Privatizimi i Kosovës pa një ligj privatizimi

28/06/2012

Vdekja e kreut të agjencisë së privatizimit, Dino Asanaj, ngriti pyetje rreth efektshmërisë së agjencisë.

Nga Linda Karadaku e Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 28/06/12

photo

Vdekja e kreut të Agjencisë së Privatizimit Dino Asanaj ka ngritur shqetësime rreth procesit të shitjes. [Laura Hasani/SETimes]

Vdekja e pazakontë e Dino Asanaj, kreu i Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, që dyshohet se theri veten nën hijen e dyshimit nga një hetim korrupsioni, ngre pyetje të reja rreth efektshmërisë ë një zyre shteti që është caktuar të krijojë punë nëpërmjet zhvillimit privat.

Agjencia e privatizimit nënshkruan kontrata me investitorë për të marë përsipër biznese në pronësi të shtetit e biznese në pronësi shoqërore - ndërmarrje që administrohen nga punonjësit e tyre. Kontratat kërkojnë që shumë, por jo të gjithë investitorët, të kontribuojnë me një shumë minimale në biznes e cakton kuota për numrin e njerëzve për t'u punësuar. Nëse investitorët nuk përmbushin kontratën, zyra e privatizimit mund t'a rimarë biznesin.

Asanaj, një ish-këshilltar i Kryeministrit Hashim Thaçi, u bë kryetar i bordit për agjencinë më 2008. Që atëhere, organizata ka ndihmuar të ndajë e të shndërrojë 300 biznese në pronësi të shtetit në më shumë se 900 sipërmarrje private. Rreth 650 nga këto kontrata përfshijnë kushte që do të lejonin shtetin të rimarë bizneset nëse kontrata nuk respektohet.

Procesi ka mbledhur rreth 600 milionë euro për Kosovën, sipas Ylli Kaloshit, zëdhënës për agjencinë e privatizimit, me 55 milionë euro që shkojnë tek punëtorët e këtyre ndërmarrjeve.

Agjencia e konsideron procesin e privatizimit një sukses, por Profesor Musa Limani, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin për Biznesin e Teknologjinë në Prishtinë, tha se ai ka kontribuar në përkeqësimin e ekonomisë së Kosovës.

"Ndërmarrjet në pronësi shoqërore që përbënin 90% të industrisë e ekonomisë së Kosovës u shitën shumë lirë e gjithashtu humbëm tregje," tha Limani për SETimes. "Shitja e ndërmarrjeve në pronësi shoqërore në Kosovë [ka mbledhur] vetëm 600 milionë euro ... fabrika e duhanit në Nish, Serbi, u shit për mbi 500 milionë euro."

Limani tha se procesi i privatizimit është plot me korrupsion e shpërdorime dhe mungesa e një ligji mbi privatizimin është një mangësi kritike. "Privatizimi në Kosovë u bë pa një infrastrukturë gjyqësore e ajo po shfaq probleme tani me pronën e pronësinë."

Pretendimet e korrupsionit në privatizim kanë qenë një temë e përbashkët anembanë rajonit. Balkan Insight njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se Serbia kishte anulluar pothuajse 30% të marrëveshjeve të privatizimit për shkak të korrupsionit ose keqadministrimit. Në Malin e Zi, parlamenti miratoi një kërkesë këtë vit për të hetuar dyshimet e korrupsionit lidhur me privatizimin e siguruesit të telekomunikacionit të tij në pronësi shtetërore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kur vdiq, Asanaj ishte nën hetim nga sa dyshohet për kërkimin e një rryshfeti prej 4 milionë euro nga një pronar i një hoteli në Kosovë që ishte privatizuar. Sipas ligjeve të Kosovës, ndërmarrjet mund të "bllokohen" nga shteti pasi janë shitur nëse pronarët nuk përmbushin kushtet e kontratave të tyre me qeverinë. Remzi Ejupi, një aksioner me 20% në Grand Hotel në Prishtinë, tha se Asanaji kërkoi rryshfetin për të shbllokuar hotelin.

Asanaj e mohoi pretendimin e sfidoi dëshmitarët që të sigurojnë prova të rryshfetit tek prokurorët, por vdiq më 14 qershor me 11 plagë thike në qafë e në gjoks, përpara sesa hetimi të përfundonte. Një autopsi e përcaktoi vdekjen si një vetëvrasje, duke thënë se shumë plagë ishin sipërfaqësore e se shefi i privatizimit shkaktoi vetë dy plagë fatale në gjoksin, por shumë u tallën me rezultatet.

Nexhmedin Ejupi, administrator i përgjithshëm i Kosovatex, që u privatizua më 2011, tha se pretendimi i korrupsionit kundër Asanajit e rrethanat e vdekjes së tij do të hedhin një hije mbi procesin.

"Pavarësisht nga faktit se nuk kemi një informacion të saktë mbi rrethanat e vdekjes së tij, nga përvoja ime personale mund të them se ky rast do të rrisë dyshimet mbi procesin e privatizimit," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment