Me borxhin shpëtues, Qiproja hyn në periudhë të vështirë

29/06/2012

Qiproja bëhet vendi i pestë në eurozonë që do të marrë një borxh shpëtues, por në rastin e saj, vetëm ditë përpara se ajo të marrë presidencën e BE.

Nga Konstantin Kallahan për Southeast European Times in Nikosia -- 29/06/12

photo

Ekspozimi ndaj bankave greke e ka detyruar Qipron të kërkojë kredi shpëtuese. [Reuters]

Në prag të samitit të BE të premten (29 qershor) ku do të marrë presidencën e Bashkimit, Qiproja fitoi mbështetje nga partnerët e vet të eurozonës dhe FMN për të ndihmuar t'ja dalin bankat e vendit pasi ato u gjunjëzuan nga ekspozimi i rëndë ndaj borxhit grek.

Pas marrëveshjes së 27 qershorit, ministri qipriot i financave Vasos Shiarli tha se ekspozimi i vendit ndaj Greqisë ishte "një kapitull i pafat në historinë ekonomike të Qipros."

Pranimi i paketës shpëtuese, sasia totale dhe kushtet e sakta të së cilës janë ende për t'u rënë dakord, erdhën pas javësh hamendësimesh dhe presioni dhe vetëm ditë përpara se Qiproja të marrë presidencën e rradhës të BE.

Në 25 qershor, ekonomia e Qipros zbriti në statusin e të pavlerës nga agjensia normuese Fitch; e treta agjensi që bën kështu. Fitch sugjeroi se qeverisë mund t'i duhen deri në 6 miliard euro për të nxjerrë në breg bankat. Që nga 2011, ishulli mesdhetar ka qenë i mbyllur nga tregjet ndërkombëtare të kreditit për shkak të normimit të tij kreditor si i pavlerë.

Në prag të vlerësimit të Fitch, qeveria e presidentit Dimitris Kristofias aplikoi për mbështetje financiare, duke deklaruar se Qiproja i qe nënshtruar "efekteve negative të lënies jashtë në sektorin e vet financiar, për shkak të ekspozimit të madh në ekonominë greke."

Deri të shtunën, ishulli mesdhetar duhet të gjejë jo vetëm 1.8 miliard euro për të rikapitalizuar bankën e dytë të saj të madhe, Banka Popullore Qipriote, por në një zhvillim të papritur, banka më e madhe e vendit, Banka Qendrore e Qipros, tha të mërkurën se ajo gjithashtu kishte nevojë për "kapital të përkohshëm mbështetës" llogaritur në 500 milion euro, duke e shpënë kërkesën totale në 2.3 miliard euro.

Duke folur për SETimes, George Georgiu, një zyrtar i lartë nga Banka Qendrore e Qipros, shpjegoi se banka më e madhe e vendit mbështet vendimin e qeverisë për të kërkuar mbështetje financiare si nga Struktura e Stabilitetit Financiar Evropian ashtu dhe nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian. Por në të njëjtën kohë, Georgiu tha se një hua dypalëshe nga Evropa nuk do të përjashtonte ndihmën financiare nga gjëkundi tjetër.

Qiproja ka vështruar të sigurojë kredi nga Kina dhe Rusia, duke shpresuar se kjo do të ndihmonte ishullin t'i shmangej atyre që do të ishin masat shtrënguese dhe reformat strukturore të lidhura me një borxh shpëtues evropian. Në veçanti, ishulli do të donte të mbante normën e taksës së korporatave në 10%.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kandidati i dukshëm për një kredi është Rusia, që dhjetorin e kaluar i dha Nikosisë një kredi 2.5 miliard euro. Por në prag të mbështetjes së BE dhe FMN për vendin, ndërhyrja ruse duket gjithnjë e më pa gjasa.

Të mërkurën, Eurogrupi njoftoi se një program për Qipron do të zbatohej "duke ju adresuar problemeve financiare, fiskale e strukturore të ekonomisë." Me borxhin shpëtues evropian do të vijnë masa strikte duke përfshirë reforma fiskale "ristrukturimi dhe zvogëlimi" dhe përpjekje për ta bërë ekonominë e Nikosisë më konkurruese.

Georgiu i tha SETimes se një injeksion kapitali në sektorin bankar nga një borxh evropian do të rivendoste aftësinë për të nxitur rritjen.

Qeveria qipriote tha se nuk ishin diskutuar sasitë ende, por dy zyrtarë të eurozonës i thanë Reuters se shifra totale e borxhit shpëtues mund të ishte deri në 10 miliard euro, më shumë se gjysma e GDP-së vjetore të Qipros.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment