisë. [Nada Bozhiç/SETimes] |
Tregu i përgjithshëm i elektricitetit i Evropës Juglindore është relativisht i vogël, krahasuar me tregjet e shteteve individuale, duke inkurajuar një përpjekje rajonale në tërheqjen e investitorëve të infrastrukturës.
Sipas Nina Gradall-Edler, kreu i Bordit Regullator të Energjisë së Komunitetit në Vienë, ndarja e një politike të energjisë është vendimtare për të përmbushur sfidat aktuale dhe për të lehtësuar procesin e integrimit të energjisë.
"Institucionet tona operojnë në nivelin ministror dhe rregullator si platforma bashkërenduese për të bërë të efektshme veprimtaritë përtej kufijve dhe për zhvillimin e një rruge të harmonizuar përpara. Legjislacioni është megjithatë, vetëm hapi i parë. Zbatimi i rregullave, në praktikë, teksti dhe fryma janë shtytësit për suksesin e liberalizimit," i tha SETimes Gradall-Edler.
Disa palë kontraktuese të legjislacionit të energjisë janë në përputhje më të mirë me legjislacionin e rënë dakord se sa të tjera dhe kjo është një nga çështjet kryesore në procesin e integrimit të tregut të Ballkanit.
"Diferencat midis palëve kontraktuese zgjerohen, një zhvillim që nuk kontribuon pozitivisht në një objektiv tregu rajonal," shtoi Gradall-Edler.
Disa palë kontraktuese përmbushën legjislacionin e kërkuar në 2011 dhe reformat e arritura në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi janë gjithashtu shembuj të mirë, ndërsa Shqipëria dhe Molldavia po diskutojnë reformat për të qëndruar me ndryshimet e tregut rajonal.
Integrimi i Malit të Zi në tregun rajonal të elektricitetit varet në dy projekte: i pari, ndërlidhësi nëndetar Mali i Zi - Itali dhe i dyti është Zyra e Ankandit të Bashkërenduar për shpërndarjen e kapacitetit të ndërlidhjes në rajon.
"Projekti i parë do të lidhte Italinë dhe SEE, duke shkaktuar kushte të favorshme për investimet e huaja, me mundësitë për eksportin e energjisë shtesë dhe rritjen e sigurisë, efektshmërinë e furnizimit të sistemit të energjisë, sigurinë e sistemit të transmetimit në Malin e Zi dhe sistemet rajonale të energjisë," i tha SETimes Aleksandar Mijushkoviç, drejtor i departamentit të Sistemit të Transmetimit Elektrik të Malit të Zi.
Grall-Edler tha se rajoni mund të përfitojë nga pozicioni i tij strategjik gjeografik. "Diskutimet e Korridorit Jugor mund të nxisin pozitivisht investimet e infrastrukturës së gazit në rajon. Në sektorin e elektricitetit, aksionmbajtësit po punojnë aktivisht mbi ngritjen e një tregu rajonal të shitjes me shumicë për të rritur likuiditetin dhe tregtimin."
Mungesa e përfundimit serioz në fazë të çmimeve të energjisë së rregulluar, parandalimit të rrjedhjes së elektricitetit ndaj përdoruesve individualë dhe ndërgjegjësimi përgjithësisht i varfër i rëndësisë së elektricitetit janë sfida të mbarë rajonit.
Grupe të shumta pune, megjithatë janë përqëndruar në çështje të ndryshme të energjisë rajonale.
"Serbia është një pjesë e këtyre grupeve dhe si anëtare e tyre po përpiqet të kontribuojë në bashkëpunimin më të mirë rajonal, nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta për të zgjidhur çështje si kapaciteti i pamjaftueshëm për zbatimin e masave, zbatimi i ngadaltë i rregulloreve [dhe] mungesa e nxitjeve," i tha SETimes Bojan Kovaçiç, nëndrejtor në Agjensinë serbe të Efektshmërisë së Energjisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes