Industria e pronës së patundshme në Ballkan në rrezik

28/06/2012

Kostoja e pronës së patundshme në Evropën Juglindore ka marë një zhytje të thellë.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë -- 28/06/12

photo

Ndërtimi në Shqipëri, qoftë për projektet industriale ose turistike, ka ndaluar ose është shtyrë. [Jonilda Koçi/SETimes]

Kriza ekonomike në Ballkan po e vendos industrinë e pronës së patundshme në një rrezik të rëndë, një sektor që ka parë pjesën e tij të vështirësive që nga fundi i 2008-tës. Kostoja e pronës së patundshme ka rënë nga 30 diri në 50% anembanë rajonit.

Nga Greqia tek Rumania, planet për zhvillimin e projekteve industriale ose turistike janë ndalur ose janë shtyrë. Nëse prirja vazhdon, ekspertët paralajmërojnë se shanset e ardhshme në industri anembanë rajonit duken të zymta.

"Krizat ekonomike e financiare penguan nismat për zgjerimin e një numri ndërmarrjesh që shprehën interesin e tyre në investime," tha Ilda Biçoku një agjente e pronës së patundshme e Century 21 nga Tirana. "Investitorët po presin për një ditë më të mirë."

Jo më shumë se pesë vjet më parë, Mali i Zi ishte qendra rajonale e investimit në ndërtimin e pronës së patundshme. Me pavarësinë e Malit të Zi më 2006, një dyndje blerësish rusë blenë prona të patundshme, duke e shtyrë çmimin në 1,000 euro për metër katror në Podgoricë e 2,500 euro në bregdet. Sot, çmimet e pronës së patundshme në qytete bregdetare si Bari e Ulqini kanë rënë deri me 80%.

Gjendja nuk është më e mirë në Kroacinë fqinjë. Sipas të dhënave të agjencive të shitjes, rreth 50,000 apartamente janë bosh. Ekspertët e ekonomisë thonë se pranimi në BE nuk do të sjellë ndryshime rrënjësore në sektorin e pronës së patundshme.

"Kroacia është tashmë një treg plotësisht i liberalizuar e kushdo që ka para mund të investojë në ndërtim. Ligjet e investimit të huaj nuk do të ndryshojnë shumë me hyrjen në BE, kështu që nuk pres të ndodhë në rritje e investimeve vitin e ardhshëm," tha për SETimes Zheljko Lovrinçeviç, profesor në Fakultetin Ekonomik në Zagreb.

Serbia po sheh punë ndërtimore të financuara nga shteti, por investitorët privatë po ndërtojnë pak. "Tregu i pronës së patundshme i Serbisë po përballet me probleme të rënda," tha për SETimes Goran Rodiç, kryetar i komitetit të ndërtimit në Dhomën serbe të Tregtisë.

Struktura të vogla me pak apartamente janë ndërtuar në periferi, tha ai, duke shtuar se çmimi i apartamenteve të nivelit të lartë në vende eksluzive ka rënë për shkak të mungesës së blerësve.

Katër vite më parë, tregu bullgar i pronës ishte i gjallë e në lulëzim, por u përkeqësua shpejt kur nisi trazira botërore në fund të 2008-tës.

Sipas Polina Stojkovës, krye-administratore e operacioneve të agjencisë së pronës së patundshme me qendër në Sofje, Bulgarian Properties Ltd, "Rënia e çmimit të grumbulluar të pronës së patundshme që nga fillimi i krizës është 42.8% mesatarisht për vendin e 45.6% për Sofjen."

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se çmimet mesatare të tregut në Bullgari vazhduan të shkasin në tremujorin e parë të 2012-tës, duke arritur 452 euro për metër katror, nga 463 euro më 2011, shumë më poshtë sesa mesatarja përpara krizës prej 697 euro më 2008.

Tregu i Bukureshtit po përballet me vështirësi pasi "më pak shtëpi të reja po ndërtohen, numri i lejeve të ndërtimit u pakësua këtë vit, kryesisht për shkak se ka një stok apartamentesh të pashitura," tha për SETimes Aleksandru Petresku, administrator i ESOP Consulting.

Gonen Tzur, administrator i një agjencie të pronës së patundshme në Pipera, tha për SETimes se që nga fundi i 2008-tës, nivelet e qirasë ranë nga 50% në 60%, duke ndryshuar qiratë mesatare nga 1,500 në 3,500 euro në muaj në 1,000 deri 2,500 euro.

Dhjetra mijëra prona të patundshme në Greqi vazhdojnë të presin blerës pavarësisht nga çmimet e tyre të ulta dhe gatishmërisë së agjentëve për të diskutuar për kushte më të mira.

Shoqata Helenike e Pronës së Patundshme botoi informacion që tregon se të pasurit e vendit -- që deri së fundmi investuan në pronën e patundëshme luksoze -- po përpiqen t'i shesin ato: 25,000 vila luksoze janë për shitje në atë që agjentët e pronës së patundshme e quajnë "një epidemi."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Maqedoni, kriza ekonomike nuk ndikoi në sektorin e pronës së patundshme. Ndërtim intensiv i ndërtesave është në proces e çmimi për metër katror nuk ka rënë, të paktën jo në qendër të Shkupit, duke mbetur në 1,000 deri 1,200 euro ose deri në 1,800 euro për metër katror në disa qarqe.

Liljana Kovaçeva, nga agjensia e pronës së patundshme Dom Dizajn, tha se kërkesa për apartamente gjithashtu nuk është ndalur.

"Duket se investimet në pronën e patundshme janë më të sigurtat deri tani, kështu që njerëzit vazhdojnë të blejnë apartamente," tha ajo. Po ashtu, në qendrën turistike të Ohrit, vazhdojnë si ndërtimi, ashtu edhe kërkesa për apartamente.

Korrespondentët e SETimes Drazhen Remikoviç në Podgoricë, Bojana Milovanoviç në Beograd, Svetlla Dimitrova në Sofje, Gabriel Petresku në Bukuresht e Marina Stojanovska në Shkup kontribuan për këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment