02/07/2012
Kriza financiare ka shënuar një tjetër viktimë në Evropën Juglindore, ndërkohë që mediat luftojnë për të qëndruar të hapura.
Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Zagreb -- 30/06/12
![]() E përjavshmja kroate Nacional botoi numrin e saj të fundit më 1 qershor. [Petar Kos/SETimes] |
Javën e kaluar, e përditshmja kroate 72-vjeçare Vjesnik mbylli dyert e saj, duke lënë më shumë se 100 njerëz pa punë. Kjo goditje u pasua nga një letër nga pronarët e të së përjavshmes Nacional që thanë se kishin të holla të mjaftueshme vetëm për të shtypur edhe një botim më shumë.
Megjithëse zyrtarët kroatë pranojnë se mediat e vendit po përballen me probleme financiare, ata thanë se shteti nuk mund të bëjë më shumë për të ndihmuar. Shoqatat e gazetarëve janë duke luftuar për të siguruar rrogat dhe respektin që i detyrohen gazetarëve -- por shumë e shohin lajmin e shkruar si një profesion që po vdes.
Zdenko Duka, president i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë, një organizatë që mbledh së bashku shoqatat e medias në vend, tha se media është në vështirësi.
"Pagat janë ulur kudo, korrespondentët janë pakësuar. Reduktimi i reklamimit është edhe një problem për shkak të gjendjes së dobët të ekonomisë së vendit. Biznesmenët nuk japin para për reklamat si më parë", tha Duka për SETimes.
Situata nuk është më mirë as në pjesën tjetër të rajonit.
Në Serbi, e përditshmja prej 5 vitesh Pravda shtypi numrin e saj të fundit më 1 qershor, ndërsa reporterët televizivë nga Avala TV kanë protestuar disa herë këtë vit për pagat e papaguara.
Në mes të majit, Pink TV e Maqedonisë u mbyll dhe të punësuarit e gazetës Fokus të Republika Srpska hynë në grevë.
Gazeta shtetërore malazeze Pobjeda shpalli falimentimin për shkak të borxhit të saj 10 milionë euro; dhe punonjësit e HTV Mostar nuk janë paguar prej gati tre vitesh.
Boris Paveliç, një gazetar në të përditshmen e Zagrebit Novi List tha se media në rajon po rrënohet.
"Shteti nuk mund të bëjë më shumë këtu, përveçse në përgjithësi përmirësimin e kushteve për biznes. Por duhet të thuhet se, ndryshe nga mediat e shtypura, portalet e internetit janë në rritje. [Por] unë mendoj se ka një problem me profesionalizmin [në median e internetit] -- shpejtësia dhe cektësia e internetit nuk mund të zëvendësojnë seriozitetin dhe fuqinë e thellë analitike të gazetarisë së shkruar", tha Paveliç për SETimes.
Qeveria ka këmbëngulur se mbylljet nuk nënkuptojnë reduktim të lirisë së mediave në vend.
"Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e qeverisë apo rregullimi është gjithmonë një çështje e ndjeshme. Ekziston frika e humbjes së pavarësinë dhe paanshmërisë së raportimit të gazetës në lidhje me politikën. Qeveria ka filluar të punojë për një strategji gjithëpërfshirëse të medias si një formë e mbështetjes për median se do të lehtësojë mbijetesën e aktiviteteve të rregullta të saj", tha për SETimes Natasha Petrinjak, zëdhënëse e Ministrisë së Kulturës.
Zyrtarët e Organizatës së Mediave në Evropën Juglindore (SEEMO) me qendër në Vjenë, gjithashtu mendojnë se mediat e shkruara janë në një pozicion të palakmueshëm në lidhje me ato elektronike, dhe se reklamat janë në rënie të vazhdueshme.
"Tabloidët sot kanë lexues shumë më tepër se ato që botojnë analiza serioze. Problemi qëndron në faktin se ka një sasi të vogël investimesh në cilësinë e mediave, që pronarët e mediave shpesh nuk janë të gatshëm për të vënë mënjanë para për një histori të mirë investigimi", tha Oliver Vujoviç, sekretari i përgjithshëm i SEEMO, për SETimes.
Qytetarët gjithashtu mendojnë se interneti është e ardhmja e afërt.
"Unë mendoj se është budallallëk të paguash për gazetën sot, kur [internet është] atje, të gjitha në një vend. Gazetat e shkruara i përkasin të kaluarës," tha Roko Liniç, 25, nga Zagrebi për SETimes.
"Të rinjtë kanë kompjuterë dhe lexojnë gazetat në shtëpi, [por] për ne njerëzit e moshuar kjo gjë është tepër e komplikuar. Unë mendoj se gazeta po vdes dalëngadalë. Unë jam më shumë i trishtuar për ata njerëz të varfër të cilët do të humbasin vendin e punës", tha Drago Xhikiç, 73 vjeç, për SETimes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes